• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria dënon sulmin e Rusisë mbi Ukrainën, por dështon të miratojë një rezolutë

23:04 : 24/02/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Parlamenti shqiptar nuk arriti të enjten që të gjente konsensus për të miratuar një rezolutë të përbashkët si qëndrim të Shqipërisë ndaj sulmit të Rusisë në Ukrainë. Rezoluta u propozua nga deputetë të opozitës, por deputetët dhe ministrat e mazhorancës qeverisëse e quajtën të panevojshme.

Që në nisje të seancës plenare, deputeti Tritan Shehu propozoi që të shmangej rendi i ditës dhe të diskutohej për sulmin rus në Ukrainë dhe në fund të diskutimeve të dilej me një rezolutë të fortë të përbashkët. “Sot ndodhemi para një agresioni të madh të demokracisë në Europë, i cili rrezikon dhe rajonin tonë,” tha ai.

Por Mimi Kodheli, e cila mban detyrën e zv/presidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, tha se shteti kishte mekanizma të tjerë për të mbajtur qëndrim.

“Shteti shqiptar ka shumë mekanizma duke nisur nga presidenti, që mbledh këshillin e sigurisë apo raportime të kryeministrit e ministrave, po sigurisht ka dhe të drejtën të bëjë rezoluta,” tha ajo duke kërkuar kryetares së Kuvendit që seanca të vijojë normalisht.“Shqipëria është vend i NATO-s dhe i merr vendimet tjetërkund për këtë gjë,” tha ajo.

Kryeparlamentarja e hodhi në votim propozimin e Kodhelit dhe me votat e mazhorancës u vijua me rendin e ditës së parlamentit.

Lexo edhe:

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

Por opozia iu rikthye kësaj çështje sërish gjatë seancës. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, si dhe kundërshtari i tij brenda partisë, Sali Berisha, mbajtën të njëjtin qëndrim duke kërkuar që Kuvendi të mos anashkalonte diskutimin e e ngjarjes më të rëndësishme.

“Thirrja ime është e qartë dhe e paekuivok ndaj strukturave përgjegjëse të ekzekutivit, veçanërisht duke patur parasysh rolin tonë dyvjeçar që sapo ka nisur në Këshillin e Sigurimit, i drejtohet kreut të qeverisë, i drejtohet të gjithë institucioneve,” tha Basha. Ai tha se nuk po kërkonte ta politizonte çështjen, por kërkoi një “reagim të fuqishëm, aspak rutinor ndaj një akti të pashembullt agresioni”, që sipas tij, kërcënon jo vetëm rendin botëror, por “ndodh në një kontekst aspak të qetë dhe për rajonin tonë e në veçanti për interesat tona kombëtare edhe në raport me Republikën e Kosovës”.

Bashës iu përgjigj ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila e vlerësoi qëndrimin e opozitës dhe tha se “qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat dhe është pranë aleatëve tanë në NATO”. “Jemi bashkë në këtë, nuk ka asnjë arsye për të vënë në dyshim qëndrimin e fortë të Shqipërisë,” shtoi ajo.

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, refuzimi i mazhorancës për të dalë me një rezolutë në parlament e barazonte atë me “parlamentin e Rusisë së vogël, Serbisë”. “Si mund të justifikohet ky qëndrim? Kjo është dëshmi e vasalitetit të plotë ndaj Beogradit,” tha ai.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi akuzoi opozitën se po e politizonte këtë diskutim dhe se ishte qeveria ajo që mbante qëndrim në emër të vendit.

“Unë nuk shoh rezoluta parlamentare, sot po flasin qeveritë në emër të vendeve të tyre. Do t’ju lutesha që këtë çështje të mos e përdorim në politikë. Do të thoja që dhe çështje të tjera që shtrembërohen në një situatë ku duhet të tregojmë se dimë të reagojmë edhe përballë situatave të mëdha,” tha Peleshi duke iu drejtuar kolegëve të opozitës.

Për këtë çështje foli dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka që bëri një bëri një raportim për rolin e Shqipërisë në NATO dhe Këshillin e Sigurimit si anëtare e përkohshme duke theksuar se “Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të hapur, të qartë dhe të argumentuar ndaj politikës ruse në rajon dhe më gjerë, qëndrim që përputhet me atë të ShBA dhe BE dhe që e bën këtë qëndrimi të vendit tonë të dallueshëm në rajon”.

Ndësa për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, konflikti Rusi-Ukrainë mund të sjellë probleme për ekonominë shqiptare për shkak të importeve nga Serbia. Ajo propozoi që “ministria e Bujqësisë dhe komisioni i emergjencave duhet të jenë të gatshëm duke pasur parasysh që furnizimi i Shqipërisë pjesën më të madhe e ka nga Serbia me ushqim”.

Pasi deputetët nuk gjetën gjuhën për të futur në rend dite një rezolutë për dënimin e sulmit rus, Presidenti Ilir Meta njoftoi se do të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare. /BIRN/

Lajme të lidhura

SPORT

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025
AKTUALITET

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025
BOTA

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025
SPORT

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025
BOTA

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025
Para

Lufta Rusi-Ukrainë, ndikimet kryesore në tregun shqiptar/ Ja sa mund të shkojë nafta

TË GJITHA

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com