• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zelensky: Në Moskë flasin për “zgjidhjen përfundimtare”

20:43 : 20/03/2022
në BOTA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përmes një video-lidhjeje iu drejtua Parlamentit izraelit.

Presidenti i Ukrainës tërhoqi paralele mes pushtimit rus të Ukrainës dhe Luftës së Dytë Botërore. Ai tha se ky “nuk ishte një operacion ushtarak”.

“Kjo është luftë në shkallë të gjerë që synon të shkatërrojë popullin tonë, të shkatërrojë fëmijët tanë, familjet, shtetësinë, qytetet, kulturat dhe gjithçka që i bën ata ukrainas. Prandaj kam të drejtë ta bëj këtë paralele në histori. Luftërat tona për mbijetesë dhe Lufta e Dytë Botërore”, tha ai.

Ai ka folur më parë me ligjvënës të tjerë anembanë botës – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara – duke kërkuar mbështetje.

Zelensky u tha ligjvënësve izraelitë se Partia Naziste (Nationalsozialistische Deutsche Arbeiterpartei – NSDAP) u krijua në Gjermani, 102 vjet më parë, më 24 shkurt 1920 dhe në të njëjtën datë të sivjetme, Rusia pushtoi Ukrainën.

Lexo edhe:

Gjermania kërkon reagim nga NATO: Rusia po teston sigurinë e Europës

Rusia sulmon infrastrukturën kritike të Ukrainës

“Ata sërish po i thonë këto fjalë – “zgjidhja përfundimtare” – duke u referuar ndaj nesh, popullit ukrainas… kjo u tha në takimin në Moskë”, tha Zelensky, i cili është hebre.

“Zgjidhja përfundimtare” (Endlösung) ishte emri i planit të Gjermanisë naziste për gjenocidin sistematik kundër hebrenjve evropianë, i cili çoi në fazën e fundit, më vdekjeprurëse të Holokaustit (Shoah). Disa nga të afërmit e Zelenskyt u vranë në Holokaust. Ai i bëri thirrje Izraelit që të ndihmojë popullin ukrainas në rezistencën e tyre kundër ushtrisë ruse.

Ai gjithashtu vuri në pikëpyetje hezitimin e Izraelit për t’ia shitur Ukrainës sistemin e tij të mbrojtjes “Iron Dome”.

“Të gjithë e dinë se sistemet tuaja të mbrojtjes kundër raketave janë më të mirat dhe se ju mund të ndihmoni përfundimisht popullin tonë, të shpëtoni jetët e ukrainasve, hebrenjve ukrainas”, tha ai.

“Ne mund të pyesim veten pse nuk mund të marrim armë nga ju, pse Izraeli nuk ka vendosur sanksione të forta ndaj Rusisë ose nuk po ushtron presion mbi biznesin rus. Në çdo rast, zgjedhja është e juaja, vëllezër e motra dhe pastaj duhet të jetoni me përgjigjen tuaj”, theksoi ai.

Zelensky gjithashtu citoi në mesazhin e tij kryeministren e ndjerë izraelite Golda Meir me fjalët “ne duam të jetojmë, por fqinjët tanë duan të na shohin të vdekur”.

“Ne mbetemi, jemi gati për kompromis”, shtoi ai, duke tërhequr një paralele të drejtpërdrejtë midis Ukrainës së sotme dhe Izraelit historik, të përballur me armiqësinë arabe. /Rel/

Etiketa: KieviMoskaZelensky

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermania kërkon reagim nga NATO: Rusia po teston sigurinë e Europës

14:36 : 30/09/2025
BOTA

Rusia sulmon infrastrukturën kritike të Ukrainës

17:28 : 27/09/2025
BOTA

Trump: I hapur për furnizimin e Ukrainës me “Tomahawk” për të goditur objektiva në Rusi

22:53 : 26/09/2025
BOTA

Zelensky i kërkon Trump raketa ‘Tomahawk’: Duam të godasim objektiva në Moskë!

19:26 : 26/09/2025
BOTA

Zelensky: Na duhen 120 miliardë dollarë në vit për të vazhduar sulmet ndaj Rusisë

18:19 : 17/09/2025
BOTA

Kremlini fton Zelenskyn në Moskë: Jo për t’u dorëzuar, por për negociata

14:42 : 06/09/2025
Para
Getty Images

Sulmuesi konfirmon largimin nga Liverpool, te Milani "fërkojnë duart"

TË GJITHA

Rama “u mbyll gojën” gazetarëve: Duhet të më pyesni vetëm për këtë që dua unë

12:48 : 03/10/2025

“Burg kush bën parkim të paligjshëm”, Rama paralajmëron edhe inspektorët bashkiakë

12:46 : 03/10/2025

Pas disa ditësh në arrati, kapet 35-vjeçari shqiptar në Romë. U fsheh në shtëpinë e partneres

12:33 : 03/10/2025

“Jam keq o babë”/ Fjalët e fundit të Andi Malokut para se të ndërronte jetë në atentatin ndaj Arjan Ndojit

12:31 : 03/10/2025

FOTO/ Ky është autori i krimit në Babrru, Arlind Demushi vrau 40-vjeçarin me thikë

12:17 : 03/10/2025

“Hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike”, Rama paralajmëron prokurorët dhe gjykatësit: Kujdes

12:13 : 03/10/2025

Aksident në minierën e Krastës, plagoset rëndë 27-vjeçari

12:12 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com