• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bideni drejt Evropës për t’u takuar me krerët e NATO-s, BE-së dhe G7-ës për krizën në Ukrainë

22:08 : 22/03/2022
në AKTUALITET, BOTA

Lexo edhe:

“Jam në kontratë”, Shkëmbi për të ardhmen e Tiranës: Kjo histori nuk përsëritet vitin tjetër

Trump: Pa u takuar unë me Putinin, nuk merr fund lufta në Ukrainë!

Presidenti Joe Biden shkon në Evropë të mërkurën me shpresën se bisedimet ballë për ballë me udhëheqësit e NATO-s, ata evropianë dhe të G7-ës, do të arrijnë atë që diplomacia virtuale nuk ka arritur deri më tani: t’i japë fund sulmit rus të Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë e pranon se ky udhëtim i shpejtë, synon të arrijë shumë, në shumë pak kohë. Ai fillon me një takim të NATO-s për Rusinë të enjten.

“Presidenti do të ripohojë angazhimin tonë të hekurt ndaj aleatëve të NATO-s për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Më pas ai do të marrë pjesë në një takim të planifikuar të Këshillit Evropian për të diskutuar shqetësimet tona të përbashkëta në lidhje me Ukrainën, duke përfshirë përpjekjet transatlantike për të vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë, për të ofruar mbështetje humanitare për ata që janë prekur nga dhuna dhe për të adresuar sfida të tjera që lidhen me konfliktin. Më vonë gjatë ditës, ai do të marrë pjesë në takimin e G7 të thirrur nga Gjermania, për të diskutuar më tej me aleatët dhe partnerët tanë sanksionet që ne kemi vendosur ndaj Rusisë për luftën që ka filluar”, tha sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Përveç vendosjes së sanksioneve të rrepta kundër Rusisë, Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës 13.6 miliardë dollarë ndihma ushtarake dhe humanitare.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar me ngut Shteteve të Bashkuara, por pa sukses, që të krijojnë një zonë të ndaluar fluturimi mbi vendin e tij.

Ai ka paralajmëruar vazhdimisht se Putini nuk do të ndalet në Ukrainë. Një sulm i fundit rus me raketa në qytetin perëndimor të Lvivit, goditi vetëm 80 kilometra nga kufiri polak.

“Më pas do të jetë Letonia, Lituania, Estonia, Moldavia, Gjeorgjia, Polonia. Ata do të vazhdojnë derisa të arrijnë Murin e Berlinit”, tha presidenti Zelensky.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken vizitoi së fundmi vendet baltike për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i mbrojtjes i Letonisë i tha Zërit të Amerikës se anëtarët e NATO-s pranë Ukrainës duan të shohin disa ndryshime thelbësore.

“Në thelb, ne kemi nevojë për një lloj tjetër pranie pararojë për të gjitha vendet duke filluar nga jugu i Turqisë deri në veri të Baltikut. Gjithashtu strategjia jonë, filozofia jonë e mbrojtjes së aleancës, duhet të përcaktohet në një mënyrë tjetër”, tha Artis Pabriks.

Ministri i Jashtëm i Letonisë i tha Zërit të Amerikës se Evropa Lindore nuk sheh një fund të shpejtë të bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Qëndrimi ynë është se Ukraina është qartësisht vendi që duhet të vendosë se çfarë lloj marrëveshjeje dëshiron: pa afate, pa e shtyrë Ukrainën. Ne duhet ta ndihmojmë Ukrainën të mbrojë sovranitetin e saj, të mos përpiqemi të imponojmë asnjë lloj marrëveshje që nuk do të ishte në interesin më të mirë të Ukrainës. Pra, nga ky këndvështrim, nuk dua të jem më tepër optimist, apo pesimist, dua të jem realist. Mendoj se mund të marrë pak kohë”, tha Edgars Rinkevics.

Por analistët ngrenë pikëpyetje nëse ka kuptim që NATO-ja dhe të tjerët të zhvillojnë diskutime pa Ukrainën, apo Rusinë në tryezë.

“Kam frikë se nuk shoh asnjë mundësi për ndonjë lloj rezolute që të pranohej nga vendet e NATO-s, Ukraina dhe Rusia. Arsyeja për këtë është se objektivi kryesor i Rusisë është të sigurojë që Ukraina të mos jetë një vend i orientuar nga perëndimi. Dhe nëse ky është objektivi i saj dhe ambicia kryesore e Ukrainës, si të thuash, është të jetë më perëndimore, atëherë NATO-ja nuk mund të bëjë asgjë për ta zgjidhur këtë”, thotë James Nixey me organizatën Chatham House.

Nga Brukseli, presidenti Biden do të shkojë në kryeqytetin e Polonisë, të premten. Ndërsa, më pak se 1000 kilometra larg, Ukraina ndodhet nën flakë.

Lajme të lidhura

SPORT

“Jam në kontratë”, Shkëmbi për të ardhmen e Tiranës: Kjo histori nuk përsëritet vitin tjetër

16:34 : 17/05/2025
BOTA

Trump: Pa u takuar unë me Putinin, nuk merr fund lufta në Ukrainë!

16:29 : 17/05/2025
SPORT

Daku tund përsëri rrjetën, bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në Premier Ligën ruse

16:15 : 17/05/2025
BOTA

Mesazh nxitës për vrasjen e Trump? Ish-drejtori i FBI, Comey merret në pyetje nga Shërbimi Sekret

16:07 : 17/05/2025
AKTUALITET

Ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV/ Nisen drejt Vatikanit krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë

16:07 : 17/05/2025
SPORT

Zyrtare/ Kontratë 5-vjeçare, Real Madrid firmos me talentin e Spanjës

15:58 : 17/05/2025
Para

“Ne në Shkodër i themi lojë me hile”/ Voltana Ademi: Po shpenzohet shumë energji me dorëheqjen e Bashës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Jam në kontratë”, Shkëmbi për të ardhmen e Tiranës: Kjo histori nuk përsëritet vitin tjetër

16:34 : 17/05/2025

Trump: Pa u takuar unë me Putinin, nuk merr fund lufta në Ukrainë!

16:29 : 17/05/2025

Daku tund përsëri rrjetën, bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në Premier Ligën ruse

16:15 : 17/05/2025

Mesazh nxitës për vrasjen e Trump? Ish-drejtori i FBI, Comey merret në pyetje nga Shërbimi Sekret

16:07 : 17/05/2025

Ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV/ Nisen drejt Vatikanit krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë

16:07 : 17/05/2025

Zyrtare/ Kontratë 5-vjeçare, Real Madrid firmos me talentin e Spanjës

15:58 : 17/05/2025

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

15:53 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com