• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusët e vrarë braktisen nga Moska/ Ukraina: Putin po u fsheh nënave trupat e fëmijëve të tyre (Fotot)

23:19 : 23/03/2022
në BOTA

Në rajonin jugor të Ukrainës, në Mykolav përcillet një tjetër realitet i zymtë. Ndërsa ngricat shkrihen dhe temperaturat janë në rritje, trupat e ushtarëve rusë të shpërndarë nëpër zona të ndryshme po kthehen në problem.

Vitaly Kim, guvernatori i rajonit, u bëri thirrje banorëve vendas që të ndihmojnë në mbledhjen e kufomave.

“Ne nuk jemi kafshë, apo jo?” u shpreh ai drejtuar banorëve.

Mykolaiv ishte ndër kryeqytetet e para rajonale që u sulmuan pasi presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Por beteja për qytetin, një gur themeli në kërkimin e Rusisë drejt perëndimit përgjatë bregut të Detit të Zi në Odesa, është ende i ndezur dhe është e paqartë se për sa kohë forcat ukrainase do të jenë në gjendje të shmangin sulmin.

Lexo edhe:

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

Një automjet luftarak rus i djegur, i cili identifikohet edhe nga shkronja Z e vendosur në derën e saj, ndodhej në lindje të qytetit të Mykolaiv më 10 mars.

Nga ana tjetër Kim tha se rusët ishin tërhequr dhe kishin lënë trupat e djegur të kolegëve të tyre, pas në fushën e betejës.

Ai i dërgoi CNN fotografi të kufomave të braktisura, duke shkruar: “Ka qindra të tilla, në të gjithë rajonin”.

Guvernatori ka bërë thirrje që trupat të vendosen në frigoriferë dhe të kthehen në Rusi për identifikim përmes testit të ADN-së.

Por, një muaj pas luftës, është ende e paqartë se si apo nëse eshtrat e ushtarëve po riatdhesohen në Rusi, ku raportet për numrin e të vdekurve janë në heshtje.

Rusia ka goditur çdo informacion në lidhje me realitetet e luftës së përgjakshme, duke kufizuar aksesin në raportet e mediave perëndimore, si dhe rrjetet sociale Tëitter dhe Facebook, në territorin rus.

Po ashtu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se numri i trupave ruse të vrarë në Ukrainë mbetet një mister.

Zyrtarët ukrainas kanë pohuar se numri është më i lartë nga sa raportohet nga Rusia, në më shumë se 15,000.

CNN nuk ka qenë në gjendje të verifikojë numrin e përgjithshëm të vdekjeve ruse.

Një nga imazhet më të zjarrta dhe të hershme të luftës në Ukrainë ishte e një ushtari rus të vdekur, me fytyrën dhe trupin e tij të errësuar nga pluhuri i borës së re.

Fotoja, e shkrepur nga fotoreporteri i Neë York Times, Tyler Hicks, kapi anonimitetin e më shumë se 150,000 rusëve të dërguar për të luftuar fqinjët e tyre  dhe ankthin e familjeve ruse të dëshpëruara për të mësuar ndonjë informacion për fatin e tyre.

Po ashtu një tjetër foto tregon se bora mbulon trupin e një ushtari rus të vdekur pranë një autostrade jashtë Kharkiv, Ukrainë, një ditë pas fillimit të pushtimit.

Qeveria ukrainase ka pohuar se ushtria ruse dërgoi krematoriume të lëvizshëm për të djegur të vdekurit e tyre.

“Populli rus po vdes këtu, askush nuk i merr njerëzit që vdesin në këtë luftë. A e dini se ata kanë sjellë një dhomë djegieje me vete? Ata nuk do t’ua tregojnë kufomat familjeve të tyre. Ata nuk do t’ua tregojnë nënave që fëmijët e tyre vdiqën këtu, “u tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gazetarëve në një konferencë e cila u mbajt më 3 mars.

Ndërkohë Qeveria e Ukrainës tha se është ende në pritje për të marrë një kërkesë nga autoritetet ruse për riatdhesimin e trupave të të vrarëve.

Zëvendëskryeministri ukrainas tha se çështja e mbledhjes dhe identifikimit të trupave ishte diskutuar në një takim midis kryeministrit Denys Shmyhal dhe presidentit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer, të enjten.

Por KNKK nuk ka konfirmuar nëse po ndihmon Ukrainën në kthimin e mbetjeve ruse në vendin e tyre, gjë që parashikohet nga ligji ndërkombëtar.

Etiketa: Putinukraina

Lajme të lidhura

BOTA

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

18:02 : 01/11/2025
BOTA

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025
BOTA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025
BOTA

Zelensky: Ukraina do të punojë për një plan a*mëpushimi brenda 10 ditëve të ardhshme

16:24 : 27/10/2025
BOTA

The Telegraph: Putini ka frikë nga një grusht shteti ndërsa regjimi i tij dobësohet

19:33 : 26/10/2025
BOTA

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

08:42 : 26/10/2025
Para

“Messi? As që më plas çfarë bën me PSG”, legjenda e argjentinës: Vetëm një gjë dua nga ai

TË GJITHA

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025

U ekzekutua në pragun e derës në Selenicë, 35-vjeçari nipi i një prej autorëve të masakrës së Çoles

21:30 : 01/11/2025

U plagos me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë 35-vjeçari/ EMRI

21:08 : 01/11/2025

Plagosja në Selenicë, 35-vjeçari po vizitonte xhaxhain kur u qëllua me armë

20:55 : 01/11/2025

Të shtëna me armë në Selenicë, plagoset një person

20:40 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com