• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Mehmeti: Partizani është ndërtuar të dali kampion, Skuka nuk është Broja…

20:04 : 10/03/2022
në SPORT

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti ishte i ftuar në emisionin “Sport News” me gazetaren Enxhi Biba. Tekniku i të kuqve foli për  eksperiencën e tij tek kryeqytetasit, tek disa lojtarë në veçanti , por dhe tek trajnerët e huaj që e motivojnë.

Çdo të thotë të drejtosh një klub si Partizani?

“Unë kam qenë pjesë e Partizanit prej shumë kohësh dhe kur u bëra trajner ka qenë një situatë jo shumë e mirë përsa i përket sezonit. Skuadra është ndërtuar për kampion dhe të drejtosh një skuadër si Partizani është maja e futbollit shqiptar dhe e kam detyrim dhe krenari që e prezantoj këtë skuadër.”

Derbi me Tiranën

“Ishte një ndjenjë e paimagjinueshme, një kënaqësi e veçantë duke patur parasysh koreografinë e tifozërisë sonë. Futbolli t’i jep këto emocione dhe mendoj se kemi kaluar një derbi ku meritonim diçka më shumë. Më erdhi keq sepse ishte një ndeshje që duhet ta kishim fituar.”

Lexo edhe:

Rikthim i bujshëm te Partizani, Skuka firmos për tre vite

Sulmuesi titullar heziton të rinovojë me Partizanin, pritet largimi

Diferenca mes këtyre dy ekipeve

“Tirana ka pasur një ekuilibër për sa i përket menaxhimit të skuadrës. Ka pasur pak largime dhe afrime, duke ruajtur ekuilibrat në skuadër. Partizani ka pasur tranzicion pasi ka larguar pothuajse një skuadër. Jemi në ndërtim e sipër. Pikët janë, por në lojë Partizani tregoi që është aty ku duhet.”

Çështja titull

“Mendoj që titulli nuk është i sigurtë. Tirana është më afër, por ka akoma dhe shumë javë në kampionat. Nuk është zgjidhur akoma dhe kampionati është i paparashikueshëm dhe e shikojmë që dhe skuadrat e fund tabelës janë shumë të vështira për tu mundur. Do të vazhdojë deri në javët e fundit për të parë se kush do të shkojë në Europë dhe kush do të dalë jashtë Superligës.”

Kupa e Shqipërisë

“Mendoj që të treja skuadrat që kishim në short meritojnë një respekt të veçantë. Përsa i përket shortit me Vllazninë, ata kanë individualitete dhe janë skuadër shumë e mirë. Është një short i vështirë. Janë dy ndeshje dhe na jep qetësi që t’i menaxhojmë. Nuk mendojmë afatgjatë, por plane afat shkurta pasi duhet të jemi në ekuilibër. Për momentin mendojmë për ndeshjen me Egnatian pastaj t’i japim rëndësinë e duhur Kupës kur t’i vijë koha.”

A mjafton vetëm Europa për të shpëtuar sezonin e Partizanit?

“Është një objektiv minimal për sa i përket investimit të presidentit për skuadrën. Kushtet janë komode. Duhet që i  gjithë klubi të përqendrohet në maksimum pasi jemi në momentin final të kampionatit dhe nuk na lejohet hap fals.”

Gjendja e Kallakut

“Kallaku është një lojtar të cilit i dihen vlerat. Jam munduar ta përshtas taktikën në varësi të Kallakut për ai erdhi në janar dhe do kohë përshtatja,. Nuk ka qenë në formën optimale. Ka kaluar kovivdin dhe i ka lënë pasoja. Kërkon të jap kontributin dhe është lojtar pozitiv.”

Xhuliano Skuka, i krahasuar nga Ledio Pano si Armando Broja i kampionatit shqiptar

“Duke pasur parasysh Brojën dhe Ledio Panon, nuk i bën mirë që e krahason me të tillë lojtarë, sepse Skuka duhet të rrijë me këmbë në tokë sepse nuk ka arritur koma në atë nivel. Është një shans që të vjen një herë në jetë. Ka nevojë për të punuar. E kam evidentuar që nga Kategoria e Parë dhe te Dinamo. I bëra kërkesën në momentin që ishte i lirë edhe e pozicionova aty ku jep më mirë. Shpresojmë të vazhdoj me këtë ritëm sepse mendoj që deri tani s’ka bërë asgjë.”

E ardhmja

“Për të qenë i sinqertë nuk kam kushte me drejtuesit sepse jam pjesë e klubit. Në momentin që më kanë dhënë skuadrën nuk më kanë dhënë objektiv. Më besuan që të nxjerr skuadrën nga kjo situatë. Besoj se jam i fokusuar vetëm tek punë që Partizani të marrë objektivin më minimal. Marrëdhënia me presidentin nuk janë letrat apo kontratat, thjesht një marrëdhënie kofidenciale. Shkon përtej kontratave.”

Krahasimi me Piolin

“Për të qenë i sinqertë e kam vënë re këtë ngjashmëri, megjithatë ka qenë koincidencë. Unë përfaqësoj ngjyrat e Partizanit dhe përpos modelit të flokëve që kam me trajnerin e Milanit, unë përfaqësoj këtë ekip. Në kurset që kemi bërë për trajner, Franko Ferrara ka pas thënë që trajneri duhet të jetë kopjues dhe krijues. Një ndër trajnerët që e kam përzemër është edhe Pioli, por më shumë anoj nga Simeone i Atletiko Madridit, por dhe tek Guardiola dhe tek Klop.”

 

Etiketa: mehmetiPartizani

Lajme të lidhura

SPORT

Rikthim i bujshëm te Partizani, Skuka firmos për tre vite

15:30 : 05/06/2025
SPORT

Sulmuesi titullar heziton të rinovojë me Partizanin, pritet largimi

19:37 : 04/06/2025
SPORT

Lamtumira e radhës te Partizani, titullari konfirmon largimin

13:43 : 01/06/2025
SPORT

ZYRTARE/ Partizani i beson të rinjve, firmos me dy talentet e akademisë

21:02 : 31/05/2025
SPORT

Partizani “peshkon” ish-talentin e Milanit, sulmuesi pranë firmës me të kuqtë

12:29 : 31/05/2025
SPORT

ZYRTARE/ Pas Taipit, një tjetër futbollist i jep lamtumirën Partizanit

16:24 : 26/05/2025
Para

FOTO/ Revolta qytetare, Rama i kundërvihet protestuesve me trupat e FNSH

TË GJITHA

Spanjë-Portugali/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Yamal kundër Ronaldos

10:04 : 08/06/2025

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025

Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

09:27 : 08/06/2025

Këmbimi valutor 8 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:25 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com