• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta: Rama, regjim fashist. Donte gjakderdhje me 25 prill

19:00 : 12/02/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama për nxitje të konflikteve në zgjedhjet e 25 prillit dhe ka ritheksuar se detyrë e tij është mbrojtja e Kushtetutës.

Në një intervistë për Tv Apollon, Meta theksoi se regjimi fashist kërkonte gjakderdhje dhe tensione në 25 prill, por ishte ai i cili bëri gjithçka për ta ndalur!

“Detyra ime është të mbroj Kushtetutën, pluralizmin politik dhe rendin kushtetues në situatat më të vështira. Burimi i tensioneve para 25 prillit është Edi Rama.

Vrasja në Elbasan, plagosja në Kavajë dhe incidentet e tjera u provokuan prej tij. Regjimi fashist kërkonte gjakderdhje dhe tensione më 25 prill, bëra gjithçka munda për ta ndalur. Në mbrojtje të votës, për t’iu kundërvënë frikësimit të qytetarëve shqiptarë nga ana e Qeverisë dhe e bandave të organizuara të partisë në pushtet.

Thonë pse shkoi Presidenti te selia e një partie politike (FRD) në Tiranë?! Rendi ynë kushtetues bazohet në pluralizmin politik. Të sulmosh e të dhunosh në mënyrë të paligjshme selinë e një partie politike në mes të Tiranës, dhe ky konflikt mediatizohet kudo dhe Presidenti të jetë 100 metra larg selisë dhe të mos shkojë të shikojë në vendngjarje se çfarë po ndodh, kur sapo ka nisur fushata zgjedhore si dhe kur kjo gjë bëhet qëllimisht se vetëm kjo parti politike u regjistrua në koalicionin me opozitën, ky është faji i Presidentit…?

Lexo edhe:

EMRI/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet hajduti fierak

Hakerat rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani për t’i vëzhguar ndihmat për Ukrainën

Presidenti duhet të rrijë pasiv në situata të tilla? Të shohë se si ushtrohet dhunë nga shteti kundër një force politike të ligjshme? Se si synohet të nxirret me dhunë një parti politike pa vendim gjykate, në shkelje të të gjitha ligjeve të Republikës së Shqipërisë? Nuk është Presidenti shkaktar i dhunës! Presidenti shkon se nuk e beson se po ndodh një situatë e tillë në një vend anëtar të NATO-s, në një vend që synon të bëjë zgjedhje demokratike! Dhe pikërisht, në praninë e Presidentit ushtrohet dhunë nga përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës!

Ishte reagimi i Presidentit që frenoi këtë dhunim. Edhe sot e kësaj dite, selia është dhe i takon partisë përkatëse. Pse? Sepse Presidenti ekspozoi përpara të gjithë qytetarëve dhe përpara gjithë botës dhunën e paligjshme që po ushtrohej ndaj një partie opozitare.

Sigurisht ata që frymëzuan këtë dhunë që nuk ishte thjesht ndaj një partie, por ndaj të gjithë elektoratit opozitar, ata u shqetësuan, sepse ata donin një President pasiv, që mbyll sytë, që shikon vetëm ato interesat e veta meskine, dhe që shikon se si dhunohet rendi kushtetues.

Dhunohen zgjedhjet! Pse shkoi Presidenti në Kavajë? Ata duhet të shqetësoheshin përse punonjësit e Bashkisë hynë të armatosur në zyrën e partisë më të madhë opozitare, përdorën armë, plagosën njerëz, derdhën gjak atje, dhe për 48 orë nuk kapen, derisa të bëjnë një marrëveshje me Policinë.

Ata shqetësohen pse Presidenti angazhohet për të parandaluar raste të tilla! Shqetësohen se Presidenti denoncoi mosveprimin e institucioneve të Prokurorisë për çështjen e Elbasanit? Po të kishte vepruar prokuroria, nuk do të kishte ndodhur ajo ngjarje e Elbasanit! Të gjithë e dimë se cili i bëri ngjarjet e Fierit.

Le të vijmë te ngjarja e Fierit! Se të gjithë e dimë se është bërë çështje e madhe kjo historia e mprehjes së sfurqeve! Ju e dini shumë mirë që atë ditë ka pasur një konflikt paradite, dhe konflikti është shkaktuar për fat të keq nga Bashkia e Fierit që nuk ka respektuar rregullat zgjedhore.

