• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vaji i lulediellit tjetër rekord, çmimi i shumicës arrin 430 lekë/litër

08:09 : 17/03/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Arrin nivele të frikshme në tregun e huaj çmimi i shitjes me shumicë të vajit ushqimor të lulediellit.

Në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut, sipas importuesve, sot çmimi i shitjes së vajit me shumicë arriti 430 lekë për litër nga 380 lekë për litër që ishte çmimi i furnizimeve 10 ditë më parë.

Përveç shtrenjtimit të lartë të çmimit që parashikohet të arrijë deri 500 lekë për litër, importuesit e vajit paralajmërojnë se nga muaji qershor, në tregun shqiptar do të ketë mungesë të produktit.

Administratori i kompanisë së vajit të lulediellit “Bomira”, Ylli Aliaj, tha për Monitor se çmimi se ndryshimet e çmimeve në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut nga ku furnizohet kompania nuk po lëvizin më me ditë, por me orë.

“Sot çmimi i vajit të lulediellit të përpunuar në këto shtete ishte 3,100 euro për ton apo 430 lekë për litër nga 2,000 euro deri 2,500 euro për ton që ishte javën e kaluar. Nuk jam furnizuar me këtë çmim, pasi kam kryer pagesën 10 ditë më parë për furnizime me çmim 380 lekë për litër. Stoku në treg zgjat 2 deri në 3 javë, ndërkohë çmimet e shumicës nuk lëvizin më me ditë, por me orë”.

Lexo edhe:

No Content Available

Sipas tij, shtrenjtimi i lartë i vajit është ndikuar nga rënia e ofertës. Aliaj pohon se rënia e prodhimit nisi para luftës Rusi-Ukrainë, që në shtatorin e vitit të kaluar.

“Çmimi i vajit po shënon rritje të lartë në tregjet e huaja, për shkak të ofertës të ulët dhe kërkesës të lartë. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk prodhojnë vaj luledielli, pas mbylljes së tregut me Ukrainën dhe Rusinë po furnizohen nga Rumania, Bullgaria dhe Hungaria”, pohon z. Aliaj.

Situata është e ngjashme edhe për importuesin tjetër të vajit kompaninë “Erbiron” që tregton vajin hungarez “Floriol”. Aktualisht kompania po tregton në treg vajin stok të furnizimit të muajit mars që është blerë 1,8 euro për litër.

Për muajin prill, furnizimet në tregun hungarez do të jenë me çmim 2,8 euro për litër pa përfshirë shpenzimet e taksave dhe transportit.

Për të zbutur rritjen e çmimeve për konsumatorin, importuesit e vajit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë me masa fiskale, duke hequr çmimet e referencës për zhdoganimin e vajit të përpunuar dhe uljen e TVSH-së për mallrat e shportës.

Në tregun e shitjes me pakicë, vaji i lulediellit ka shënuar rritjen më të lartë të çmimit në produktet e shportës ushqimore. Javën e kaluar, vaji “Floriol” u tregtua 330 lekë për litër nga 249 lekë për litër që ishte në muajin shkurt (32,5% rritje).

Nga qershori, në treg nis mungesa e vajit të lulediellit

Importuesit pohojnë se në këtë situatë krize nuk përbën më shqetësim çmimi i vajit të lulediellit, por mungesa e gjetjes të produktit.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Erbiron”, që importon vajin e ambalazhuar hungarez “Floriol”, z. Tedi Maraj pohoi për Monitor se nga muaji qershor dhe gjatë gjithë stinës së verës në treg do të ketë mungesë të produktit. Maraj thekson se kompania nuk mund të krijojë më tepër se 30 ditë rezerva, pasi në Hungari nuk gjen më furnizime.

“Për muajin prill kemi siguruar furnizime me çmim 2,8 euro për litër nga 1,8 euro për litër që u furnizuam në shkurt. Këto furnizime zgjasin 20 deri 30 ditë. Duke nisur nga muaji qershor e kemi të pamundur të furnizohemi nga Hungaria, pasi nuk ka më prodhim.

Çmimi i vajit nuk është më problem, shqetësuese është sigurimi i tij. Në këtë situatë kur kërkesa nga shtetet e Europës është e lartë dhe oferta është e ulët në vendin tonë mungesa e furnizimeve me vaj luledielli do të zgjasë gjatë gjithë stinës të verës deri në muajin shtator”, pohon Maraj.

Oferta e ulët e vajit të lulediellit këto ditë është e pranishme edhe në Bullgari, sipas përfaqësuesit të kompanisë të vajit “Bomira”.

Shtrenjtohet 10% edhe vaji i ullirit për sallatë

Vaji i ullirit të sallatës është shtrenjtuar 10%. Në dyqanet e tregtimit të produkteve ushqimore, vaj i ullirit për sallatë po tregtohet 320 lekë për litër nga 290 lekë për litër që ishte në muajin shkurt.

Prodhuesit kryesorë të vajit të ullirit në vend pohojnë se rritja për këtë produkt është ndikuar nga shtrenjtimi i vajit të lulediellit që është pjesë e formulës për vajin e ullirit të sallatës. Rritja e çmimit gjithashtu është ndikuar nga shtrenjtimi i materialit plastik të ambalazhimit në tregjet e huaja, tapave dhe energjisë elektrike.

Rritja e çmimeve të produkteve bazë të shportës, e ka zhvendosur përdorimin e vajit të ullirit si produkt luksi. Operatorët e tregut thonë se kjo ka ndikuar për rënien e shitjeve 20%.

Prodhuesit paralajmërojnë se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore do të thellojë më shumë rënien e shitjeve të vajit të lulediellit deri në 50%.

/Monitor.al/

Etiketa: çmimi i shumicës arrin 430 lekë/litërVaji i lulediellit tjetër rekord

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Pas embargos për mallrat ruse, mbërrin në Durrës anija ‘Titan’ me 3 mijë ton grurë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com