• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nord Stream 2”, gazsjellësi i ri është arma (e vetme) e Europës kundër Putin

15:34 : 24/02/2022
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE

Përgatiti Boldnews.al

Gazeta italiane “Corriere della Sera” mbështet idenë se Perëndimi mund të ndalojë inkursionin e Rusisë kundër Ukrainës, nëpërmjet sanksioneve ekonomike dhe, sidomos, bllokimit të nisjes nga puna të gazsjellësit “Nord Stream 2”, që i lejon Moskës të shesë gaz siberian në Kontinentin e Vjetër.

***

Në 4 të mëngjesit të së Enjtes, Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi sulmin ushtarak mbi Ukrainën.

Për Perëndimin, nga Europa deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i vetmi mjet për të kundërshtuar mësymjen e Moskës është vendosja e sanksioneve të rënda ekonomikë, në një kohë kur nuk mendohet të përfshihen ushtarakisht në luftime.

Lexo edhe:

No Content Available

Kjo është arsyeja që gazsjellësi nënujor, “Nord Stream 2” 134 kilometra i gjatë, i cili ende nuk është vënë në funksion, mund të jetë arma e NATO-s për të goditur Rusinë.

Kancelari gjerman, Olaf Sholtz, pak ditë më parë, deklaroi ngrirjen e procesit të autorizimit për Nord Stream 2, një gjigand nënujor që lidh Rusinë me Gjermaninë dhe garanton transportin e gazit në Europë.

Në këtë mënyrë, u bllokua infrastruktura për të dyfishuar gazsjellësin Nord Stream 1, i cili ishte inauguruar në vitin 2011. Por, sa kushton në këto kohë lufte bllokimi i gazsjellësit që i intereson maksimalisht Vladimir Putinit, në skemën gjeopolitike?

Origjina e dy gazsjellësve

Shumëkush mendon se Gjermani luan një rol vendimtar në krizën e Ukrainës. Por, e nisim ng origjina.

Projekti “Nord Stream” është shpallur në fund të viteve ’90 dhe u mbështet nga gjerman, Gerhard Shrëder, kancelar i Gjermanisë në vitet 1998 deri në 2005. Kjo nuk duket rastësore tashmë.

Shrëder është sot anëtar i Këshillit Administrativ të “Nord Stream 2 AG”, konsorciumu që po ndjek punimet e gazsjellësit të ri. Po ashtu, ish-kancelari është anëtar i bordit të “Gazprom”, grupi rus i gazit, i kontrolluar nga Kremlini zyrtar, që është gjithashtu edhe ortak në konsorciumin e gazsjellësit të ri.

Tashmë janë ndërtuar dy gazsjellës binjakë; njëri është në funksion prej vitesh; i dyti është ndërtuar, por ende nuk ka marrë miratimin.

Punimet e dy gazsjellësve

Gazsjellësi numër 1 ishte projektuar për të qenë simbol i raporteve të mira ndërmjet Berlinit dhe Moskës. Ai nisi funksionimin në 6 Shtator 2011, ndërkohë që punimet për “Nord Stram 2” nisën në vitin 2013 dhe përfunduan në 2021.

Projekti i “gazsjellësit binjak” ka avancuar gjatë mandatit të Angela Merkel, megjithë kundërshtimin e Shtëpisë së Bardhë, e cila i frikësohej varësisë së Bashkimit Europian nga Rusia për burimet e energjisë.

Një Marrëveshje mes Berlinit dhe Uashingtonit parashikonte, jo rastësisht, që gazsjellësi do të pezullohej, në rast të veprimeve ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës.

Me sulmin rus kundër Kievit, fati i gazsjellësit tashmë duket se është i shënuar. Që do të thotë se bllokimi i tij është një dëm i rëndësishëm për Moskën.

“Nord Stream 2”, i cili ka kushtuar 11 miliardë dollarë, është ndërtuar nga një konsorcium, me ortak maxhoritar kompaninë shtetërore ruse “Gazprom”.

Gazsjellësi 2 kalon paralel me “Nord Stream 1” , poshtë Detit Balltik dhe kalon nga bregu baltik i Rusisë deri në Greifsvald, në Gjermani.

Ai mund të transportojë 55 miliardë metra kub gaz në vit, sasi që mbulon konsumin e mbi 25 milionë familjeve. Për momentin, struktura është gati për të hyrë në funksion.

Në 29 Dhjetor 2021 përfundoi procedura “gaz-in”, mbushja e tubave me gaz.

“Gazprom-i” rus është aksioneri më i madh në projektin mbi 10 miliard euro. Në ortakërinë e “Nord Stream 2” janë edhe kompaninë gjermane “Uniper” e “Wintershall”, francezja “Engie”, anglo-hollandezja “Shell” dhe austriakia “Omv”.

Projekti po pret zhvillimet në krizën ukraniase.

Rëndësia gjeopolitike

Tashmë, projekti “Nord Stream 2” është sot arma gjeopolitike në duart e Perëndimit. Kalimi i gazsjellësit të dytë poshtë Balltikut, do t’i lejonte Rusisë që të dërgonte gaz në zemër të Kontinetit të Vjetër, duke anashkaluar Ukrainën dhe tarifat e saj të tranzitit.

Kievi, me nisjen e funksionimit të “Nord Stream 2”, do të humbasë deri në 1.5 miliardë euro në vit nga pagesat e tranzitit.

Gjermania, nga ana tjetër, me nisjen e projektit “Nord Stream 2” do të shndërrohej në një “tub strategjik” për gazin në Europë.

Nga qyteza Greifsëald, në të cilën është pika hyrëse e gazit siberian në Gjermani, nisen gjithashtu edhe disa linja të tjera të rëndësishme të transportit të gazit drejt Europës Qendrore, vendeve të Detit të Veriut dhe në drejtim të Jugut, ku bashkohen me tubat austriakë.

Problemet për Putin

Bllokimi i “Nord Stream 2”, për të cilin miratimi final pritet nga Komisioni Europian, përbën një dëm të rëndë ekonomik për Moskën, duke ndaluar shitjen e gazit të saj nëpërmjet këtij kanali.

Kremlini, deri pak ditë më parë, shpresonte që frenimi i “Nord Stream 2” të ishte i përkohshëm.

Ndërkohë, Gjermania importon rreth 40 përqind të gazit nga Rusia dhe, më shumë se njëherë, Ministria gjermane e Ekonomisë ka ngritur alarmin se rezervat e gazit në vend janë në nivele “shqetësuese”.

Lufta në Ukrainë, e cila do të shoqërohet edhe me sanksione të shpejta për Rusinë e Putinit, ka ngritur shqetësimin edhe për sipërmarrje të ndryshme, të cilat punojnë me kompani ruse.

Në ditën e parë të sulmit kundër Ukrainës, monedha ruse, Rubla, shënoi rënie të fortë në bursë, ndërsa çmimi i gazit kaloi 100 dollarë për fuçi dhe ai i gazit ka nisur “fluturimin”.

Etiketa: gazsjellësi i ri është arma (e vetme) e Europës kundër Putin“Nord Stream 2”

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Tenori shqiptar kujton performancën në Rusi: Nuk e meritojnë një përfaqësues si Putini

TË GJITHA

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Shtohen incidentet nga monopatinat

20:25 : 08/06/2025

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

20:13 : 08/06/2025

Pagë 45 milionë Euro në sezon, Osimhen vendos për të ardhmen

20:07 : 08/06/2025

Ofrohen 73 mijë dollarë për atë që tregon se kush ishte pas sulmit ndaj Turbayt

19:57 : 08/06/2025

I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

19:54 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com