• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmenduria e çmimit të karburantit

23:27 : 09/03/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI

Nga Armand Mala*

Të gjithë jemi dëshmitarë që në këto ditë të fundit çmimi i karburantit po rritet në mënyrë drastike.

Rritja tashme nuk është më me 1 apo 2 leke për litër sikundërs jemi mësuar, por ndryshon me 30-40 lekë për litër ndërkohë që ju udhëtoni nga njëra pikë e karburantit në pikën tjetër. Aktualisht jemi duke u përballur me rekorde historike të çmimit të karburantit, tabelat janë stampuar në 250-260 leke/ litër.

Po përse kushton kaq shumë karburanti?

Janë disa arsye që ndikojnë në rritjen e çmimit.

Lexo edhe:

Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

Shpërthen depo e karburantit në afërsi të Moskës, flakët mbulojnë 20 mijë metra katrorë tokë

Normalisht arsyeja kryesore është çakordimi total i tregjeve globale si rezultat i luftës në Ukrainë, ku çmimi i naftës bruto pësoi një rritje 40-45% duke kapur shifrat $120 për fuçi nga një çmim $80-$90 që ishte vetëm 1 muaj më parë. Paniku i krijuar në mbarë boten, gjithashtu është një arsye shumë e fortë. Në situatë paniku burimet e energjisë janë thelbësore, dhe si një i tillë, karburanti, ndikohet masivisht nga paniku dhe pasiguria qe po mbizotëron botën. Arsye të tjera janë: pandemia, sanksionet ndaj Rusisë, etj.

Arsyet e mësipërme janë në nivel global dhe nga ato faktorë prekemi të gjithë. Në vendin tonë përveç faktorëve të mësipërm që janë jashtë kontrollit të qeverisë tonë, janë dhe disa elemente që qeveria mund të ndërhyjë. Kujtojmë që për çdo litër nafte të tregtuar në vendin tonë, qeveria grumbullon:

Akcizë 37 lekë/litër.
Taksë qarkullimi 27 lekë/litër.
Takse karboni 3 lekë/litër
Të tjera taksa (rilicencimi, markimi, skanimi, etj) 9-12 lekë/litër.
TVSH 20%
TAKSE ABUZIMI (po e bëj bold këtë, pasi për rritjen e kordinuar me 30-40 lekë për liter nga të gjithë operatorët njëherazi brenda pak oresh nuk gjej dot shpjegim tjetër)
Duke bërë një verifikim të çmimeve në rajon (shiko tabelën në fund), vëmë re që në të gjitha shtetet çmimi i karburanteve ka pësuar rritje domethënëse, dhe në një mënyrë a një tjetër duhet gjithsecili nga ne të marrë masat (në nivel mikroekonomik) ta përballojmë me sukses këtë situatë.

A mundet që arsyet e mësipërme ti japin qeverisë legjitimitetin të rrijë duar kryq?

Në mënyrë absolute jo! E para, pa u futur fare në analizë të çmimit të karburantit dhe në zërat e taksave që rëndojnë atë, prisnim nga Ministri apo Kryeministri qe minimalisht të kërcënonte me hetim këdo operator që abuzon çmimet e karburantit…kjo nuk ndodhi. Në vend të kësaj qeveria zgjodhi të na tregojë që jemi në luftë e që gjithsecili nga ne duhet të “shtrëngojë dhëmbët”, që për të kaluar këtë moment të vështirë të gjithë duhet të sakrifikojmë diçka. Pa dashur të kapemi me fjalët “që për të kaluar këtë moment të vështirë të gjithë duhet të sakrifikojmë diçka”, a nuk duhet qe edhe qeveria të sakrifikojë diçka, ndoshta duke parë nivelet e taksimit të karburantit? A nuk duhet që edhe tregtuesit e karburanteve duhet të sakrifikojnë diçka? Te paktën të sakrifikojnë pak nga “Taksa e Abuzimit”, pasi të kërkojmë që të sakrifikojnë nga marzhi i tyre i fitimit më duket i tepërt në këto ditë “kaq të vështira” për ta.

Sa për statistike vetëm 60% e karburantit shkon për konsum për vënien në lëvizje të motomjeteve, pjesa tjetër prej 40% është lëndë e parë për shumë industri përpunuese, prandaj me shtrenjtimin e karburantit duhet të presim shtrenjtim në çdo hallkë ku ai është input në mënyrë të drejtpërdrejtë, e disi më pak ne ato industri ku nuk është në mënyrë direkte.

Tabela me çmimet e karburantit*

Shteti Çmimi ne lek**

Shkurt 2022 Çmimi 9 Mars
Maqedonia 149.1 175
Mali i Zi 165.9 200
Shqipëria 185 260
Kosova 140.7 227.5
Serbia 164.85 187.5
Greqia 213.15 275
Italia 234.15 243.75

/Monitor/

Lajme të lidhura

RAJONI

Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

13:51 : 08/06/2025
BOTA

Shpërthen depo e karburantit në afërsi të Moskës, flakët mbulojnë 20 mijë metra katrorë tokë

13:42 : 08/06/2025
AKTUALITET

38-vjeçari i thyen xhamin e makinës dhe sulmon fizikisht shoferin në Durrës, i merr çantën me para

13:34 : 08/06/2025
AKTUALITET

Ra nga tarraca e pallatit në Yzberisht, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

13:16 : 08/06/2025
SPORT

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

13:09 : 08/06/2025
AKTUALITET

Hodhën gota kartoni në fushë, arrestohen dy tifozë. Në pranga dhe një punonjës sigurie

13:09 : 08/06/2025
Para

Ja pse u rrit çmimi i naftës dhe kur pritet të ulet

TË GJITHA

Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

13:51 : 08/06/2025

Shpërthen depo e karburantit në afërsi të Moskës, flakët mbulojnë 20 mijë metra katrorë tokë

13:42 : 08/06/2025

38-vjeçari i thyen xhamin e makinës dhe sulmon fizikisht shoferin në Durrës, i merr çantën me para

13:34 : 08/06/2025

Ra nga tarraca e pallatit në Yzberisht, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

13:16 : 08/06/2025

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

13:09 : 08/06/2025

Hodhën gota kartoni në fushë, arrestohen dy tifozë. Në pranga dhe një punonjës sigurie

13:09 : 08/06/2025

U bllokua në plazhin e Akuariumit pas dëmtimit në këmbë, shpëtohet turisti amerikan/ VIDEO

12:55 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com