• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas kritikave nga Rama, reflekton Goro: 3 mln USD për pastrimin e Himarës. Para’ për trajnime dhe spote në TV!

15:22 : 04/03/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama kritikoi hapur kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, për pastrimin e bregdetit. Në një mbledhje me bashkiakë, ai tha se “jam dëshmitar dhe viktimë si një nga qytetarët e shumtë që në periudhën e pushimeve shkoj në Himarë, Dhërmi, s’e konceptoj dot”.

Madje, akuzat ishin të drejtpërdrejta për kreun e Bashkisë, pasi tha se “shikoj mbetjet, zgjoj Jorgon nga gjumi dhe pastaj vjen një dum-dum”. Por, çfarë po bën Goro pas “tërheqjes së veshit”?! Boldnews.al siguroi dokumentet e një tenderi që po zhvillon kryetari i Bashkisë së Himarës, i cili ka akorduar plot 3 milionë USD për të pastruar qytetin dhe zonat bregdetare. Pastrimi do të fillojë nga Palasa, ku kanë vilat një pjesë e mirë e oligarkëve dhe politikanëve dhe do të përfundojë në kufi me Sarandën.

Faksimile: Goro ka akorduar plot 3 milionë USD për pastrimin e zonës së Himarës

Sipas dokumenteve që disponon BoldNeës.al, Jorgo Goro ka hapur tenderin me procedurë “mbi kufirin e lartë monetar” dhe me objekt “shërbimi i pastrimit të territorit të Bashkisë Himarë”. Loti i parë është pastrimi i qytetit Himarë dhe loti dy është pastrimi i Njësive Administrative Horë- Vranisht dhe Lukovë. Fondi limit i të dyja loteve është plot 289.674.042 lekë pa TVSH, ose rreth 3 milionë USD me TVSH.

Kohëzgjatja e kontratës është për zbatimin e saj është 36 muaj, pra për të dy lotet. Por, nga dokumentet që disponon Boldnews.al rezulton se pastrimi do të përqendrohet te zonat bregdetare, apo më saktë te resortet luksoze që janë ndërtuar dhe po ndërtohen në bregdetin e Himarës. Apo më saktë, i fshatrave turistikë të oligarkëve apo vilave të biznesmenëve dhe politikanëve, të cilat janë me shumicë në atë zonë.

Lexo edhe:

Vrasja në Komunën e Parisit, policia zbulon të shkuarën e autorit

Netanjahu urdhëron sulme të reja në Rripin e Gazës


Faksimile: Krahas pastrimit, Goro do që të edukojë banorët himariotë që të mos hedhin plehra vend e pavend

Krahas specifikimeve se çfarë parashikohet të pastrohet, Jorgo Goro ka futur edhe disa zëra shpenzimesh për pastrimin e Himarës. Në dokumentet e tenderit ai shkruan se “nisur nga situata aktuale ambientale e regjimit të mbetjeve dhe përhapja e mbeturinave në mjediset e ndryshme në territorin e bashkisë Himarë, është tepër e nevojshme hartimi dhe implementimi i një plani që lidhet me edukimin publik ambiental të qytetarëve dhe jo vetëm”.

Firma fituese duhet të bëjë disa dëgjesa publike trajnimit të qytetarëve me të rinjtë e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, familjarët e zonave urbane të Himarës, Dhërmiut dhe fshatrave të tjerë. Gjithashtu edhe familjarët e zonave rurale, me përfaqësuesit dhe punonjësit e hoteleve restoranteve dhe bizneseve private. Madje, edhe me nëpunësit dhe specialistëve të bashkisë dhe kryepleqtë si dhe me shoqërinë civile.

Në dokumente shkruhet se “trajnimi dhe aksionet demostrative të parashikuara për edukimin publik ambiental te qytetareve do të shoqërohen edhe me spote publicitare të transmetuara në TV Lokal të qyteteve të Sarandës ose të Vlorës, fletë palosje, postera dhe banderola dhe reklama të ndryshme të dukshme për një pjesë të madhe të komunitetit të bashkisë Himarë”. Pra, edhe për trajnime dhe spote janë parashikuar të shpenzohen para’.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja në Komunën e Parisit, policia zbulon të shkuarën e autorit

09:04 : 29/10/2025
BOTA

Netanjahu urdhëron sulme të reja në Rripin e Gazës

08:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë dhe policë

08:39 : 29/10/2025
BOTA

Erëra deri 200 km/orë, uragani “Melissa” godet Kubën

08:37 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025
BOTA

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

08:20 : 29/10/2025
Para

FOTOLAJM/ Edhe sa mund të durojnë ukrainasit?

TË GJITHA

Vrasja në Komunën e Parisit, policia zbulon të shkuarën e autorit

09:04 : 29/10/2025

Netanjahu urdhëron sulme të reja në Rripin e Gazës

08:49 : 29/10/2025

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë dhe policë

08:39 : 29/10/2025

Erëra deri 200 km/orë, uragani “Melissa” godet Kubën

08:37 : 29/10/2025

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

08:20 : 29/10/2025

Këmbimi valutor 29 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com