• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPK shmang shortin. Listat e Vetingut përgatiten “sipas vullnetit” të Komisionit

11:51 : 18/03/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka kërkuar informacion për ngarkesën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Informacioni i kërkuar nuk përfshihet në kompetencat e strukturave të Vetingut, të cilat vlerësojnë kriteret e pasurisë, integritetit dhe aftësive profesionale të subjekteve.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi, prej fillimit të aktivitetit të tij, ka aplikuar shortin si mënyrën më transparente dhe të rregullt për përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të përfshiheshin sipas radhës në procesin e rivlerësimit.

Kërkesa e dërguar së fundmi nga KPK drejt organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë për ngarkesën në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve duket se do të ndryshojë rregullin.

Lexo edhe:

Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

Natyrisht, do t’i japë procesit edhe nota subjektivizmi.

“Boldnews.al” nuk ka arritur të mësojë arsyen e kësaj kërkese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Megjithatë, informacioni për ngarkesën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pritet t’i shërbejë Komisionit për të hartuar listën e “subjekteve prioritare” mes atyre që ende nuk kanë kaluar në procesin e rivlerësimit.

Bazuar në këtë kërkesë, me shumë mundësi, të parët e listës ende të pa-vetuar që do të përfshihen në procesin e rivlerësimit janë ata subjekte që kanë ngarkesë më të ulët pune.

Në rastin më të mirë, ky mekanizëm shkel parimin e procesit të rregullt dhe parimit të barazisë përpara ligjit.

Më të fituarit nga kjo “skemë e re” pritet të jenë gjyqtarët dhe prokurorët në Tiranë, të cilët, për shkak të specifikave, kanë volumin më të madh të punës.

Por, nga ana tjetër, janë po këta gjyqtarë e prokurorë, të cilët trajtojnë çështjet më të rëndësishme dhe impakt dhe me interes në sferën politike.

E, që natyrisht, janë më të prirur të respektojnë kërkesat, ndonjëherë edhe “tërësisht absurde” të personazheve me pushtet politik e ekonomik, në këmbim të qëndrimit (sa më gjatë), në detyrën e gjyqtarit apo prokurorit.

Shembujt janë të shumtë.

Gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha, dënoi me gjobë redaksinë e “Boldnews.al” për “shpifje” ndaj Mirel Mërtirit mbi raportimet për “aferën e inceneratorëve”.

Ndërkohë, Komisioni Hetimor Parlamentar dhe veprimet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit kanë faktuar se skema e inceneratorëve, përfshirë edhe personazhe si Mirel Mërtiri, janë përfshirë në korrupsion masiv.

Po ashtu, gjyqtari tjetër i Tiranës, Artan Gjermeni, i njohur për lidhjet e tij të forta me Partinë Socialiste, vendosi të pezullonte nga detyra Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, bazuar në një “urdhër politike” të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj.

Këta dy gjyqtarë, si edhe një pjesë e madhe e kolegëve që ndajnë të njëjtat korridore, nuk janë përfshirë ende në procesin e rivlerësimit, pavarësisht se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rreth 5 vjet që kryen funksionet e tij.

Sipas ‘skemës së re”, Besnik Hoxha, Artan Gjermeni e të tjerë, mund t’u shtyhet akoma më shumë përfshira në Veting, për shkak të “volumit të madh të punës”.

Nga ana tjetër, “skema e re” i hap shtegun dyshime të arsyeshme mbi abuzivizmin e mundshëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Nëpërmjet këtij sistemi, jo transparent do të forcojë dyshimet e ngritura edhe më herët se KPK “toleron” gjyqtarë e prokurorë të caktuar, duke ua shtyrë në kohë përfshirjen në procesin e rivlerësimit.

Raste të tilla, me emra konkretë, janë raportuar në mënyrë periodike nga “Boldnews.al”.

Etiketa: kpkKPK shmang shortin. Listat e Vetingut përgatiten “sipas vullnetit” të Komisionit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri

13:19 : 28/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

10:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti

13:45 : 11/07/2025
AKTUALITET

Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë

16:29 : 05/07/2025
AKTUALITET

Prokurori Ermir Lelçi dështoi të rrëzonte në Kolegj përfundimet e KPK për pasurinë e profesionalizmin

15:57 : 05/07/2025
AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
Para

Kerem Bursin konfirmon ndarjen nga Hande, ka një kërkesë për gazetarët

TË GJITHA

Liga e Konferencës, Egnatia mëson rivalin e mundshëm të turit të tretë

22:49 : 29/07/2025

Inaki Williams zbulon të vërtetën pse dështoi transferimi i vëllait të tij te Barcelona

22:40 : 29/07/2025

Analiza: Çfarë sjell njohja e Palestinës si shtet nga Britania, pse Starmer vendosi tani?

22:38 : 29/07/2025

Serbia dhe Kina i përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

22:36 : 29/07/2025

Ylli Manjani: Kodi i Ri Penal është “arma” e qeverisë për grabitjen e pronës

22:22 : 29/07/2025

Kamberi: Situata e shqiptarëve të Luginës duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel

22:08 : 29/07/2025

Dervishaj: Kodi i ri Penal parashikon lehtësim të krimeve zgjedhore, nuk është gati për konsultim

22:05 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com