Një foto e Princeshës Diana, të cilën një tabloid britanik e konsideroi të papërshtatshme për botim, u shit në ankand në SHBA për 18,306 dollarë.
Çfarë tregon fotografia?
Fotoja bardh e zi ka përmasa 20×25 cm dhe është realizuar në fillim të viteve ’80. Siç mund ta shihni vetë, fotoja tregon princeshën në një shtëpi malore, ndoshta në Francë, duke buzëqeshur para kamerës, ndërsa është mbështetur në gjunjët e një të riu, rreth të njëjtës moshë, i cili po lexon një libër.
Më konkretisht, në plan të parë shfaqet një fytyrë dhe një shishe uiski, por më e çuditshmja është shprehja “Nuk duhet publikuar” e shkruar në foto. Në anën e pasme është data 26 shkurt 1981, dy ditë pasi Buckingham njoftoi martesën e afërt të Princit Charles me Diana Spencer.
Fotoja nuk tregon asgjë tronditëse, por vetëm fakti që është realizuar menjëherë pas shpalljes zyrtare të dasmës mbretërore, bëri që mediat britanike të vendosin të mos e publikojnë foton e Dianës me një të ri përveç Charles.
Shtëpia e ankandeve me qendër në New Hampshire sqaroi se fotografia vjen nga fondacioni privat Caren Archive , i cili tetë vjet më parë mori arkivin fotografik të Daily Mirror.
“Mediat britanike e kanë identifikuar të riun: ky është Adam Russell, stërnipi i ish-kryeministrit Stanley Baldwin”- tha kompania në një deklaratë, e cila nuk zbuloi emrin e blerësit të fotos.
Sipas RR Auctions, çmimi për një foto të tillë normalisht do të ishte 1000 dollarë, por ishte shprehja “Nuk do të publikohej” që e ngriti aq shumë vlerën e saj.
Princesha Diana vdiq në një aksident automobilistik në Paris në gusht 1997 pas ndarjes nga Princi Charles.