• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Fundjava shqiptare në Europë, ja si u paraqitën legjionarët kuqezi

18:14 : 14/02/2022
në SPORT

Për futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatet europiane, kjo ka qenë një tjetër fundjavë pozitive. Legjionarët, përveç golave të shënuar, kanë spikatur edhe me lojën e tyre të mirë në skuadrat përkatëse e janë vlerësuar edhe nga uebsajtet e specializuara për statistika si dhe mediat e huaja.

Pasditen e së shtunës, mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani ka realizuar një gol me peshë për skuadrën e tij në kampionatin hungarez.

Futbollisti shqiptar që luan në radhët e MTK Budapestit gjeti golin e dytë në ndeshjen ndaj Pushkash Akademi, pasi merr mjaft bukur një top, dhe i gjendur brenda zonës, nuk e mendon dy herë por godet topin duke dyfishuar shifrat.

Mesfushori kuqezi mbante edhe shiritin e kapitenit në këtë ndeshje, teksa ky ishte edhe goli i parë për Ramadanin në 18 ndeshje.

Nga ana tjetër, Armando Broja ka treguar edhe njëherë formën e mirë që po kalon në Angli, teksa në ndeshjen ndaj Manchester United, djaloshi shqiptar ka zhvilluar një ndeshje të bukur dhe ka shfaqur potencialin e tij, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Lexo edhe:

Fundjava shqiptare/ Një gol dhe dy asiste, ja si u paraqitën legjionarët kuqezi në Europë

Po ashtu, edhe gardiani i portës shqiptare, Thomas Strakosha ka qenë vendimtar me pritjet e tij në ndeshjen e së shtunës që Lazio zhvilloi ndaj Bologna-s, teksa u vlerësua me notën 7.6 nga SofaScore.

Ndërkaq, të dielën, të tjerë legjionarë kanë zbritur në fushën e lojës.

Sokol Cikalleshi është rikthyer te goli, pas disa javësh që nuk kishte gjetur rrugën e rrjetës.

Sulmuesi shqiptar realizoi një super gol në minutat e fundit të lojës për ekipin e Koniasporit, por pa ndikuar në rezultatin e ndeshjes.

Ky ishte goli i gjashtë për Cikalleshin në kampionatin turk.

Tek Empoli, tre shqiptarë kanë qenë pjesë e skuadrës, ndërsa e kanë nisur si titullarë Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani.

Në minutën e 38-të, Bajrami ka qenë deçiziv me asistin e tij, që shënjoi edhe golin e avantazhit për Empolin, që u realizua nga Pinamonti.

Sakaq, në këtë ndeshje, edhe Ardjan Ismajli pati minutat e tij, duke u futur në lojë në minutën e 89-të.

Berat Gjimshiti, Klaus Gjasula, Marash Kumbulla, Myrto Uzuni, Keidi Bare, Ernest Muçi e Odise Roshi kanë qenë gjithashtu titullarë në skuadrat e tyre këtë fundjavë.

Etiketa: Fundjava shqiptarelegjionarët kuqezi

Lajme të lidhura

SPORT

Fundjava shqiptare/ Një gol dhe dy asiste, ja si u paraqitën legjionarët kuqezi në Europë

20:26 : 25/04/2022
Para

Habit Beniada, ja cili banor nuk duhej të ishte pjesë e Big Brother

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com