Një paciente 82 vjeçare nga Berati ka humbur jetën si pasojë e Covid në 24 orët e fundit, ndërsa nga 800 testime të realizuara kanë rezultuar të infektuar 36 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar
51 qytetarë, ndërsa në të gjithë vendin janë 587 persona aktivë me Covid-19.
Rastet e reja janë evidentuar në këto bashki:
16 në Tiranë, 4 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Sarandë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Durrës, Krujë, Vorë, Dibër, Elbasan, Himarë.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar.
Statistika (22 Mars 2022)
Raste të reja ditore           36
Të shëruar në 24 orë        51
Të shtruar në spitale         23
Humbje jete në 24 orë       1
Testime ditore                   800
Testime totale               1,769,354
Raste pozitive                   273,146
Raste të shëruara               269,070
Raste Aktive                             587
Humbje jete                           3,489
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë              263
Fier                  85
Vlorë                84
Elbasan           27
Gjirokastër      27
Kukës              21
Shkodër           17
Berat               16
Durrës             16
Korçë              15
Lezhë                9
Dibër                 7
	    	












