• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha në vështirësi, të besuarit i kërkojnë largimin/ Ja çfarë raporton VOA për përplasjet në PD

12:32 : 08/03/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në Shqipëri, kryetari demokrat Lulzim Basha është vënë përpara përgjegjësisë për humbjen e thellë që PD pësoi në zgjedhjet e pjesshme vendore të së dielës. Në mbledhjen e grupit parlamentar, e cila zgjati deri pas mesnate, deputetë të ndryshëm i kanë kërkuar atij dorëheqjen.

Burime nga brenda mbledhjes kanë bërë të ditur se një pjesë e mirë ka propozuar gjetjen e një zgjidhjeje për një bashkim me pjesën tjetër të demokratëve që mbështesin lëvizjen e ish kryeministrit Sali Berisha.

Në votimet e së dielës, përfaqësuesit e Partisë Demokratike, përveç Rrogozhinës dhe Dibrës, ku kandidati Luan Haka, u nda me disa dhjetra vota nga i dyti në garë, të të katër bashkitë e tjera, grumbulluan shumë më pak vota se kandidatët e propozuar nga zoti Berisha dhe mbështetësit e tij.

Zoti Basha mësohet të ketë deklaruar në mbledhjen e grupit parlamentar se “6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosëm para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje”, duke akuzuar në këtë mënyrë presidentin Ilir Meta se kishte dekretuar papritur zgjedhjet e pjesshme të cilat ai i kishte mbajtur të bllokuara për një kohë të gjatë.

Edhe në deklaratën e djeshme për mediat, zoti Basha u përpoq që të gjente shkaqet e humbjes jashtë përgjegjësisë së Partisë Demokratike. Por deputetë të ndryshëm nuk kanë qenë të këtij mendimi. Madje nënkryetari i parlamentit dhe një nga 4 nënkryetarët e PD Agron Gjekmarkaj, ka njoftuar dorëheqjen nga të gjithë funksionet politike, në shenjë përgjegjësie për rezultatin. “Të bëjë një hap pas Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 15 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Sot ditë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 38 gradë

Ne po rrezikojmë të shuhemi, unë e ndiej dhe marr përgjegjësi. Kam ndier mërzitjen njerëzve para fytyrës sime, ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive. Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve. Të bëhet garë, gara nxjerr lider”, shkruajti ai në Facebook, ndërsa më herët gjatë ditës kishte folur për “një humbje tronditëse”, për të cilën sipas tij “çdo justifikim është i papranueshëm”.

Zoti Basha mësohet të ketë deklaruar se “dy rrugë ka. Ose rrimë bashkë e bëjmë riorganizim ose ja dorëzojmë Sali Berishës. Synimi Berishës është ta marrë PD-në për t’u mbrojtur nga non grata”.

Nga mjaft deputetë është këmbëngulur që si zgjidhje të hapet një garë për një kryetar të ri në Partinë Demokratike, në të cilën as Basha e as Berisha të mos marrin pjesë. Kryetari demokrat mësohet të ketë qenë në pozita mbrojtëse thuajse gjatë gjithë kohës, pa lëshuar pe’ ndaj propozimeve të ndryshme.

Zoti Basha u përball me një valë të fortë kritikash shumë të ashpra dhe kërkesa për dorëheqje, edhe pas humbjeve të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, por edhe pas vendimit të tij për të lënë jashtë grupit parlamentar demokrat zotin Berisha, për shkak të shpalljes së tij non grata nga Shtetet e Bashkuara.

Por këtë herë, ai duket se është në një pozitë shumë më të vështirë, pasi trysnia po i vjen nga njerëzit që i besuan atij, në të dyja rastet./VOA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 15 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 15/07/2026
AKTUALITET

Sot ditë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 38 gradë

08:09 : 15/07/2026
Botërori 2026

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026
SHOW BIZ

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
Para

Lufta në Ukrainë/ Aktorja rrëfen takimin me babain pas disa ditësh luftë: Përjetuam momente të tmerrshme

TË GJITHA

Këmbimi valutor 15 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 15/07/2026

Sot ditë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 38 gradë

08:09 : 15/07/2026

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş