• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Votim familjar, përplasje fizike dhe përfshirja e administratës, ja incidentet e zgjedhjeve të 6 marsit

21:49 : 06/03/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Sot në 6 Bashki, Shkodër, Durrës, Vorë, Dibër, Lushnje dhe Rrogozhinë, janë zhvilluar zgjedhjet e pjesshme vendore ku qytetarët kanë zgjedhur kryebashkiakët e rinj.

E ndërsa pritet të fillojë numërimi në 5 bashki, Vora tashmë ka shpallur rezultatin, pasi është aplikuar numërimi elektronik.

Në zgjedhjet e sotme tërhoqi vëmendjen pjesëmarrja tepër të ulët të qytetarëve. Shkaqet kanë qenë të ndryshme duke filluar nga kushtet e këqija atmosferike, tek shpopullimi dhe tek fakti se shumë prej qytetarëve nuk i kanë konsideruar të rëndësishme këto zgjedhje pasi kanë një mandat një vjeçar.

Edhe pse në dukje u përshkrua si një proces i qetë votimi, nuk kanë munguar edhe shkeljet dhe parregullsitë e deri tek incidentet në këto zgjedhje të pjesshme të vlefshme për 6 bashkitë, Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë.

Incidentet kanë nisur së pari në bashkinë e Vorës, ku komisionerët e PD nuk janë paraqitur në qendrat e votimit, me pretekstin se nuk po lejoheshin nga komisionerët e PS dhe të “Shtëpisë së Lirisë”. Lidhur me këtë incident, nënkryetarja Jorida Tabaku depozitoi edhe një padi. KQZ u shpreh se komisionerët nuk mund të ishin persona të cilët nuk banonin në atë zonë ku po votohej.

Lexo edhe:

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

Kushtet e këqija atmosferike e bënë të pamundur transportin e pajisjeve në disa zona të thella të Shkodrës, ku edhe disa prej komisionerëve nuk u paraqitën në qendrat e votimit. Lidhur me këtë problem u shpreh edhe kreu i KQZ, Celibashi i konfirmoi faktin se 3 qendra votimi në Shkodër nuk janë hapur, për shkak të pamundësisë së komisionerëve për të mbërritur, pasi rruga ka qenë e bllokuar nga bora. Ai pranoi mundësinë se zgjedhjet mund të përsëriten. Në rast se në rezultatin final të 3 kandidatëve të Shkodrës do të ketë një diferencë më të vogël se ajo prej 1177 votash, që ka pasur votues në 3 qendrat ku është anuluar votimi, atëherë zgjedhjet do të duhet të përsëriten në të gjithë Bashkinë e Shkodrës.

Në Durrës, pati një përleshje fizike në qendër votimi, ku një prej komisionerëve të PD, deklaroi se ishte goditur me grushta nga ana e një mbështetësi të koalicionit të “Shtëpisë së Lirisë”. Gjithashtu në Durrës ka pasur një angazhim të punonjësve të Bashkisë dhe Policisë Bashkiake, si dhe një grupi militantësh socialistë, që intimidonin zgjedhësit.

Në Lushnjë përveç denoncimit se 20 prej qytetarëve nuk e kishin emrin në listën e votuesve, ka patur edhe një denoncim nga deputeti demokrat, Luan Baçi i cili publikoi një video ku sipas tij kryetari i Njësisë Vendore Allkaj në Lushnje, mban në duar listat e votuesve, duke shënuar se kush paraqitet dhe kush jo për të votuar.

Një tjetër incident u shënua në Lushnjë ku një prej qytetarëve u paraqit duke votuar edhe për nënën e tij, duke bërë që më pas ajo votë të shpallej e pavlefshme në procesverbal.

Në Dibër, e cila ishte edhe bashkia me pjesëmarrjen më të madhe të votuesve, ka patur një denoncim sa i përket ish kryetares së këshillit bashkiak, e cila udhëzonte votuesit për të votuar kandidatin socialist.

Ndërsa pas përfundimit të procesit të votimit, policia ka shpallur në kërkim 40 vjeçarin Kudret Ferruku 40 vjeç, i cili ka goditur me sende të forta sekretarin e qendrës së votimit Qemal Spahiu i PS.

Gjithashtu në Dibër raportohet edhe për një kuti votimi të dëmtuar, e cila mund të shpallet e pavlefshme.

Në Rrogozhinë, duket se ka pasur një proces të qetë, pasi nuk raportohet për incidente.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025
SPORT

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025
BOTA

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025
AKTUALITET

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025
SPORT

Boni debuton me gol, Interi përmbys me 10 lojtarë Monakon

22:07 : 08/08/2025
RAJONI

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025
Para

Nis sezoni i Moto GP, garën e parë e fiton...

TË GJITHA

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025

Boni debuton me gol, Interi përmbys me 10 lojtarë Monakon

22:07 : 08/08/2025

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Jim Lovell, komandanti i Apollo 13

21:43 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com