• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Lufta në Ukrainë/ Joe Biden drejt Brukselit dhe Varshavës

15:42 : 23/03/2022
në BOTA

Presidenti Joe Biden është nisur drejt Brukselit dhe Varshavës për të koordinuar me aleatët perëndimorë fazën tjetër të ndihmës ushtarake, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën. Bombardimet ruse kanë shkatërruar ndërtesa civile, përfshirë një qendër tregtare në Kiev, ndërsa sulmi i urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin ndaj Ukrainës po hyn në muajin e dytë.

Këtë javë aleatët perëndimorë do të koordinojnë fazën tjetër të ndihmës për Ukrainën, me Presidentin amerikan Joe Biden që po shkon në Evropë për të marrë pjesë në një samit urgjent të NATO-s dhe për t’u takuar me udhëheqësit e G-7 dhe Bashkimit Evropian, tha këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan.

“Presidenti do të bashkohet me partnerët tanë për vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë dhe forcimin e sanksioneve ekzistuese për të goditur shmangien dhe zbatimin e plotë të tyre. Ai do të punojë me aleatët për ndryshime afatgjata të pranisë së forcave të NATO-s në krahun lindor. Presidenti do të shpallë veprime të përbashkëta për të rritur sigurinë energjetike evropiane dhe për të pakësuar më në fund vartësinë e Evropës nga gazi rus“.

Qëllimi është që të forcohet pozita e Volodymyr Zelenskyy-t teksa ai negocion me Moskën. Presidenti ukrainas ka sinjalizuar se pasi të arrihet një marrëveshje armëpushimi, ai është i hapur për të diskutuar statusin e rajonit lindor të Donbasit – i mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia – dhe Krimesë, të aneksuar nga Moska në vitin 2014.

Kievi është gjithashtu i gatshëm të marrë në konsideratë heqjen e kërkesave për anëtarësim të plotë në NATO në këmbim të garancive të sigurisë.

Lexo edhe:

Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

58 ish-ambasadorë të BE-së letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

“Analiza e asaj se çfarë po shohin aleatët dhe partnerët dhe çfarë janë të gatshëm të bëjnë, do të jetë tepër e rëndësishme. Nuk do të mjaftojë që Rusia të largojë trupat e saj. Rusia do të duhet gjithashtu të paguajë për rindërtimin e shkatërrimeve në Ukrainë”, thotë Jonathan Katz me Fondin gjerman Marshall.

Presidentit Biden do t’i duhet të punojë mes ndasive të disa aleatëve të NATO-s që duan të furnizojnë Ukrainën me armë sulmuese, si avionë luftarakë dhe të tjerëve, që duan të shmangin përshkallëzimin me Moskën.

“Ndërsa lufta në Ukrainë është sigurisht e trishtueshme, një luftë më e gjerë në Evropë do të ishte thelbësisht katastrofike. Roli kryesor i NATO-s këtu është në thelb të parandalojë Luftën e Tretë Botërore. Pra, NATO-ja ka një detyrë reale përpara për të penguar Rusinë nga çdo agresion më i gjerë kundër vendeve evropiane”, thotë Sean Monaghan me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Presidenti Biden do të njoftojë gjithashtu ndihma shtesë për t’iu përgjigjur fluksit në rritje të refugjatëve, ku përfshihen miliona ukrainas që vërshojnë në Poloninë fqinje, ku ai do të takohet me Presidentin Andrzej Duda.

“Polonia është vendi ku Shtetet e Bashkuara kanë shtuar një numër të konsiderueshëm forcash për të qenë në gjendje të ndihmojnë në mbrojtjen dhe mbështetjen e krahut lindor. Polonia duhet të përballet tani, jo vetëm me luftën në Ukrainë, por me dislokimet ushtarake të Rusisë në Bjellorusi, të cilat kanë ndryshuar rrënjësisht ekuacionin e sigurisë atje”, tha këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.

Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar spekulimet se presidenti Biden mund të takohet me refugjatët gjatë vizitës në Poloni. Por ai nuk do të vizitojë Ukrainën, duke pasur parasysh rreziqet e hyrjes së një presidenti në një zonë lufte. /Voa/

Etiketa: Bidenbrukselivarshava

Lajme të lidhura

BOTA

Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

09:42 : 15/08/2025
BOTA

58 ish-ambasadorë të BE-së letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

12:14 : 28/07/2025
BOTA

“Na braktisën”/ Palestinezi që punoi për BE në Gaza akuzon Brukselin pasi mbeti pa punë dhe pa strehë

10:57 : 09/07/2025
AKTUALITET

“Paqja Fiskale” pa konsultim me BE-në, Brukseli i shqetësuar

17:18 : 19/06/2025
AKTUALITET

Draft-raportet nga Brukseli ekspozojnë “fasadën e qeverisë” ndaj integrimit

08:35 : 19/06/2025
BOTA

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

09:53 : 09/06/2025
Para

Dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve, gjykata merr vendimin për Vali Corleonen

TË GJITHA

Horoskopi, 26 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 25/08/2025

VIDEO/ Disa të rinjtë rra*in pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u v*a krejtve

22:50 : 25/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

22:37 : 25/08/2025

EMRI/ Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

22:14 : 25/08/2025

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

21:51 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com