• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Frika nga lufta dhe shtrenjtimi i çmimeve, dyfishohen shitjet e miellit në vend

08:49 : 26/02/2022
në AKTUALITET, SOCIALE

Qytetarët në të gjithë vendin, sidomos në Tiranë këto dy ditë kanë shfaqur një kërkesë jo të zakontë për miell në pikat e pakicës. Frika që kanë ngjallur sulmet ruse mbi Ukrainë po krijon panik te qytetarët.

Njësitë e shitjes me pakicë në kryeqytet pohuan se shitjet e miellit u dyfishuan.

“Ka raste ku një familje ka blerë njëherazi dy ose tre kuintalë. I gjithë furnizimi që më parë shitej për dy javë po shitet për dy ditë”, tha Samiu, i cili zotëron një njësi të shitjes me pakicë në zonën e “5 Majit”.

Ai tha se, blerjet e miellit nisën të rriten pas lajmeve se sasitë më të mëdha të grurit vijnë nga Rusia dhe Ukraina.Të njëjtën tendencë pohojnë dhe pika të tjera të tregtimit me pakicë në kryeqytet.

Reagim të ngjashëm patën edhe konsumtorët në rrethe. Edhe në Kosovë, gjatë dy ditëve të fundit, u panë shumë qytetarë që ishin të interesuar për blerje jo të zakonta të miellit.

Lexo edhe:

Eurostat: Inflacioni i nëntorit ishte më i lartë se raportimi i INSTAT

Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën deri në 9 herë më shumë se inflacioni

Nga Rusia vjen 46% e grurit
Shqipëria, gjatë vitit 2021, importoi nga Rusia dhe Ukraina 50% të sasisë vjetore të grurit që vjen nga jashtë.

Nga totali i importeve të drithërave, 46% vijnë nga Rusia, 35% nga Serbia, 4% nga Ukraina dhe pjesa tjetër 15% nga vende të tilla si Franca, Italia etj.

Importuesit pohuan se po bëjnë përpjekje për ndryshimin e burimeve të furnizimit, duke garantuar se nuk do të ketë mungesa në treg, por sipas tyre çmimet do të jenë në varësi të situatës.

Adi Haxhiymeri, i cili drejton Shoqatën e Përpunuesve të miellit, tha se, grosistët kanë rezerva deri në 45 ditë. Ai tha se gjatë dy ditëve të fundit janë gjetur blerës të rinj jashtë Rusisë, në Francë, Hungari dhe deri në Argjentinë.

Qeveria nga ana e saj nuk ka bërë të ditur rezervat me grurë të vendit, sakaq grosistët e grurit pohuan se shteti nuk ka asnjë rezervë. Importuesit sugjeruan se qeveria duhet të kishte marrë masa për të krijuar rezerva me grurë që pas pandemisë.

Rusia e përdori eksportin e grurit për gjeopolitikë duke ndikuar në një rritje artificiale në tregjet ndërkombëtare më 2020.

Çmimi i një ton gruri në ditën e parë të luftës më 24 shkurt u rrit me 5.3%, por çmimi u ul sërish dje, pasi sanksione më pak të ashpra u vunë ndaj Rusisë nga shtetet perëndimore./Monitor/

Etiketa: lufta rusi-ukraineRritja e cmimeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Eurostat: Inflacioni i nëntorit ishte më i lartë se raportimi i INSTAT

14:44 : 19/12/2024
AKTUALITET

Çmimet e prodhimeve bujqësore u rritën deri në 9 herë më shumë se inflacioni

09:27 : 10/12/2024
AKTUALITET

Familjet shqiptare shpenzojnë gati 40% të buxhetit për ushqime, rekord në Europë

13:11 : 04/10/2024
RAJONI

Gjithçka më shtrenjtë në Kosovë, si kanë ndryshuar çmimet e artikujve ushqimorë nga viti 2021

15:57 : 27/09/2024
AKTUALITET

“Do hamë më pak për të jetuar”, korçarët ankohen për rritjen e çmimeve

17:19 : 23/09/2024
AKTUALITET

Rritja e çmimeve në korrik “përzuri” turistët nga hotelet, sidomos vendasit

15:26 : 20/09/2024
Para

Tymi i zi dhe flake pranë Ministrisë së Mbrojtjes, pamjet nga luftimet në Kiev /VIDEO

TË GJITHA

EMRAT/ Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për drejtorët e dosjes “5D”

12:02 : 26/06/2025

VIDEO/ Grabitën 10 biçikleta dhe monopatina në Tiranë, arrestohet një prej autorëve, tjetri nën hetim

11:52 : 26/06/2025

8 vatra gjatë 24 orëve, Emergjencat Civile: Sot pritet nivel rrezik “i lartë” për zjarre në Fier

11:50 : 26/06/2025

Vlorë/ IKMT aksion te “Uji i Ftohtë”, prish pilotat e Moisi Lazajt të hedhura në tokë publike (VIDEO)

11:38 : 26/06/2025

“Petron e nxorën kartelet nga Parlamenti”, Berisha përplaset me Koçin

11:32 : 26/06/2025

40 mijë euro të fituara nga veprimtari kriminale, dy të arrestuar në kryeqytet. Sekuestrohen edhe dy armë

11:21 : 26/06/2025

Berisha: Troplinët e paguan 10 milion euro emërimin e ministrit të Brendshëm

11:09 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com