• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmimi i karburanteve, mbi 1 mijë lekë për litër i keni dhuratë nga Edi Rama

18:30 : 05/03/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Sot në Shqipëri një litër naftë regjistroi çmimin rekord prej 220-230 lekë të reja, minimalisht 30 lekë më shumë për litër se e njëjta datë e muajit shkurt.

Në 5 shkurt në pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve një litër naftë varionte nga 192 në 194 lekë, ndërkohë që një fuçi naftë në tregun ndërkombëtar ishte 90 dollarë.

Sot një fuçi naftë varion nga 107 në 110 dollarë, rritje kjo që shpjegohet me tronditjen e tregjeve si pasojë e sulmit ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe sanskioneve të vendosura ndaj Kremlinit, për të mos u furnizuar me naftë të papërpunuar nga kompanitë ruse.

E ndërsa në bursat ndërkombëtare ka një rritje me rreth 17 apo 20 dollarë për fuçi të çmimit të naftës, krahasuar me 4 shkurtin e 2022, në tregun e brendshëm shqiptar duket se rritja e frikshme e çmimit lidhet së pari me taksat që janë të vendosura nga Qeveria dhe së dyti me abuzimin që tregtarët e naftës bëjnë duke shfrytëzuar luhatjet në bursa.

Lexo edhe:

Iku pa paguar hotelin, në kërkim i riu në Vlorë! 40-vjeçari nën hetim për ngacmim seksual

Himara nën thundrën e betonit masiv, Vangjel Tavo rrit lartësinë e ndërtimeve, bregdeti kthehet në kantier

Për ta thënë më thjesht, sot kompanitë që importojnë naftën në Shqipëri duhet të bindin se kur e kanë bërë furnizimin e fundit, pra me sa dollarë e kanë blerë fuçinë, që sot e tregtojnë në kuotat e 220 apo 230 lekë për litër. A kanë depozita që ruajnë rezervat këto kompani, pasi të shfrytëzosh një situatë luhatjeje në tregun e bursave ndërkombëtare dhe ta pasqyrosh atë me punë orësh në tregun shqiptar, në rastin më të mirë është spekulim me çmimet.

Këtij spekulimi që bëhet ditën për diell, në sytë jo vetëm të publikut, por edhe qeverisë, i shtohet edhe paketa prej 7 taksash, që në total shkojnë mbi 1 mijë lekë të vjetra për litër.

Sot në Shqipëri aplikohen në pikat e shitjes me pakicë këto taksa: akciza (37 lekë), taksa e qarkullimit, (27 lekë), taksa e karbonit, (3 lekë), taksa e rilicensimit, (7-10 lekë). Gjithashtu janë shtuar taksat që arkëtohen nga koncesionarët, si taksa e markimit (1 lekë) dhe skanimit (1.4 lekë). Në fund paguhet dhe tatimi mbi vlerën e shtuar, sa 20% e çmimit final. Përafërsisht, vetëm taksat kalojnë vlerën e 100 lekëve për litër në blerjen e naftës.

Dhe po ti zbresësh çmimit të sotëm këtë 100 lekësh për litër, por jo spekulimin që bëjnë me çmim tregtarët shqiptarë, me siguri që në pikat e karburantit sot do të kishim një çmim rreth 130 apo 140 lekë për litër, ose diçka më shumë, por të përafërt me shumicën e vendeve europiane apo më gjerë.

Askush sot nuk mohon faktin se ka një rritje të çmimeve në nivel global lidhur me naftën, por në asnjë prej vendeve nuk ka një rritje të tillë në pikat tregtimit me pakicë, në nivele si në Shqipëri.

Referuar disa shifrave, sot në Shqipëri, shqiptarët e paguajnë 1 litër naftë rreth 0.70 dollarë më shtrenjtë se sa gjermanët paguajnë për të njëjtën sasi, që do të thotë se minimalisht në Shqipëri nafta kushton 700 lekë të vjetra më shtrenjtë se në Gjermani pa i hyrë këtu cilësisë së saj. Dhe të mendosh se shqiptarët nuk mund të krahasohen me të ardhurat mesatare që kanë gjermanët.

