• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga maxhordom i Edi Ramës në gjyqtar, Bevis Shehaj rrezikon karrierën për vendime të dyshimta

08:50 : 16/03/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING
Në foto: Bevis Shehaj (majtas) u zgjodh një prej tre mbikëqyrësve të Zyrës Elektorale të deputetit Edi Rama në Vlorë, në vitin 2013

Në foto: Bevis Shehaj (majtas) u zgjodh një prej tre mbikëqyrësve të Zyrës Elektorale të deputetit Edi Rama në Vlorë, në vitin 2013

Nga Boldnews.al

Në Shtator 2013, Edi Rama i sapozgjedhur deputet, vendosi të mbajë hapur zyrën e tij elektorale në Vlorë, ndërkohë që vetë do të zhvendosej drejt Kryeministrisë.

Rama ia ngarkoi menaxhimin e zyrës tre “maxhordomëve” në moshë të re, njëri prej të cilëve ishte juristi i diplomuar në Poloni, Bevis Shehaj.

Në prezantimin e menaxherëve të zyrës së tij, Rama foli plot superlativa.

“Unë jam shumë besimplotë që ju do t’ja dilni mbanë, jam shumë i mbresuar nga formimi juaj, nga pasioni me të cilin flisni, nga ambicia që keni dhe në këtë aspekt jeni vlonjatë të vërtetë të shekullit të ri dhe jam ende më besimplotë sot, pasi u takuam që gjërat do të bëhen më mirë edhe falë jush”.

Lexo edhe:

KLGJ cakton masë disiplinore ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj

ILD kërkon masë disiplinore “Vërejtje publike” ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj

Në foto: Kryeministri Edi Rama promovon bashkëpunëtorin e tij, Bevis Shehaj (shtator 2013)

Vetëm pak kohë pas marrjes së kësaj detyre, Bevis Shehaj fiton të drejtën për të ndjekura studimet në Shkollën e Magjistraturës, në profilin “gjyqtar”.

Në vitin 2015, Shehaj zhvillon stazhin profesional në gjykatën e Tiranës dhe më tej emërohet si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Vlorës, funksion që vijon ta mbajë edhe aktualisht.

Gjyqtari Bevis Shehaj u përball fundjavën e kaluar (10 mars 2022) në një seancë dëgjimore me trupën e Vetingut, të kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, relator Olsi Komici dhe anëtare Xhensila Pine.

Ai pret të përballet me vendimin, i parashikuar të shpallet këtë të Mërkurë (16 Mars 2022), ndërkohë që në seancë u prezantuan një seri problematikash.

Ato konsiston në pikëpyetje mbi pasurinë e familjes së tij e, mbi të gjitha, për disa vendimmarrje të dyshimta.

Siç rezultoi në seancë, gjyqtari Shehaj është shkëputuar nga certifikata familjare e prindërve të tij në vitin 2016. Ai deklaroi se e kishte kryer këtë veprim për të shmangur nënën dhe babain nga procesi i Vetingut të tij.

Sipas analizës financiare të kryer nga trupa e rivlerësimit, prindërit e tij, si “persona të lidhur”, nuk arrinin të justifikonin me burime të ligjshme një pasuri me vlerë 61 milionë lekë të reja.

KPK konstaton pamundësi për blerjen e një apartamenti + garazh në Tiranë të porositur në vitin 2011 në emër të subjektit, si burime krijimi të të cilit janë deklaruar të ardhurat familjare.

Po ashtu, ka rezultuar pamundësi financiare e prindërve për blerjen e një apartamenti në Vlorë vitin 2002 që përdoret akutalisht nga subjekti; për ndërtimin në vitin 1996 të një objekti me dy kate po në qytetin bregdetar që i ati përdor si klinikë private; si dhe të një shtëpie pushimi me dy kate në vitin 2007 në Dhërmi.

Nga ana tjetër, trupa e rivlerësimit ka ngritur dyshime se disa vendime të gjyqtarit Bevis Shehaj janë marrë në shkelje të procesit të rregullt ligjor dhe në kushtet e konfliktit të interesave.

Gjyqtari Bevis Shehaj dha argumentat e tij në seancë, duke i kundërshtuar gjetjet problematike të konstatuara gjatë procesit të Vetingut.

Sa i përket pasurisë me burim kryesor të ardhurat e prindërve të tij, ai deklaroi se Komisioni i Vetingut duhet të mbajë në konsideratë se për shumë vite, babai i tij, një mjek i njohur në Vlorë, ka punuar në kushtet e informalitetit, siç kanë vepruar edhe shumë të tjera në vitet ’90.

Ndërsa për dyshimet mbi vendime të caktuara gjyqësore, Bevis Shehaj deklaroi se kishte zbatuar drejt ligjin.

Problemet e konstatuara gjatë procesit të rivlerësimit për gjyqtarin Shehaj janë të ngjashme me ato të shumë gjyqtarëve e prokurorëve të tjerë, të cilët tashmë janë shkarkuar nga trupat e Vetingut.

Megjithatë, mbetet për t’u parë vendimi përfundimtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për të kuptuar nëse bashkëpunimi i hershëm me kryeministrin Edi Rama do ta ndihmojë gjyqtarin Bevis Shehaj për të kaluar “pengesën Veting”.

Etiketa: Bevis ShehajBevis Shehaj rrezikon karrierën për vendime të dyshimtaNga maxhordom i Edi Ramës në gjyqtar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLGJ cakton masë disiplinore ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj

18:44 : 23/04/2025
AKTUALITET

ILD kërkon masë disiplinore “Vërejtje publike” ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj

12:15 : 25/10/2022
AKTUALITET

Shkarkohet nga detyra gjyqtari Bevis Shehaj, familjarët akuza anëtarit të KPK

10:31 : 15/06/2022
AKTUALITET

Me xhaxhain e arrestuar për drogë, Bevis Shehaj probleme në 3 kriteret e vlerësimit

22:19 : 13/06/2022
Para
Foto: Instagram

Sukses pas suksesi/ Dua Lipa thyen rekordin e 1998-ës, ja për çfarë bëhet fjalë

TË GJITHA

Shi në këto territore, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:13 : 10/06/2025

Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, rrezikohet sekuestrimi i makinës

08:12 : 10/06/2025

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

08:02 : 10/06/2025

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com