• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kënga e Elsës dhe Rilindja e histerizmit të keqardhjes

15:46 : 17/03/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Zëri i Elsa Lilës me ndonjë këngë melankolike, mund të dëgjohet tashmë vetëm në qelitë e burgut. Si duartrokitje “publiku” pritet të ketë tringëllimat e hekurave që përplasen nga gardiane italiane, pa “vesh muzike”. U përfshi në trafik droge si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal Elsa Lila? Kjo i mbetet gjykatës italiane që ta vendosë në vijim, por për prokurorinë atje, ajo është e përfshirë, duke pasur rolin e “shefes së financës” nga paratë që vinin nga trafiku i narkotikëve dhe gjobëvënia.

Por ndërsa halli i saj personal është për tu zgjidhur nga të afërm, avokati dhe vetë ajo, në vendin tonë ka shpërthyer një histerizëm kolektiv, duke u shprehur: Gjynah, jetime, artiste e madhe, viktimë e kriminelëve dhe të tjera “fjalë zemre” dhe dhembshurie.

Të gjitha këto vetëm se është person publik dhe për fatin e saj të keq kur ishte 16 vjeçe humbi nënë pasi u vra në rrethana ende misterioze. Ndërsa për Lilën urojmë shumë që të dalë e pafajshme, madje duke i kërkuar vetë sistemi atje një ndjesë të madhe publike, për aq kohë sa nuk është shprehur drejtësia, duhet marrë më butë e qetë nga mendjet e trazuara këtu në vend që më shumë komentet njerëzore i ngatërrojnë me “shpirtin politik” që ia kanë falur xhanit të Rilindjes.

Mjafton që Lila të ketë qenë pjesë mbështetëse e Rilindjes së Edi Ramës që të shpërthejë histerizmi mbrojtës me “fjalë prekëse”, që për sistemin e drejtësisë janë hartime pa vlerë, sepse i përmbahen vetëm ligjit. Sa fëmijë jetim ka ky vend, madje pa të dy prindërit e sërish mbahen me punë dhe djersën e tyre? Janë shumë, disa prej të cilëve edhe në shkolla jashtë vendit që i kanë fituar me bursë nga mendja e tyre dhe jo me paratë e babait politikan apo maptrapazxhi me politikanë.

Lexo edhe:

Rama: Drejtorin e Policisë së Shkodrës e bëmë shembull për të gjithë! S’ka më justifikime “se dija”

“Bari i varrezave po bëhet kallam”/ Rama piketon Llatjan: Duhet të rrish pa gjumë, jo të flesh më shumë

Ka shumë të rinj dhe të reja shqiptare që nuk kanë pasur mundësinë të shkollohen, që evenimenti i madh “artistik”, mund të ishte mbushja e barkut me bukë dhe sapo u rritën ashtu të braktisur nga shoqëria dhe shteti, morën rrugën e emigrimit dhe në një moment të jetës u bënë pjesë e trafiqeve. Për ta e kemi përbuzjen dhe sulmin mu në majë të gjuhës, duke i quajtur kriminelë meshkujt e të përdala femrat.

Ata nuk kanë miqësi në shtet, këtu ku ishin e atje ku shkuan. Madje jo të pozonin e darkonin me “liderët global” të katundit Shqipëri, po as nga larg nuk i kishin parë ndonjëherë. Po sot për këngëtaren e talentuar me famë të fituar vetë le ta ndjejmë keqardhjen, thjesht si një bashkëatdhetare si shumë të tjerë, por duket i tepërt justifikimi dhe histerizmi mbrojtës që më shumë se si dhimbje shprehet si “mbështetje” për ata që Lila mbështetej.

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila u arrestua një ditë më parë në Itali, si pjesë e një rrjeti të trafikimit të drogës. Mediat italiane shkruajnë se ishte ajo që mbante “kutinë e babagjyshit”, duke nënkuptuar këtu arkën me para që fitohej nga rrjeti. Ata po ashtu kanë bërë publike disa përgjime, në të cilën implikohej këngëtarja. “Nëse ‘kutia’ hapet, do duhet të bëjnë një burg të ri në Romë!”. Dhe pikërisht për policinë dhe për mundësinë e ryshfeteve, këngëtarja i ka të qarta idetë: “Nuk më vjen njeri nga shteti për të më kontrolluar, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera”. Në një rast “më dhanë një gjobë por më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta kontrollonin”. Sepse këtu “si në Shqipëri duhet një mik/lidhje me shtetin, se çfarëdo qeverie të jesh do të shpëtosh, duhet të gjesh një rrugë pasi edhe këtu shiten kaq shumë”, ka thënë Lila në përgjime.

