• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratorët djegin “kafazin e pëllumbit” Arben

19:33 : 16/02/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Afera e inceneratorëve deri më tani ka përcëlluar paksa, vetëm ish-ministrin Lefter Koka, por ka lënë pa gjumë edhe personazhe të tjerë që me një të rënë lapsit zhdukën 430 milionë euro taksa të shqiptarëve. Grupit të strukturuar kriminal me kollare, që fytyrën e “mbuloi” vetëm me imunitetin e pushtetit, koka i dihet se ku është, madje bredh me kalë, por bishti vijon të spërdridhet edhe në Komisionin Hetimor Parlamentar për çështjen e inceneratorëve.

Sot ishte një nga provat ku bashkë me plehrat që digjen, ka edhe mbetje politike që vijojnë të jenë të lirë duke bërë rolin e vetëmohuesve të partisë që edhe nëse nuk janë përlyer vetë, pasi agai nuk u dha lugën në brez, kanë për detyrë të mbrojnë ata që janë zhytur në afera.

Në komisionin hetimor parlamentar, teksa nisi të dëshmonte gazetari Jetmir Olldashi, i thirrur konform rregullores, diçka ndodhi në anën ku ishin ulur anëtarët e komisionit, përfaqësues të PS-së. Të gjithë u hodhën në këmbë. Mos vallë karriget ishin ngrohur aq shumë sa “flaka e inceneratorëve” po i digjte? Jo, u erdhi një mesazh… -Personi që po dëshmon është dënuar nga gjykata ‘jonë’ dhe biznesmeni ynë Mirel Mertiri ka fituar gjyqin.
Për pak sa nuk iu hakërryen: A ja ke paguar gjobën Mirel Mertirit, ashtu siç qeveria bën edhe tani që ai është në kërkim? Por ata u treguan “zotërinj” dhe “zonja” të vertetë, kur u çuan në shenjë refuzimi, duke mos i duruar personat që prekin krimin e lidhur me pushtetin. As si dëshmitarë, e jo më me njollë në biografi… Kushedi, mbase ka pasur edhe një dajo me Ballin…

Pëllumbi reagoi i pari, e më pas të gjithë kolegët e tij Shalsi, Xhafaj, Ajazi dhe Dhima e ndoqën nga pas, për tu mbledhur në “kafazin e pushtetit”, ku afera korruptive me plehrat për ta mban “aromë lulesh” dhe i ligu bën ligjin. Çështja ishte vërtetë serioze, aq sa në vijim mund të jetë mbledhur e gjithë celula për të shoshitur faktet sesi është e mundur që ka ende media që shkruajnë të vërtetën për Mirel Mertirin dhe nuk pranuan të paguhen me paratë e pista të inceneratorëve?

Lexo edhe:

Ahmetaj përplaset me Baton Haxhiun: Mos më hap barkun! Ti pa Ramën ngelesh pa bukë…

Ahmetaj: Top Channel ka marrë miliona euro nga inceneratorët, transaksionet janë në dosjen e SPAK

Një media doli dhe rasti ishte kur gazetari që përfaqësonte Boldnews.al komentoi se ishin botuar dhjetëra shkrime për aferën e inceneratorëve dhe pikërisht për këtë shkak, Mirel Mertiri që sot është gjoja në kërkim dhe nuk dihet se ku po shëllehet në plazhet ekzotike, i kishte paditur për shpifje. Kjo padi që automatikisht bie bashkë me vendimin e gjyqtarit që e bëri karrurrel argumentat, tashmë sheh sesi paditësi i dikurshëm të cilit ai i dha të drejtë po kërkohet në mbarë botën pasi për të ka një urdhër-arresti.

Pëllumbi si shpend i butë është përdorur zakonisht në mesjetë për të dërguar mesazhe për luftë, intriga pushteti apo letërza dashurie. Kjo kohë ka marrë fund, pasi sot informimi vjen me mesazhe dhe “Pëllumbat e partisë” janë fort besnikë për të mbrojtur me çdo kusht, duke hequr edhe puplën e fundit të moralit vetëm për interesin e krimit të lidhur me pushtetin.

“Tufat e pëllumbave” janë shumë besnikë, edhe kur lëshohen në një distancë të largët shpesh kthehen në kafazin e tyre, duke pritur “thërrimet” nga padroni, që pasi loz me ta, i fut në kafaz me dëshirën e tyre, për t’i lëshuar sërish në mesazhet e radhës, ku edhe kodet kanë ndryshuar pasi nuk dërgojnë letra informuese nëpër kështjellat e errëta, por shifra të frikshme qindra milionë euroshe që përfundojnë në parajsat fiskale, siç është rasti tipik me inceneratorët.

Etiketa: inceneratoret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ahmetaj përplaset me Baton Haxhiun: Mos më hap barkun! Ti pa Ramën ngelesh pa bukë…

22:54 : 27/02/2025
AKTUALITET

Ahmetaj: Top Channel ka marrë miliona euro nga inceneratorët, transaksionet janë në dosjen e SPAK

21:46 : 27/01/2025
AKTUALITET

Nga “Sky” tek Veliaj dhe Olsi Rama/ Dumani flet për gazetarët: SPAK ndan provën nga thashethemi!

13:23 : 20/01/2025
AKTUALITET

Meta publikon dokumentet: Rama, Agaçi e Veliaj, 3 përgjegjësit e mega-aferës së inceneratorëve

18:06 : 07/01/2025
AKTUALITET

Kryemadhi: Letër porositë e ardhur nga Çekia dhe Austria hedhin poshtë pretendimet e SPAK

17:47 : 19/11/2024
AKTUALITET

Buxhuku: Rrezikojmë të penalizohemi në arbitrazh edhe për inceneratorët

19:02 : 04/11/2024
Para

Kosova vendos për trajnerin e ri, Agim Ademi konfirmon se nuk do të jetë De Biasi

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com