• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmenden Financat, koncesion 70 mln euro tek karburantet

13:49 : 22/02/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nga Klodian Tomorri

Ndërsa e gjithë vëmendja e opinionit publik është fokusuar tek çështja e inceneratorëve, Ministria e Financave po bëhet gati që të japë një koncesion të maskuar 70 milionë euro në tregun e karburanteve. Këto para do u merren qytetarëve shqiptarë në 20 vitet e ardhshme. Jo me ligj, as me VKM. Por me një udhëzim të thjeshtë të ministres së Financave.

Delina Ibrahimaj pranoi publikisht se Ministria e Financave ka nisur të shqyrtojë kërkesën e kompanisë koncesionare NOA Control për dyfishimin e tarifave të kontrollit mbi pompat e karburanteve. Praktikisht ky është një koncesion i ri. Por pse?

Aktualisht kompanitë e naftës paguajnë 14 mijë lekë në vit për çdo pistoletë karburanti që kanë në stacionet e tyre. Këto para ua marrin qytertarëve shqiptarë në çmimin e karburanteve dhe ia paguajnë shoqërisë koncesionare Noa, e cila verifikon sasinë e lëngut që del nga pompat e karburanteve, që ndryshe njihet si kontrolli ligjor.

Por në vitin 2020, maxhoranca miratoi ligjin e ri për metrologjinë duke i dhënë shoqërisë Noa të drejtën që të kryejë edhe shërbimin e regjimit automatik. Një shërbim që nuk është në kontratën e koncesionit, pra shtesë. Kjo i hapi rrugën aferës që po realizohet tani.

Lexo edhe:

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

I ashtuqujturi sigurim i regjimit automatik nuk është asgjë tjetër përveçse një plumbçe, që i vendoset pompës së karburantit për t’u siguruar që ajo nuk mund të manipulohet manualisht, por punon vetëm në regjim automatik. Njësoj si vula në sahatin, që ka çdo familje në shtëpi për matjen e energjisë.

Ky shërbim deri më tani është kryer nga tre shoqëri të autorizuara nga Drejtoria e Metrologjisë dhe tarifohej 6 mijë lekë, vetëm një herë kur pompa instalohej në stacionin e karburantit. Më pas, nëse pompa pësonte defekt, atëherë shoqëritë e karburanteve detyroheshin të thërrisnin sërish një nga tre shoqëritë për të ricertifikuar regjimin automatik.

Por çfarë ndodh tani? Me ligjin e ri për metrologjinë, regjimi automatik praktikisht është shndërrua në një monopol të kompanisë Noa. Tashmë, Ministria e Financave po përgatit udhëzimin, që shërbimi të mos tarifohet vetëm një herë kur instalohet pompa në stacionin e karburantit, por të tarifohet 2 herë në vit dhe tarifa të mos paguhet për pompë, por për çdo pistoletë. Një pompa ka mesatarisht 15 pistoleta.

Përmes udhëzimit, ministrja e financave po u merr qytetarëve shqiptarë 70 milionë euro në 20 vitet e ardhshme. Jo për llogari të buxhetit, por për llogari të koncesionarit privat. Kjo është grabitje.

Në morinë e koncesioneve të dhëna në Shqipëri, ky është më i çuditshmi, më grabitqari dhë ndoshta edhe më korruptivi. Qytetarëve shqiptarë po u merrën 70 milionë euro për një shërbim që praktikisht nuk kushton asgjë. Jo me ligj, as me Vendim të Këshillit të Ministrave. Thjesht me udhëzimin e ministres së financave, e cila do të miratojë skemën e re të tarifimit.

Institucioni i vetëm, i cili nuhati këtë që po ndodh sot ishte Presidenti i Republikës. Në nëntor të vitit 2020, kur rrëzoi ligjin e ri “Për Metrologjinë”, Ilir Meta arsyetoi se dhënia e shërbimit të regjimit automatik tek kompania Noa, do t’i hapte rrugën një koncesioni të ri korruptiv me kosto të rënda për qytetarët. Opozita heshti se u ble. Tani qytetarët do të paguajnë faturën e radhës të korrupsionit të qeverisë dhe blerjes së opozitës. Plot 70 milionë euro.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026
AKTUALITET

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026
AKTUALITET

Çfarë humbasim? Pishë Poro-Narta përpara protestës së Flamingove

17:53 : 05/06/2026
Para
Foto: Postim Instagrami

U nda përfundimisht me Donaldin? Postimet e mamasë dhe vëllait të Beatrix shtojnë dyshimet

TË GJITHA

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026

Çfarë humbasim? Pishë Poro-Narta përpara protestës së Flamingove

17:53 : 05/06/2026

Zvërneci në fokus, siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë

17:45 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom giriş