Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën 1 qytetar si pasojë e Covid-19, ndërsa janë evidentuar 102 raste të reja nga 1429 testime të realizuara.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja janë evidentuar në këto Bashki:
38 në Tiranë, 8 në Fier, 5 në Berat, 4 në Vlorë, Devilnë, Sarandë, Elbasan, 3 në Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, Lushnje, Gjirokastër, 2 në Kukës, Tropojë, Kavajë, Patos, Prrenjas, 1 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Dropull, Përmet, Korç, Maliq, Pogradec, Devoll, Dimal.
Në të gjithë vendin janë 1570 pacientë aktivë me COVID-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; një qytetare nga Berati 74- vjeç.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar 125 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,083 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (05 Mars 2022)
Raste të reja ditore          102
Të shëruar në 24 orë        125
Të shtruar në spitale         44
Humbje jete në 24 orë        1
Testime ditore                 1,429 
Testime totale               1,750,981
Raste pozitive                 272,132
Raste të shëruara           267,083
Raste Aktive                       1,570
Humbje jete                         3,479 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë              446
Fier                   277
Elbasan           125
Lezhë               188
Vlorë                109
Kukës              107
Berat                101
Shkodër            90
Gjirokastër       60
Korçë                43
Durrës               19
Dibër                  5
	    	













