• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mos votoni logon e rrëmbyer nga Rama”, Berisha: Basha kandidoi në Durrës shokun “Monopol”

11:07 : 16/02/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-Kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve në të gjithë vendin, kudo që ata do të votojnë më 6 Mars, “të mos harrojnë se çdo votë tek logoja e rrëmbyer e PD-së është votë e humbur për Partinë Demokratike dhe opozitën e vërtetë dhe çdo votë për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” është votë për opozitën e vërtetë.

Gjatë një vizite në një fasoneri në qytetin e Durrësit, që prodhon dhe eksporton këpucë, Berisha shpjegoi situatën në të cilën janë vënë demokratët në këto momente prej bashkëpunimit të Lulzim Bashës me kreun e qeverisë Edi Ramën.

“Shiko ç’kanë bërë, për herë të parë në 30 vite shpiket pseudo-opozita. Këtë nuk e bëri Ramiz Alia në vitin 1990. Jo! Nuk e bëri! U themeluam, e pa që s’kishte mundësi tjetër dhe e pranoi.

Kurse Edi Rama arriti të krijojë opozitën e tij falso me Lul Bravën dhe me policë dhe me gjykatës të tij, t’i japë logon e PD-së! T’I japë logon e PD-së në ëmnyrë që njerëzit të mashtrohen ditën e votimit dhe të mendojnë se po votojnë për Partinë Demokratike, kur në fakt ata votojnë për “kallpin” e opozitës, për Lulzim Bravën!

Ndaj dhe thirrja ime për çdo qytetar në Durrës dhe kudo që votohet është që të mos harrojnë se çdo votë tek logoja e rrëmbyer e PD-së është votë e humbur për Partinë Demokratike dhe opozitën e vërtetë dhe çdo votë për kandidatët e Shtëpisë së Lirisë është votë për opozitën e vërtetë, është votë për ndryshimin.

Lexo edhe:

Karamuço: Ja kush janë shërbimet më të fuqishme sekrete të huaja në Tiranë

Zjarri në Shpirag lë pasoja të rënda, banorët kërkojnë përgjegjësi për dëmet

Ne kemi nevojë jetike të kemi një opozitë të vërtetë, se vetëm me opozitë të vërtetë ne mund të përballojmë dhe përmbysim këtë qeveri, më e keqja e 30 viteve”, tha Berisha.

Gjatë bashkëbisedimit, Berisha sqaroi edhe arsyen e aktivizimit të tij edhe më fuqishëm në PD se më parë. “ U riktheva për t’u sjellë ju në piedestal. Se të rinjtë do të vendosim ne”, tha ai dhe shtoi:

“Prandaj i kemi shumë të rëndësishme këto zgjedhje. E vërteta është se Foltorja solli shpresë. Mirëpo konkretizimi i suksesit në këto zgjedhje është mesazhi më i fuqishëm i shpresës që ne dërgojmë kudo në Shqipëri, veçanërisht te të rinjtë, e presin me padurim një mesazh të tillë dhe unë kam besim të plotë se do t’ia dalin. Është një klimë shumë pozitive, ju e shihni.

Ju e dini që rëndojnë shpirtra njerëzish mbi firmën e Sakos. Sako që përfaqëson Gjushin, ka vendosur firma në dokumente, që kanë shkaktuar më vonë drama të mëdha njerëzore të tërmetit. Është autore, është kryeinspektore e dramave të tërmetit të shtatorit, të cilat shërbyen apo ishin një bazë e dramës së madhe që krijoi tërmeti i nëntorit. Me firmën e saj. Ajo ka firmën, ajo s’duhet të kishte kandiduar kurrë. Ndërgjegjja njerëzore s’mund ta lejonte. Pse dha pasardhësja e Gjushit, dorëheqjen?! Se nuk pranoi të firmoste dokumentin e saj”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri sulmoi edhe kandidatin e caktuar nga Lulzim Basha për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti. Berisha e quajti atë shoku monopol, referuar faktit se ai ka monopolin e shërbimeve në portet shqiptare, nga Saranda në Shëngjin.

“Kandidati tjetër është shoku Monopol apo mister Monopoli. Që të gjendet demokrat, opozitar, të fitojë monopolin e shërbimeve nga Saranda në Shëngjin, kjo ndodh vetëm me luan kandidatin e Lul Bravës. Ndaj dhe thirrja për demokratët: Të bashkohemi që të gjithë, të bashkohemi pa përjashtim, të votojmë kandidatin tonë.

Logoja që ka rrëmbyer Lul Basha me Edi Ramën është thjesht maskë e pseudo-pluralizmit dhe e marrëveshjeve të tyre. Ndaj dhe të votohet vetëm logoja e “Shtëpisë së Lirisë” dhe kandidati ynë Ardi Muka.

Kjo është një thirrje për të gjithë demokratët: të mos votojnë monopolin! Monopoli është korrupsion, është korrupsion, është korrupsion, është i ndaluar me ligje. Kjo është e vërteta!”, tha Berisha.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Karamuço: Ja kush janë shërbimet më të fuqishme sekrete të huaja në Tiranë

22:31 : 30/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Shpirag lë pasoja të rënda, banorët kërkojnë përgjegjësi për dëmet

22:19 : 30/07/2025
SPORT

PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës, “fiksimi” i Luis Enrique

22:09 : 30/07/2025
AKTUALITET

Xhepat bosh, bankat plot/ Paradoksi shqiptar i kursimeve. Të kujt janë paratë?

22:05 : 30/07/2025
SPORT

Shqiptarët nderojnë Maqedoninë e Veriut, Shkëndija siguron minimalisht grupet e Conference League

21:53 : 30/07/2025
RAJONI

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, humb jetën 40-vjeçari në Prizren

21:41 : 30/07/2025
Para

A u diskutua për Berishën në takimin me Blinken? Flet Rama

TË GJITHA

Karamuço: Ja kush janë shërbimet më të fuqishme sekrete të huaja në Tiranë

22:31 : 30/07/2025

Zjarri në Shpirag lë pasoja të rënda, banorët kërkojnë përgjegjësi për dëmet

22:19 : 30/07/2025

PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës, “fiksimi” i Luis Enrique

22:09 : 30/07/2025

Xhepat bosh, bankat plot/ Paradoksi shqiptar i kursimeve. Të kujt janë paratë?

22:05 : 30/07/2025

Shqiptarët nderojnë Maqedoninë e Veriut, Shkëndija siguron minimalisht grupet e Conference League

21:53 : 30/07/2025

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, humb jetën 40-vjeçari në Prizren

21:41 : 30/07/2025

Shkëndija “gjunjëzon” Steauan edhe në Bukuresht, arrin turin e tretë të Championsit

21:34 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com