Parashikime të zymta

Sipas analistëve të Wall Street, ekziston vetëm një mënyrë se si çmimet e naftës të bien – duke u rritur fillimisht edhe më shumë. Sipas tyre, kjo situatë ka ardhur pasi nuk ka furnizim të mjaftueshëm për të penguar rritjen e çmimeve të naftës së papërpunuar.

Që nga dita kur Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën, në SHBA ka pasur një rritje të çmimit me 15% krahasuar me nivelet maksimale të 10 apo 14 viteve. Bursat u mbyllën të enjten me 110,46 dollarë për fuçi dhe 107,67 dollarë, respektivisht.

Megjithëse fuqitë globale kanë lëshuar një sërë sanksionesh që deri më tani nuk kanë synuar eksportet e naftës dhe gazit rus, kompanitë po shmangin naftën ruse – duke shtrënguar tregun që tashmë po përpiqet të mbante kërkesën që përafërsisht është rikthyer në nivelet para pandemisë.

Të enjten, analistët e JP Morgan thanë se Brent duhet të rritet në 120 dollarë për fuçi dhe do të qëndrojnë për muaj të tërë në këto kuota për të nxitur uljen e kërkesës.

Për më tepër, banka thotë se nëse ndërprerja e vëllimeve ruse zgjat gjatë gjithë vitit, Brent mund ta mbyllë vitin 2022 me 185 dollarë për fuçi, duke bërë që kërkesa të bjerë me rreth 3 milionë fuçi në ditë (bpd).

Vendet konsumatore globale janë përpjekur të sigurojnë furnizim adekuat të naftës pas sanksioneve ndaj Rusisë, e cila eksporton 4 milionë deri në 5 milionë fuçi naftë bruto, e dyta në botë pas Arabisë Saudite.

Të martën, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se do të çlirojë 60 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës.

Në SHBA, që është edhe konsumatori më i madh i karburanteve, 1 gallon (3.7 litra) ishte në kuotën e 4 dollarëve, ndërkohë që mesatarja aktuale kombëtare është 3,73 dollarë për gallon, sipas Shoqatës Amerikane të Automobilave.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Iku pa paguar hotelin, në kërkim i riu në Vlorë! 40-vjeçari nën hetim për ngacmim seksual

14:50 : 19/06/2025
AKTUALITET

Himara nën thundrën e betonit masiv, Vangjel Tavo rrit lartësinë e ndërtimeve, bregdeti kthehet në kantier

14:49 : 19/06/2025
AKTUALITET

Pasaporta 2030/ Ja turizmi elitar i Edi Ramës (VIDEO)

14:47 : 19/06/2025
AKTUALITET

Mashtroi për një vend pune, SPAK kërkon dënimin me burg për Dritan Lleshin

14:31 : 19/06/2025
AKTUALITET

Drejtonte makinën i dehur dhe u aksidentua, SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD

14:17 : 19/06/2025
AKTUALITET

Nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, kartelet e drogës përdorin manovra të reja për trafikimin e drogës

14:12 : 19/06/2025
Para

Koeficientët thonë shumë, ja si kuotohen në baste Tirana dhe Partizani

TË GJITHA

Iku pa paguar hotelin, në kërkim i riu në Vlorë! 40-vjeçari nën hetim për ngacmim seksual

14:50 : 19/06/2025

Himara nën thundrën e betonit masiv, Vangjel Tavo rrit lartësinë e ndërtimeve, bregdeti kthehet në kantier

14:49 : 19/06/2025

Pasaporta 2030/ Ja turizmi elitar i Edi Ramës (VIDEO)

14:47 : 19/06/2025

Mashtroi për një vend pune, SPAK kërkon dënimin me burg për Dritan Lleshin

14:31 : 19/06/2025

Drejtonte makinën i dehur dhe u aksidentua, SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD

14:17 : 19/06/2025

Nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, kartelet e drogës përdorin manovra të reja për trafikimin e drogës

14:12 : 19/06/2025

Tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente false pasi ishte në kërkim, arrestohet 25-vjeçari

13:47 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com