• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Eksportet e zarzavateve të serrave ranë 14% në janar

08:00 : 22/02/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Eksportet e grupit të ushqimeve u rritën me 28% në muajin janar, por eksporti i prodhimeve të serrave i përfaqësuar nga zarzavatet pësoi rënie me 14% sipas të dhënave të INSTAT për ecurinë e tregtisë me jashtë në muajin e parë të këtij viti.

Eksportet e ushqimeve u nxitën nga eksporti i peshkut të freskët dhe atij të përpunuar, por treguesi që lidhet me zhvillimet në bujqësi tregoi dobësi të theksuar këtë vit.

Të ardhurat nga shitja e prodhimeve të serrave (zarzavatet) zbritën në 278 milionë lekë në janar 2022 nga 324 milionë lekë në janar 2021 duke shënuar rënie të fortë. Të njëjtin trend ndoqi edhe eksporti i zarzavateve të përpunuara, të cilat pas një rritje domethënëse vitet e fundit shënuan rënie vjetore të eksporteve me 8 për qind në muajin janar.

Ulja e eksporteve të zarzavateve u lajmërua me herët nga fermerët dhe tregtarët. Shkaqet lidhen me situatën e vështirë që është duke kaluar sektori i bujqësisë, nga rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe çmimet e ulëta të shitjes nga ana tjetër. Fermerët në zonat më prodhuese të vendit kanë lajmëruar se këtë vit sipërfaqja e kultivuar është ulur ndjeshëm deri në 25%. https://www.monitor.al/sektori-bujqesor-ne-veshtiresi-si-po-braktisen-serat/

Pas humbjeve që pësuan vitin e kaluar shumë fermerë kanë braktisur serat dhe po i drejtohen emigracionit. https://www.monitor.al/fermeret-po-lene-investimet-ne-shqiperi-dhe-po-ikin-serish-ne-emigracion-arsyet/

Lexo edhe:

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

Sektori bujqësisë që zë më shumë se 20% të PBB-së dhe kontribuon me rreth 42 % të punësimit total merr më pak fonde nga buxheti i shtetit në formën e subvencioneve në krahasim me vendet e tjera të Rajonit ku ky sektor ka peshë shumë të vogël në ekonomi, por ka mbështetje shumë më ta madhe nga qeveritë.

Së fundmi janë shtuar protestat e fermerëve që ankohen për rritje të kostove, mosefektivitete të skemave të subvencionimit dhe vendosjen e TVSH-së prej 10% për plehrat kimike, duke filluar nga janari i këtij viti.

Eksportet e peshkut rriten me ritme dyshifrore

Eksportet e peshkut të freskët dhe të përpunuar pësuan rritje 19.5 për qind në muajin janar. Zgjerimi i eksportit të peshkut po nxitet nga rritja e investimeve në këtë sektor. Vitet e fundit industria përpunuese e peshkut është zgjeruar ndjeshëm për shkak të kërkesës së lartë në tregjet e huaja për produktet e peshkut.

Eksportet e peshkut dhe asortimenteve nga përpunimi i tij dhe prodhime të tjera të detit ishin grupet me vlerën më të lartë të shitjeve jashtë gjatë muajit janar. Dy grupet “Peshku dhe kafshët guaskore të nënujshme” dhe “Ushqimet e përgatitura nga mishi, peshku dhe molusqet” arritën një vlerë totale prej 1,2 miliardë lekësh më 2020, me rritje vjetore prej 19,5%.

Alban Zusi, e cili drejton Shoqatën e Eksportuesve dhe zotëron një fabrikë të përpunimit të peshkut, tha se rritja e eksporteve në këtë segment erdhi pas zgjerimit të investimeve. Vitet e fundit, kuotat e financimit nga subvencionet dhe programet e IPARD kanë mbështetur sektorin e përpunimit, duke rritur edhe vlerat e financimit.

Të kombinuara me kërkesën në rritje nga jashtë, eksporti i peshkut ka shënuar rritje të ndjeshme vitet e fundit, por zgjerimi po kufizohet nga kuotat që ka vënë Bashkimi Europian.

Në kuadër të marrëveshjes tregtare me BE-në, industria shqiptare e përpunimit të peshkut mund të eksportojë drejt Europës rreth 1600 tonë peshk të përpunuar, açuge të konservuar.

Industrialistët shqiptarë kanë kërkuar zgjerimin e kuotave me BE-në deri në 4000 tonë, mirëpo negociatat midis shtetit shqiptar kanë dështuar vitin e kaluar pas refuzimit të BE për të pranuar kërkesën e Shqipërisë.

Ngërçi është krijuar, pasi në treg janë zgjeruar dhe kompanitë që funksionojnë si fason, pra përpunojnë lëndën e parë për llogari të industrialistëve europianë, kryesisht italianë, dhe taksohen vetëm mbi vlerën e punës. Në bazë të këtij regjimi, importohet peshk i papërpunuar, kryesisht nga Kroacia, Italia, Spanja dhe Argjentina, i cili përpunohet dhe ambalazhohet në Shqipëri dhe eksportohet në BE.

Bimët mjekësore, eksportet rriten 34 % në janar

Eksportet e bimëve mjekësore po vijojnë të rriten me ritme të larta edhe këtë vit. INSTAT raportoi se, në janar eksportet e këtij grupi arritën në 529 milionë lekë me rritje vjetore 34%.

Pandemia e Covid-19 e ndikoi pozitivisht eksportet e grupit, pasi befas njerëzit në të gjithë globin shtuan kujdesin për shëndetin dhe të ushqyerit dhe në këtë mënyrë rritën kërkesën për bimë mjekësore.

Më të eksportuarat ishin molla e egër, dëllinja e zakonshme dhe e kuqe, boronica. Kërkesa për dëllinjë në vitin 2020 u rrit ndjeshëm.

Zgjerimi i eksportit po vjen edhe nga rritja e kapaciteteve në përpunim. Subvencionet nga programi i Bashkimit Europian “IPARD Like” janë kanalizuar në përpunim, duke shtuar kapacitetet e prodhimit dhe eksportit.

Që sektori të rritet më tej duhet bashkëpunim më i madh me prodhuesit, sidomos drejt përdorimit të plehrave kimike shprehen eksportuesit Prodhimi bio i bimëve mjekësore do të rriste me 50% vlerën e eksporteve të grupit dhe për rrjedhojë, edhe fitimet e fermerëve./B.Hoxha

Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT

/Monitor.al/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026
AKTUALITET

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026
AKTUALITET

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026
AKTUALITET

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026
Para

Ngjarja në Mamurras/ I plagosuri, vëllai i të arrestuarit për vrasjen e dyfishtë

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet