• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria rrezikon përjashtimin 10 vjet nga UEFA? Mbani mend këto fytyra

23:59 : 22/03/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SPORT

Nga Boldnews.al

Në Greqi, mediat sportive, por jo vetëm, po fërkojnë duart dhe po bëhen gati të mirëpresin finalen europianë të futbollit të “Conference League”, ndërkohë që UEFA po shqyrton mundësinë e transferimit të ndeshjes nga Tirana drejt Athinës pas ndërhyrjeve të fuqishme politike ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSH).

Edhe mediat e specializuara sportive në Britaninë e Madhe kanë mësuar se në tavolinën e kreut të UEFA-s, Ceferin, është në shqyrtim mundësia e tërheqjes së variantit të finales nga Tirana dhe, me shumë mundësi, edhe përjashtimi i Shqipërisë nga aktivitetet futbollistike europiane për një kohë të gjatë.

E gjithë kjo histori ka nisur nga lëvizjet histerike të Bashkisë së Tiranës për të zaptuar “ishullin e vetëm të pakapur nga qeveria”, organizmin qëndror të futbollit në Shqipëri.

Në rast se UEFA miraton variantin e penalizimit të Shqipërisë, atëherë sporti dhe tifozët shqiptarë kanë pasoja tmerrësisht të rënda.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Humbja e finales së “Conference League” është më e pakta. Përjashtimi ose pezullimi i përkohshëm nga UEFA do të thotë që ekipet shqiptare nuk mund të marrin pjesë në kompetecionet europiane.

Përjashtimi nga garat kontinentale do të detyrojë sponsorët e ekipeve shqiptare të futbollit të shpallin falimentin e të tërhiqen nga investimet e tyre në sport.

Në rast se diçka e tillë ndodh, është mirë që tifozët dhe publiku shqiptar të mbaj në vëmendje këto fytyra, si përgjegjësit kryesorë.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ky personazh është delfini i luftës kundër kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Ai zotëron në mënyrë të paligjshme aksionet në Klubin e Futbollit Tirana dhe, nëpërmjet tyre, synon të kapë “ishullin e vetëm” që i ka mbetur pa kapur në kryeqytet.

Në foto: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Veliaj u regjistrua në një mbledhje me persona të afërt të tij, duke u mburrur se nuk pyeste as për UEFA e as për FIFA dhe se do t’i kundërvihej Dukës me “prokurori e gjykata”.

Dhe, në fakt, këtë gjë e bëri më së miri.

Nëse Shqipëria pezullohet nga UEFA, Erion Veliaj është fytyra e parë e përgjegjësit.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë. Ka qëndruar disi i tërhequr nga debati publik, por për shumëkënd është ai “mekanizmi” që ka vënë në lëvizje Erion Veliajn.

Vëllai i tij, Olsi Rama, drejtor i Klubit të Futbollit “Partizani”, është rreshtuar fuqishëm në krah të Veliajt, kundër Armando Dukës së FSHF-së.

Edi Rama la të kuptohet se garantoi presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin, se nuk do të kishte ndërhyrje politike në çështjet e Federatës së Futbollit, gjatë një takimi që u zhvillua në Tiranë në Shkurt 2022, në kulmin e debateve Veliaj-Duka.

Masat represive ndaj Dukës, të iniciuara nga Veliaj, tregojnë që, më së paku, Edi Rama nuk është treguar i sinqertë me kreun e futbollit eurospian.

Artan Gjermeni, gjyqtar në Tiranë. Në 27 Shkurt 2022 vendosi pezullimin nga detyra të Armando Dukës, ashtu siç kishte paralajmëruar Erion Veliaj më herët.

Gjermeni, një gjyqtar me lidhje të forta me Partinë Socialiste në pushtet, mori vendimin për kreun e FSHF-së, duke e konsideruar si të dyshuar për “shpërdorim detyre”.

Në foto: Gjyqtari i Tiranës, Artan Gjermeni

Vendimi i zbardhur dëshmon se Gjermeni ka bërë disa “kapërcime të çuditshme” ligjore, për të kënaqur egon e kryebashkiakut socialist të Tiranës.

Neni 248 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”, ka subjekte zyrtarët shtetërorë ose persona që i shkaktojnë dëm ekonomik shtetin.

Në rastin konkret, Federata Shqiptare e Futbollit është një organizëm privat dhe “shpërdorimi i detyrës” i pretenduar nga Artan Gjermeni, nuk ka asnjë pasojë, e aq më tepër dëm ndaj interesave shtetërore.

Pra, Armand Duka nuk është as subjekt i këtij neni, pasi nuk është zyrtar shtetëror dhe as nuk rezulton që t’i ketë shkaktuar dëm shtetit.

Gent Shala, gjyqtar në Apelin e Tiranës. Në 11 Mars 2022, gjyqtari i Apelit, Shala, vendosi të lërë në fuqi vendimin e pezullimit nga detyra të Armando Dukës, i cili sapo kishte marrë mandatin e gjashtë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Vendimi i tij i vendosi vulën ndërhyrjes së politikës, nëpërmjet drejtësisë, në çështjet e futbollit.

Në foto: Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Genti Shala

Ky vendim nxiti më tej autoritetet e UEFA-s për të shqyrtuar mundësinë e largimit të finales së “Conference League” nga Tiranë, si edhe atë të pezullumit të përkohshëm të pjesëmarrjes së ekipeve shqiptare në kompeticionet europiane.

Tashmë tifozët shqiptarë mbetet të shpresojmë vetëm tek “dashamirësia” e UEFA-s, për të mos penalizuar një komb futboll-dashës, vetëm për shkak të katër fytyrave që sot kanë ofiqe të larta shtetërore.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

Tirana pa rivalë në Superiore, kampionati në shenjën “bardheblu”

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş