• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hemodializa/ Diavita nisi punë në 2017, mori lekë prej 2016. Shkresat e skandalit “1 mln euro”

17:45 : 12/02/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në pranverën e vitit 2017, kompania koncensionare, “Diavita”, ishte e nderuar të njoftonte Ministrinë e Shëndetësisë që sapo kishte nisur shërbimin e Dializës në Spitalet e Elbasanit dhe Korçës.

Megjithatë, ajo i dërgoi Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor fatura, në të cilat kërkonte të paktën 1 milionë euro për shërbimet e pakryera nga Nëntori 2016 e deri në Prill 2017 në këto dy spitale.

Nëpërmjet procedurës gjyqësore dhe nën një indeferentizëm të plotë, fillimisht nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja e më tëj nga pasardhësja e tij, Ogerta Manastirlu, kompania koncensionare arriti të marrë shumën e parave, megjithëse nuk ka kryer seanca dialize.

Të dhënat e skandalit financiar gjenden në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, mbi rezultatet e një auditimi të kryer së fundmi pranë FSDKSH.

Lexo edhe:

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin të gjallë

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Koncensioni i Dializës

Në Shkurt 2016, kompania “Evita” u shpall fituese e procedurës koncensionare “Për shërbimin e Hemodializës pranë spitaleve rajonale në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan”, me kosto rreth 80 milionë euro.

Për zbatimin e kontratës, “Evita” u bashkua me Spitalin Amerikan, duke krijuar kompaninë koncensionare “DiaVita”.

Shërbimi i Dializës nisi në nëntor 2016 për spitalet e Shkodrës, Lezhës dhe Vlorës, me vlerë rreth 11 mijë lekë për çdo seancë.

Ky moment u përcaktua nga kompania private si “data efektive e koncensionit”.

Shërbimi në spitalet e Korçës dhe Elbasanit u shty në kohë, pasi nuk ishte bërë gati infrastruktura e nevojshme.

Shkresat e skandalit

Në 27 Mars 2017, Spitali i Elbasanit informon Fondin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor se shërbimi privat i Dializës ka nisur pranë tyre në 16 mars 2017.

Në këtë shkresë sqarohet gjithashtu se për periudhën nga 1 Nëntori 2016 e deri në Mars 2017, shërbimi i dializës për pacientët është ofruar nga vetë spitali publik.

Në vijim, në 11 Prill 2017, kompania koncensionare “Diavita” i drejtohet me shkresë Ministrisë së Shëndetësisë.

“Bazuar në kontratën e koncesionit……… kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se jemi të gatshëm të ofrojmë shërbimin pranë Qendrës së Hemodializës Korçë, duke filluar nga data 15.04.2017”, thuhet në shkresën e koncensionarit.

Në foto: KLSH citon shkresën e “Diavita” për nisjen e shërbimit të Dializës në Korçë

Pra, sipas dokumentave të konsultuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, duket qartë se “Diavita” ka nisur seancat e Dializës për Elbasanin kanë nisur në Mars dhe për Korçën, kanë nisur në Prill 2017.

Por, megjithë këtë situatë, koncensionari “Diavita” ka faturuar edhe për këto dy spitale, për periudhën Nëntor 2016-Prill 2017.

Fatura ishte rreth 1 milionë dollarë.

Këtu nis përplasja mes koncensionari nga njëra anë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësuar nga Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor.

Në foto: Pjesë nga raporti i KLSH për koncensionin e Hemodializës

“Fondi ka zbatuar si datë të fillimit të pagesës, datat e njoftuara zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë, për fillimin e aktivitetit në secilën prej qendrave.

Koncensionari pretendonte që pagesat duhet të fillojnë që nga data 1 nëntor 2016, pavarësisht se shërbimi nuk ka ekzistuar.

Periudha për të cilën ka mosmarrëveshje përfshin periudhën 1.11.2016 – 27.3.2017 për Rajonin e Elbasanit dhe 1.11.2016 – 21.4.2017 për rajonin e Korçës”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Konflikti gjyqësor

Kompania koncensionare, pasi nuk gjeti mirëkuptimin e Fondit për të marrë pagesat në vlerë mbi 115 milionë lekë të reja, iu drejtua gjykatës së Tiranës për lëshimin e urdhërit ekzekutiv mbi faturat.

Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën në Tetor 2017 dhe ia dërgoi rastin për trajtimin gjykatës së Vlorës.

Gjyqtari i shkallës së parë në qytetin bregdetar rrëzoi pretendimet e “Diavita-s” në nëntor 2017.

Pak javë më pas, në 30 janar 2018, Gjykata e Apelit të Vlorës i jep të drejtë kompanisë koncensionare, duke lëshuar urdhërin e ekzekutimit për shumën 115 milionë lekë të reja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Kujdesit Shëndetësor rezulton se nuk ishin në dijeni të këtyre veprimeve, megjithëse në gjykatë po shqyrtohej kërkesa e koncensionarit për miliona lekë të kontratës me ta.

Siç i kanë raportuar Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucionet shëndetësore janë vënë në dijeni të vendimit të gjykatës rreth 16 muaj më pas, në Maj 2019, kur përmbaruesi gjyqësor i kishte njoftuar për pagimin në mënyrë vullnetare të faturave.

Ministria e Shëndetësisë bën një përpjekje të dështuar, duke iu drejtuar Gjykatës së Lartë për pezullimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës së Apelit të Vlorës e më tej anulimin e plotë të tij.

Ishte shumë vonë, kishin kaluar afatet ligjore dhe për këtë arsye Gjykata e Lartë e refuzoi kërkesën për pezullimin e vendimit.

Në Shkurt 2019, Ministria e Shëndetësisë urdhëron Fondin që të kryejë pagesën e kërkuar nga “Diavita”, për shërbimin e pakryer në periudhën nëntor 2016-prill 2017 për spitalet e Elbasanit dhe Korçës.

“Duke pasur një vendim gjykate të formës së prerë, një dakortësi ndërinstitucionale dhe duke qenë se shoqëria koncesionare Dia Vita vazhdon të ofrojë shërbimin e kontraktuar në cilësinë e kërkuar sipas kontratës nr. 1503/44 në cilësinë e autoritetit kontraktor ju urdhëroj që në zbatim të ligjit “Për buxhetin e vitit 2019” të marrni masa të menjëhershme për likuidimin e detyrimeve të prapambetura ndër vite …”, thuhet në shkresën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, datë 7 Shkurt 2019.

Në foto: KLSH konstaton përgjegjësitë e Ministrisë së Shëndetësisë

Bazuar në rezultatet e auditimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se “autoriteti kontaktor (Ministria e Shëndetësisë) dhe autoriteti financues i kontratës (Fondi) kanë qenë në dijeni të problematikës së krijuar dhe nuk janë marrë masat e duhura për adresimin në kohë të tyre si dhe duke mos reaguar në formën e përcaktuar në kontratën koncesionare dhe të financimit”.

KLSH konstaton se “janë marrë fonde buxhetore për shërbim të pakryer, situatë e cila…përbën dëm ekonomik”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin të gjallë

11:10 : 20/08/2025
AKTUALITET

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025
AKTUALITET

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025
AKTUALITET

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025
AKTUALITET

Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4!

10:23 : 20/08/2025
BOTA

Aksident i rëndë në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamion, 30 të lënduar

10:18 : 20/08/2025
Para

Banorët e 5 Majit dhe të Laprakës: Rama arrogant, duam zgjidhje jo fjalë boshe

TË GJITHA

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin të gjallë

11:10 : 20/08/2025

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025

Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4!

10:23 : 20/08/2025

Aksident i rëndë në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamion, 30 të lënduar

10:18 : 20/08/2025

EMRI/ Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur

10:00 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com