Në fakt ajo tha një të vërtetë. Lidhjet me shtetin që përfaqësohet nga i shumëpushtetshmi Edi Rama ajo i kishte. Për fatin e saj të keq vepra e dyshuar penale nuk u realizua në Shqipëri, sepse një “mik do gjendej”, ndoshta edhe në katin e dytë të godinës së përhimët në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Respektin, benefitet, nuk i vinin nga zëri se për vesh muzike piktori unë është ca pas, por i duhej fama e një artisteje për të plotësuar famën e tij që përkthehej në vota, e ca më shumë përkthimi në të ardhmen i kaloi në “shtypjen” e të dobëtve  dhe vlerësimin për të famshmit, qofshin ata edhe të përlyer në trafiqe. Madje, kjo e fundit është vlerë e shtuar në CV-në e personave që duan të bëjnë karrierë në pushtetin e nisur në vitin 2013 dhe me vijimin që nuk dihet se për sa kohë.

Kush u mor me drogë, trafik prostitucioni, grabitje me dhunë, apo edhe përdhunime në grup u vlerësua, iu dhanë bashki e i bënë deputetë, për pak kapën edhe poste ministrore dhe ministreshash. Po pikërisht për të zbutur disa pamje ku Lila shfaqet në krah të Ramës, që nga protesta në çadër në vitin 2009 e më pas thirrja e saj për të votuar Ramën në vitin 2013, ka nisur një “sulm frontal” propagande nga Fug(ksat) e pushtetit. Po i japin një dozë keqardhje për të anashkaluar faktin se Lila ishte mbështetëse e kryeministrit.

E kur i ligu bën ligjin e ka më të lehtë që të jetojë gjatë për aq kohë sa shoqëria në shumicën e rasteve ndjen “keqardhje” për të famshmit që mund të jenë përfshirë në veprimtari të paligjshme, sesa për një nënë me tre fëmijë që punon në fasoneri, merr 250 mijë lekë të vjetra dhe u ngjyen fëmijëve bukën thatë me lotët e saj.

Etiketa: Edi Ramaelsa lila

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Drejtorin e Policisë së Shkodrës e bëmë shembull për të gjithë! S’ka më justifikime “se dija”

11:44 : 11/07/2025
AKTUALITET

“Bari i varrezave po bëhet kallam”/ Rama piketon Llatjan: Duhet të rrish pa gjumë, jo të flesh më shumë

11:04 : 11/07/2025
AKTUALITET

Rama: Ermal Dredha i ka sytë gjysmë të mbyllur, financon me dhjetëra mijëra euro një TV privat

10:43 : 11/07/2025
AKTUALITET

Pas shkresës në KLP, Rama vijon akuzat ndaj prokurores Gjeli

10:29 : 11/07/2025
AKTUALITET

Pas kritikave të Ramës, prokurorja Elsa Gjeli shkresë KLP: Reagoni

09:19 : 11/07/2025
AKTUALITET

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

22:33 : 10/07/2025
Para

Kujdestari ligjor nxjerr në rrugë për të lypur 14-vjeçaren në Fier, arrestohet

TË GJITHA

SPAK operacion në Shkodër, 13 urdhër-arreste! Në kërkim edhe ish-shefi i krimeve

12:58 : 11/07/2025

Vdes tragjikisht 58-vjeçari në Gramsh, e zë poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus

12:58 : 11/07/2025

“Babain e sëmurë, vëllain në psikiatri”/ Apeli i GJKKO rikthen arrestin për avokatin Armand Tragaj

12:52 : 11/07/2025

E rëndë në Vlorë! Dy gra rrezikojnë të mbyten, intubohen në spital

12:50 : 11/07/2025

“Simbol i korrupsionit”/ Rama-Dredhës: Si mund të merren në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit?

12:49 : 11/07/2025

Kërkon lirinë, ja kur do të zhvillohet seanca në Apelin e GJKKO-së për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metës

12:38 : 11/07/2025

Zjarri shkrumbon 15 hektarë ullishte në Belsh, rrezikohen banesat

12:22 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com