Kur në mënyrë të dhunshme kanë dashur të heqin posterat e LSI-së në zyrën që ishte marrë, sipas ligjit, për arsye sepse në atë shesh do të zhvillohej një miting i Partisë Socialiste, pasdite. Presidenti ishte këtu në zyrë dhe u njoftua që në Fier po ndodh një konflikt i madh dhe një tension i madh, dhe Presidenti si njeri i përgjegjshëm, del dhe shikon mediat dhe vëren konfliktin.

Shikon që praktikisht kjo parti po provokohej, sepse në çdo rast edhe Bashkia, edhe organizatorët e mitingut, duhet të bashkëpunonin, në rast se ata mendonin se këta posterat e kësaj partie provokonin ata që do të organizonin mitingun. Përkundrazi, ishte e kundërta! Dhe e kuptoj se ata po kërkonin një konflikt me pahir për të krijuar një gjendje tensioni, që situata të dilte jashtë kontrollit.

Atëherë Presidenti çfarë thotë? I thotë deputetes, drejtpërdrejt, në konferencë shtypi: Flisni edhe me zotin Ruçi! Hiqini ato postera! Mos bëni konflikt! Madje, ka mundësi, kërkojini zotit Ruçi posterat e zotit Rama dhe vëreni aty! Ose i vë edhe unë! Se atë ditë unë do ikja në Vlorë, se nuk kishte ndonjë problem! Vetëm lëreni këto konflikte sot, mos bini preh nën provokime të tilla! Sepse ata nuk po ju provokojnë vetëm për sot, ata e kanë problemin e tensionit si dhe të lojërave për ditën e zgjedhjeve!

Prandaj sot lërini të qetë dhe nëse ata sot guxojnë t’ju prekin votën, nëse, atëhere mprehini ato cfurqet atje, se njerëzit në Fier e në Myzeqe, mbajnë cfurqe si mjete pune, t’i kenë aty, t’i kenë gati! Se dinë ata t’i përdorin, siç i kanë përdorur ato gratë e Libofshës!

Kam qenë vetë unë atje ku policia dhe bandat u bënë njësh, jo vetëm duke manipuluar zgjedhjet, por edhe duke goditur banorët e zonës. Gratë ishin duke punuar.

Morën cfurqet ato dhe vajtën… Kur ka qenë shkak Presidenti për tensione? Asnjëherë! Përkundrazi! Ne kemi skemën e patronazhistëve që është publike dhe që është denoncuar nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Meta.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet hajduti fierak

10:19 : 24/05/2025
BOTA

Hakerat rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani për t’i vëzhguar ndihmat për Ukrainën

10:10 : 24/05/2025
AKTUALITET

“Më ka zënë belaja me kolegët, më pyesin ‘si i more 4 mandate?’”/ Rama: Fitoj sepse s’jam socialist i mirë

09:53 : 24/05/2025
AKTUALITET

Shifrat për çdo Qark, sa votues munguan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit

09:44 : 24/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ I riu nga Vlora thyen “arrestin shtëpiak” dhe plagos me thikë 34-vjeçarin. Ç’ndodhi më pas

09:30 : 24/05/2025
AKTUALITET

Aksident në Fier/ Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake, 6 të plagosur

09:17 : 24/05/2025
Para

Kessie, prapaskena: zbulohet arsyeja pse Xavi nuk e do te Barcelona

TË GJITHA

EMRI/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet hajduti fierak

10:19 : 24/05/2025

Hakerat rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani për t’i vëzhguar ndihmat për Ukrainën

10:10 : 24/05/2025

“Më ka zënë belaja me kolegët, më pyesin ‘si i more 4 mandate?’”/ Rama: Fitoj sepse s’jam socialist i mirë

09:53 : 24/05/2025

Shifrat për çdo Qark, sa votues munguan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit

09:44 : 24/05/2025

EMRI/ I riu nga Vlora thyen “arrestin shtëpiak” dhe plagos me thikë 34-vjeçarin. Ç’ndodhi më pas

09:30 : 24/05/2025

Aksident në Fier/ Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake, 6 të plagosur

09:17 : 24/05/2025

Këmbimi valutor 24 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

09:07 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com