• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Presidenti ukrainas: Forcat ruse po shënjestrojnë civilët

08:58 : 25/02/2022
në BOTA, KRYESORE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se forcat ruse janë duke shënjestruar zonat e civilëve, ndërkohë që Rusia ka shtuar sulmet në Kiev, duke nisur trupa dhe tanke nga tri drejtime.

“Ata thonë se objektet civile nuk janë shënjestra. Mirëpo kjo është një tjetër gënjeshtër. Në realitet, ata nuk bëjnë dallim mes zonave ku operojnë”, tha Zelenskyi këtë të Premte.

“Ukrainasit janë duke demonstruar heroizëm” ka thënë ai, duke shtuar se “të gjitha forcat tona po bëjnë gjithçka që është e mundshme” për të mbrojtur njerëzit.

Kryeqyteti ukrainas, Kiev ka lëshuar alarmet pas rinisjes së sulmeve ruse në orët e hershme të së premtes, ka thënë televizioni ukrainas, ndërkohë që autoritetet lokale u kanë bërë thirrje njerëzve të strehohen në ambientet më të afërta.

Zelenskyi ka thënë se Rusia ka rinisur sulmet me raketa në orën 04:00 më 25 shkurt.

Lexo edhe:

Fundi i teatrit mbi rrënojat e Ukrainës dhe transformimi qesharak i Edi Ramës

“Toka është plot me kufoma”/ Dalin pamjet nga beteja e përgjakshme e Soledarit (FOTO)

Ai ka thënë se 137 civilë dhe pjesëtarë të ushtrisë janë vrarë nga sulmet ruse më 24 shkurt.

Shpërthimet janë dëgjuar në Kiev në orët e para të mëngjesit, kur edhe janë lëshuar sirenat.

Ushtria ukrainase ka raportuar luftime të mëdha në zonën Ivankiv, rreth 60 kilometra në veriperëndim të Kievit.

“Dita më e rëndë do të jetë sot. Plani i armikut është të arrijë me tanke nga Ivankiv dhe Çernihiv në Kiev”, ka thënë këshilltar i Ministrisë së Brendshme ukrainase, Anton Gerashchenko në një postim në Telegram.

Zelenskyi ka thënë se e kupton që trupat ruse e kanë shënjestër, mirëpo është zotuar se do të qëndrojë në Kiev.

“Armiku më ka shënjuar si shënjestrën e parë. Familja ime është shënjestra e dytë. Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën në aspektin politik duke e shkatërruar kreun e shtetit”.

“Unë do të qëndrojë në kryeqytet. Familja ime është po ashtu në Ukrainë”, ka thënë ai.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

/Rel/

Etiketa: Volodymyr Zelenskiy

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fundi i teatrit mbi rrënojat e Ukrainës dhe transformimi qesharak i Edi Ramës

19:21 : 05/03/2025
BOTA

“Toka është plot me kufoma”/ Dalin pamjet nga beteja e përgjakshme e Soledarit (FOTO)

14:37 : 10/01/2023
Foto: Emisioni "Rudina"
BOTA

Data 2 dhe 3 do përcaktojë triumfatorin/ Si e parashikon Meri Shehu luftën Rusi-Ukrainë?

09:03 : 01/03/2022
Para

Sondazhi/ Ja kush i fiton zgjedhjet e 6 Marsit në Shkodër

TË GJITHA

Avokati dhunon rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës

13:14 : 10/10/2025

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

13:10 : 10/10/2025

Grabiti shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, arrestohet shqiptari në Greqi

13:04 : 10/10/2025

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025

Seanca për Liridona Ademajn/ Dëshmia e Valon Llukës: Murseli më telefonoi menjëherë pas vrasjes

12:53 : 10/10/2025

Vjeshta do të tregohet bujare në dashuri për këto 2 shenja

12:39 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com