• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mos u trembni, mos u gënjeni, mos u dorëzoni

14:29 : 12/03/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Sot është dita e 4-rt e protestës qytetare, e njerëzve të njohur e të panjohur, të përfaqësuar ose jo nga politika, me apo pa arsim, të cilët i bashkon një gjë: zhgënjimi i akumuluar, që i është kthyer në revoltë.

Deri më tani janë sjellë si njerëz të lirë, s´kanë dalë në sheshe dhe rrugë se kanë ndonjë inat me Edi Ramën, as se mund të duan më shumë Sali Berishën, Ilir Metën, Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhin.

Janë aty sepse nuk përballojnë dot jetesën, se ndoshta nuk mund ti plotësojnë fëmijëve të tyre gjërat më minimale, pa pretenduar që ti sigurojnë aq shumë sa mund të kenë fëmijët e Edi Ramës, ministrave të tij, dhe çdo politikani tjetër në këtë vend, me apo pa pushtet sot.

Kanë vërshuar rrugëve, ndoshta jo që nesër fëmijët e tyre të barazohen me fëmijët e atyre që i bëjnë përgjegjës për varfërinë, por të paktën të kenë shpresë, të cilën herë një pushtet dhe herë një regjim po ua shuan, duke i trajtuar thjesht si numra sa herë që ka zgjedhje.
Janë në rrugë për dinjitetin e tyre që ua kanë vjedhur, pasi i kanë varfëruar, duke ia futur duart në xhepa, pikërisht ata që shfaqen çdo ditë nga ekranet, sallat e Kuvendit apo Qeverisë dhe përbetohen se nuk i kanë duart e gjata sa ti fusin edhe në xhepat e të tjerëve.

Lexo edhe:

OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

Është jo thjesht një betejë e nisur për shkak të rritjes së çmimeve, por një luftë për mbijetesë, e cila nëse fitohet i rivendos në vend dinjitetin dhe jo vetëm, por rikthen shpresën, dhe mbi të gjitha i vendos disa vija të kuqe çdo Kryeministri.

Ata qytetarë sot janë zgjuar dhe vështirë se dikush mund ti verë sërisht në një gjumë letargjik, ti ulë kokën dhe ti trajtojë si dykëmbsha që s´kanë të drejtë të marrin frymë.
Nuk e bëjnë dot as me policinë e Gledis Nanos, pavarësisht zellit që hera herës tregojnë njerëzit me uniformë për të mbrojtur pushtetin e vjedhur ose jo, pasi i kanë ngulur thikën në palcë jo vetëm prindërve dhe studentëve, por edhe atyre fëmijëve që merren përdore nga prindërit dhe mendojnë se po bëjnë shëtitjen në rrugët e Tiranës.

Këta qytetarë nuk i tremb dot Rama me polic Nanon, nuk i tremb dot as polic Nano me ato trupat me skafandra, as me ato civilët që rrijnë si manekinë mes protestuesve, as duke i tallur apo intimiduar. Nuk i vendos dot në sedër as duke i quajtur protestues të Berishës apo Metës, sepse në fund të ditës ato bëjnë llogaritë e tyre me aq para sa kanë në xhep, dhe skuqen, zverdhen e nxihen kur fëmijët e tyre i kërkojnë një lodër apo një veshje, dhe ata nuk ia blenë dot.

Edi Rama, si Kryeministër do të dëshironte shumë që këta njerëz të komandoheshin qoftë edhe nga kundërshtari më i egër i tyre politik, pasi në fund të fundit do të gjendej mekanizmi që protesta të sfumohej apo të shuhej.

Nëse Rama do të ishte i bindur që këta qytetarët që kanë vërshuar rrugëve komandoheshin nga të tjerë politikanë, sot do të ishte shumë i qetë, do e kishte shpërndarë protestën me bilbil, pasi të kishte harxhuar ca nga ato bombulat me gaz lotsjellës.

Sikundër do të kishte një vërshim deklaratash nga diplomatë, ashtu sikundër kanë bërë edhe më parë, sa herë që në këtë vend janë thirrur protesta të komanduara politikisht.
Sot edhe diplomatët nuk kanë kujt ti drejtohen me deklarata apo me telefonata, as me mesazhe, as me paralajmërime, dhe e dini pse? Këta protestuesit e varfër, që po kërkojnë të rifitojnë dinjitetin e vjedhur, që duan të kthejnë shpresën, nuk i kanë dhënë asnjë shkak askujt, sepse janë shumë më paqësorë se çdo qytetar i atyre vendeve që përfaqësojnë diplomatët në Tiranë.

Ata po provokohen, por ende e ruajnë qetësinë. Kanë kthyer edhe faqen tjetër kur janë goditur pabesisht nga këto policët e Gledisit, edhe pse po mundohen ti kthejnë dinjitetin edhe atyre.

Edi Rama po aplikon metodën “të varfërit shtoji drurin dhe pakësoji bukën”. Sa herë protestojnë i çon policët për ti rrahur, dhe në anën tjetër i shton nga një taksë, duke i hequr çdo ditë nga një produkt.

Tani ata po i rikthejnë reston.

Ditën e parë të protestës i prishën pushimet në Dubai!

Në ditën e dytë e detyruan të dilte dhe të jepte ca premtime, pastaj të thërriste në zyrë ca nga ata oligarkët, të cilëve u tregoi se në kohë lufte ishte ai komandanti!

Në ditën e tretë, megjithëse ishte në Antalya, e detyruan që të tentonte të bënte pis protestën!

Në ditën e katërt e detyruan që të blindojë Kryeministrinë dhe të fshehë kërpurdhën!

Në ditën e pestë do i prishin gjumin, dhe pot ë vazhdojnë protestat do e lenë më shumë pagjumë, derisa të fillojë të humbasë edhe më shumë qetësinë, logjikën, dhe në fund ose do të dorëzohet ose do të shkojë në një përplasje, të cilën nuk ka kush t´ia shuaj.

Mos harroni, sot kanë dalë ata që e kanë ndjerë më shumë se askush krizën, jo të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, por një krizë që ka vite e vite që tentohet të mbulohet, me bilance dhe shifra false.

Nesër do të derdhen rrugëve studentët, të rinjtë që ende kanë mbetur në këtë vend, dhe që do e kenë betejën për mbijetesë dhe dinjitet luftën finale.

Etiketa: mos u dorëzonimos u gënjeniMos u trembniprotesta

Lajme të lidhura

RAJONI

OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

22:06 : 19/08/2025
BOTA

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

22:35 : 17/08/2025
BOTA

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

15:17 : 17/08/2025
BOTA

VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij

22:45 : 14/08/2025
BOTA

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria që do përballet me protestat civile

20:01 : 12/08/2025
BOLD BLOG

Protesta më e mirë?! Shpalleni Ramën “të vdekur mediatik”

14:11 : 12/08/2025
Para

Fotolajm/ Zjarr në Ardenicë të Lushnjes, zjarrfikësja vonohet

TË GJITHA

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Kanë pasur konflikte për punë toke

11:52 : 20/08/2025

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

11:40 : 20/08/2025

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

11:26 : 20/08/2025

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com