Këngëtari Sinan Vllasaliu është pyetur rreth këngëve të reperëve Mozzik dhe Don Xhoni, muzika e të cilëve tha se nuk i pëlqen. Ai nuk i ka kursyer komentet dhe kritikat për dy reperët.
“Japonezët me ia rregulluar tingullin, teknikisht nuk më pëlqen, duhet të këndosh ashtu si flet, ta shkrish fjalën”, ishte komenti i Sinanit kur dëgjoi bashkëpunimin e Don Xhonit me Loredanën “Gjuj për to”.
Reperi Don Xhoni ka reaguar gjatë një live në rrjetet sociale dhe tha se Vllasaliu duhet të ketë kujdes dhe ta kontrollojë veten kur flet.
“Zotëri Sinanit i them kujdes me hundën se ti e mbyt hundën, kontrollo veten, shiko çka po flet se nuk duhet të flasësh gjëra pa lidhje, i nderuar koleg se i ke do vjet, duhet të bëhesh gjysh, duhet t’i gëzosh nipat e të iu flasësh për histori dhe për muzikë e jo të filozofosh”, dëgjohet të thotë Don Xhoni.
Më pas, reperi u shpreh se nëse Sinani ka nevojë për mbështetje mund t’i shkruajë dhe ai është i gatshëm t’i ndihmojë.
“Kush na njeh e dinë që jemi prej njerëzve që nuk ka shanse t’i bimë në qafë askujt, por as nuk lëmë askënd të na provokojë, kujtdo që ia merr mendja sa i përket asaj pune, e kam cek e dini lokacioni, nuk e kemi problem, por jo të flas ashtu se i ka do vjet, jemi rritë me muzikë të tij, nuk duhet të bie në atë nivel një artist i madh si ai, nëse ka nevojë për mbështetje le të më shkrun, e përkrahim pa problem”, ka thënë reperi.
Ndaj komenteve të Sinanit ka reaguar edhe Mozzik, i cili tha se në një të ardhme do ta ftojë në synetin e të birit.