• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama po konsumon më pak për të mirën e vendit

23:57 : 22/03/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

“Me 130 euro në muaj nuk quhesh i varfër”-tha ministrja e Financave, “kurseni më shumë”-shtoi ajo në një takim që e shihnin disa sy live dhe shumë të tjerë nëpërmjet televizionit. “Do ulim 50 % shpenzimet për karburantin”-tha kryeministri Rama dhe më pas hipi në një fuoristradë që të fik nga karburanti, i shoqëruar me një varg të madh makinash të tjera të mbushura me rojet e tij. Për të mirën e vendit po e bën, për popullin, që edhe pak do që të dalë nga varfëria dhe të përfshihet në kategorinë e të pasurve, vetëm pasi të ketë siguruar 130 euro në muaj.

Kriza na ka kapur kudo pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë, por qeveria nuk u gjet e papërgatitur. Menjëherë ndezi kamerat, u fut ngeshëm në rrjetet sociale të kryeministrit dhe nisi të informojë popullin se “lufta e tretë botërore është në prag”, “bombat atomike na kërcënojnë”, “nuk do ketë më naftë”, “rrezikojmë që të shkëputet energjia, duke lënë qindra mijëra qytetarë pa punë”. Ka edhe më rëndë, shumë më rëndë, nëse nuk ke drita nuk sheh televizor, e po ashtu mbesin pa karikuar edhe telefonët, atëherë ku do shfaqet Rama?

Ky është vërtetë hall dhe nuk duhet marrë me shaka, as nga ata që protestojnë për çmimet e larta. Karburanti u rrit frikshëm, çmimet e ushqimeve gjithashtu kapërcyen çdo limit, por mbi të gjitha buka. Megjithatë jemi me fat që në këtë “gjullurdi botërore” vendi drejtohet nga ministra dhe ministre të përgjegjshme, që e njohin me imtësi sektorin që i kanë besuar.

“Mbillni grurë tani” -tha ministrja e bujqësisë, dy muaj para se ai pak grurë të korret, duke mos e ditur se gruri mbillet në muajt shtator-tetor, por në këtë pikë nuk ka si ti vihet faj, sepse është e zënë në përgatitjet që po bëhet në ngritjen e Akademisë së Çobenjve.

Lexo edhe:

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Kush e normalizon regjimin Rama

Sot Rama bashkë me ministren që i ka të thjeshta llogaritë me 130 euro për tu konsideruar jo i varfër, shkoi nëpër furra buke dhe markete, duke “inspektuar” çmimet. Para pak ditësh ishte me grosistët e bukës, ku i përmalluar i vlerësoi ata, ndërsa sot u kujtoi se të mos e shkelin me peshën e bukës.

E ku kemi parë ne qeveri që ti dhimbsen njerëzit, madje edhe kafshët. Por ne po e plakim, po e mërzisim, duke dalë në protestë, sepse nuk kemi çfarë tu çojmë fëmijëve në shtëpi. Ishim mësuar keq, duke ngrënë tre herë në ditë, pa e kuptuar se kishte më keq se ne. Edhe homologu i Ramës, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un nuk është në ditët e tij më të mira. Edhe ai po takon përditë zyrtarë, duke u shfaqur i rënë në peshë. Autoritetet kanë insistuar se udhëheqësi po ha më pak “për të mirën e vendit” që përballet me mungesa të theksuara pasi nuk kanë mundësi të blejnë për shkak të rritjes së çmimeve.

“Zyrtarët lokalë të partisë kanë thënë se humbja në peshë e liderit nuk vjen nga probleme shëndetësore, por sepse ai po vuan në vetmi për fatin e vendit dhe popullit”. Rama është parë sot i veshur me një xhybe dhe me mjekrën e zbardhur nga hallet. “Kujdes me abuzimin e çmimeve”-tha ai i vendosur, kur u futur në një supermarket, i shoqëruar nga shokët dhe shoqet që e ndiqnin me kamera, aparatë fotografik dhe me telefona ndezur. Të afërt me liderin thonë se stafi e ka inkurajuar atë të vijë në formë “e të çlodhet” për “të mirën e popullit”.

Burime të sigurta nga persona pranë Ramës shprehen se ai prej kohësh nuk shihet nëpër lokale të shtrenjta, madje edhe ministrave u ka kërkuar që të mos bëjnë jetë luksi, duke darkuar dhe drekuar vend e pa vend. Kur vetë Ai po konsumon më pak, përfshi edhe karburantin të gjithë të tjerët duhet ta ndjekin, po e bën për të mirën e popullit.

Etiketa: Edi RamaRama po konsumon më pak për të mirën e vendit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
Para

Aleks Soros sërish në Shqipëri, një herë me Ramën e një herë me Veliajn

TË GJITHA

Kosova fiton me goleadë dhe me përmbysje rezultati miqësoren kundër Armenisë

21:08 : 06/06/2025

U largua nga Atalanta, Gasperini prezantohet në mënyrë speciale te Roma

21:08 : 06/06/2025

U vihet zjarri mbetjeve tek vendgrumbullimi pranë ish-Azotikut në Fier, tymi mbulon zonë

20:56 : 06/06/2025

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

20:34 : 06/06/2025

Publikohet kalendari zyrtar i Seria A, ja ndeshjet e Milanit, Interit dhe Juventusit

20:22 : 06/06/2025

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com