• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Krahët dhe porta ofrojnë siguri, zbuloni 5 “asët” e Milanit për titullin kampion

17:20 : 10/03/2022
në SPORT

Dhjetë ndeshje, por shumë shpresa. Milani dhe Pioli duan të ruajnë kreun, pavarësisht se Interi ndjekës nga dy pikë distancë ka edhe një ndeshje për të rikuperuar. Në një analizë të mirëfilltë, zbulohen pesë “kartat” që kuqezinjtë do të luajnë për të përkundur deri në fund të kampionatit ëndrrën titull.

KRAHËT – Në dy vite e gjysmë “piolizimi”, mbrojtësit e Milanit kanë emigruar sipas sezoneve dhe nevojave taktike. Në veçanti, duke ndjekur rrugën e Teo Hernandezit, do të kemi një ide më të qartë të lëvizjeve në korsi. Francezi e nis nga krahu për të shfrytëzuar aftësitë e tij sulmuese.

Me kalimin në 4-2-3-1 ai u spostua disa metra prapa dhe lëviz si mbrojtës krahu i hapur, me Rebiçin që depërton drejt qendrës. Së fundmi, tendenca e këtij sezoni: Teo nis gjerë dhe fokusohet në qendër.

E njëjta gjë ndodh në anën tjetër me Kalabrian (Leao dhe Mesias ose Salmakers krijojnë hapësira). “Ne nuk jemi të prirur drejt fundores për të krosuar, pasi preferojmë të luajmë brenda fushës”, thotë Pioli. Më pak krosime, më shumë rrezik mes radhëve rivale, është kjo paparashikueshmëria e Milanit.

METAMORFOZA – Kesi fantazisti: eksperimenti i parë në Empoli, i suksesshëm dhe i përsëritur në derbi me qëllimin për të izoluar Brozoviçin.

Lexo edhe:

Zachary Athekame zyrtarisht te Milani, kontratë 5-vjeçare

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

Ibrahimoviç organizator i avancuar: zgjidhje logjike ndër vite, por mbi të gjitha e përshtatshme duke pasur parasysh karakteristikat e suedezit, i cili para se të bëhej sulmuesi i qindra golave për Juventusin nga Kapelo ishte një estet ofensiv i Ajaksit që me kalimin e kohës ruajti pasionin dhe talentin për dinamika të paimagjinueshme.

Por mbi të gjitha një vizion i lojës ndryshe nga të gjithë të tjerët dhe kjo është pikërisht ajo që i duhet një organizatori të avancuar. Sa i përket Kesit, që deri tani ka pasur një sezon me ulje-ngritje, ai është gjallëruar nga variacionet e vazhdueshme të ideuara nga Pioli

VARIACIONET – Brahim Diaz, si i vetmi lojtar i vërtetë me lëvizje prej numri dhjetë, është fantazisti “de facto” i Milanit. Idetë e Piolit e kanë prekur edhe spanjollin i cili në ndeshjen e parë të vitit 2022, kundër Romës në “San Siro”, luajti si mesfushor i djathtë, përkrah Tonalit dhe Kruniçi në një 4-3-3 hibrid.

Përballë verdhekuqve që rreshtuan si regjisor Veretunë më në krah Mkhitarianin dhe Pelegrinin, treshja kuqezinjve anestizoi burimet e lojës së Murinjos.

Presioni i lartë i Diaz e Kruniç në regjinë e Romës ndihmuan në krijimin e epërsisë numerike në zonat mbrojtjes dhe mesfushës romanistë duke liruar korridore për Mesiasin, Zhirunë dhe sprintet e Leaos. Nuk është rastësi që ishin pikërisht ata tre golashënuesit e “Djallit” në atë takim.

4-1-4-1 – Deri pak javë më parë ankesat për 4-2-3-1-shin e Milanit nuk mungonin. Fjali si “Skema nuk funksionon më” apo “Ekipi nuk ka fantazist” ishin në rend të ditës.

Diaz ka humbur busullën ndërsa Kesi nuk mund të përdoret gjithmonë si fantazist. Por Pioli ishte i pari që e kuptoi se Milani rrezikonte të lodhej dhe të bëhej i parashikueshëm me atë mënyrë shumë konsumuese loje nga pikëpamja energjike.

Kështu, në një udhëkryq të rëndësishëm për titullin, ai zgjodhi një 4-1-4-1 elastik që shfrytëzoi burimet e lojës së Napolit dhe i dha Milanit mundësinë për të gjetur një ekuilibër më të mirë në këtë periudhë.

Tonali përpara mbrojtjes dhe topat për Zhirunë me mundësinë për të shfrytëzuar më mirë të majtën e Benaserit në zonat e nxehta. Hileja funksionoi mirë, por mbetet për t’u parë nëse do të bëhet formula e re fikse.

REGJIA MES SHTYLLAVE – Një pasim milimetrik nga Majk Menja, një gol i shkëlqyer nga Rafa Leao: ja se si Milani e mposhti Sampdorian në ndeshjen e 13 shkurtit, falë aftësive të portierit dhe sulmuesit. Pioli nuk e ka të panjohur këtë lloj modeli.

Goli i portugezit erdhi pas tetë minutash, teksa sezonin e kaluar, të njëjtit lojtar, iu deshën vetëm 6 sekonda e 76 të qindtat për të shënuar kundër Sasuolos. Për të përfituar nga shpejtësia dhe aftësia e portugezit në ndalesa, pasimet e gjata të Menjasë janë ideale dhe zgjidhja provohet shpesh në ndeshje, madje edhe me shokë të tjerë të skuadrës.

Portieri u dallua menjëherë te Milani si një element me personalitet, i aftë për të lexuar lojën dhe për të ndërtuar aksione nga prapavije edhe në një mënyrë disi ekstreme.

Etiketa: Milan

Lajme të lidhura

SPORT

Zachary Athekame zyrtarisht te Milani, kontratë 5-vjeçare

16:04 : 15/08/2025
SPORT

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Milani gjen qendërmbrojtësin e ri, prezanton ish-futbollistin e Juventusit

18:24 : 13/08/2025
SPORT

Hojlund kërkon largimin nga Man.United, Milani bën ofertën e parë për sulmuesin

17:17 : 13/08/2025
SPORT

Milani bën lëvizjen e radhës në merkato, mbrojtësi belg firmos për pesë sezone

15:51 : 12/08/2025
SPORT

Nuk bën pjesë në planet e Luis Enrique, Milan interesohet për mesfushorin e PSG-së

21:24 : 06/08/2025
Para

Rritja e çmimeve, qindra qytetarë protestë poshtë zyrës së Edi Ramës (VIDEO)

TË GJITHA

TikTok u mbyll, por adoleshentët vazhdojnë të vriten

18:55 : 17/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Avokati i autorit: Ngjarje e çastit, autori shprehu pendesë

18:35 : 17/08/2025

Liderët europianë dhe Zelensky diskutojnë para takimit me Trump në Uashington

18:14 : 17/08/2025

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari përlotet në gjykatë: Ishte grindje e momentit

17:55 : 17/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, gjykata lë në burg autorin dhe familjarët e tij

17:37 : 17/08/2025

Itali/ 20-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë në Peruxhia

17:17 : 17/08/2025

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

16:54 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com