• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bejko optimist: Me votat e Ramës do bëjmë reformën territoriale

17:17 : 12/02/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Roland Bejko, i emëruar Sekretar në partinë e Lulzim Bashës, u shpreh optimist sot lidhur me rishikimin e Reformës Administrativo-Territoriale.

bejko tha se me iniciativën dhe pas kërkesës së shtatë deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancën e fundit plenare të datës 10 shkurt 2022, ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale me një mandat gjashtë mujor të veprimtarisë së tij me objekt rishikimin e Reformës Administrativo-Territoriale të miratuar më 2014-ën në mënyrë të njëanshme nga koalicioni PS-LSI.

“Pavarësisht se Reforma Administrative-Territoriale ishte e domosdoshme, ajo nuk ka reflektuar plotësisht parimet e Kartës Europiane të Autonomisë Vendore”, tha Bejko.

Sipas tij, kjo Reformë në zanafillën e vet:

1. Synoi thellimin e decentralizimit. Por, koha tregoi se e thelloi edhe më shumë centralizimin. U rrit varësia dhe kontrolli nga qeveria qëndrore.

Lexo edhe:

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga 26-vjeçari

Borsh/ Qëlloi me pistoletë shokun e tij nga Kruja pas sherrit në lokal, 2 të arrestuar (DETAJE-EMRAT)

2. Synoi Subsidaritetin. Por e largoi edhe më shumë qytetarin nga pushteti dhe vendimmarrja.

3. Synoi vetëqeverisje lokale. Por, kryetarët e bashkive, nga njëra anë kanë më shumë përgjegjësi, por nga ana tjetër, kanë më pak kompetenca. (Për shërbimet e deleguara, vendosin ministritë)

4. Synoi decentralizimin fiskal. Por legjislacioni i ri (konkretisht Ligji “Për Financat Vendore” dhe Ligji “Për Vetëqeverisjen Vendore”) nuk është harmonizuar me ligje te tjera ne vazhdim. Legjislacioni i ri nuk ka sjellë rritje të buxhetit të bashkive që ishte thelbi i decentralizimit. Niveli është pak a shumë i njëjtë si para reformës territoriale- administrative, pra nga buxheti qendror alokohet jo më pak se 1% e GDP-së që është niveli më i ulët rajonal.

5. Synoi simetri në ndarjen e territorit. Por, prodhoi asimetri demografike, ekonomike me kufijtë e bashkive. Në Veri amalgamim, në Jug fragmentarizim (Gati dy të tretat e bashkive janë ndarë sipas interesit elektoral dhe politik të Kryeministrit Rama dhe partisë së tij.)
U shkelën detyrimet kushtetuese dhe kriteri i popullsisë minimale, kriteri gjeo-kulturor, traditat historike administrative te zonave, etj.

6. Synoi demokraci lokale, transparencë, referendume etj. Por, i ka penguar me ligj referendumet lokale. Kjo është shkelje e Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore.

7. Shkrirja e komunave do sillte ulje te shpenzimeve duke reduktuar numrin e punonjësve. Por ky veprim e çoi nr. e tyre në gati 60 mijë, nga 22 mijë që ishte në 2015. Nr. i lartë i punonjësve rëndon buxhetin e bashkive. Gati 65-70% e grantit shkon për paga e shpenzime, rreth 30 % për investime. Reforma rriti koston për qytetarët, por jo cilësinë e shërbimeve.

8. Me bashkitë e mëdha synoi zhvillim ekonomik, bujqësor, barazi dhe cilësi në ofrimin e shërbimeve ne qytet, deri ne zonat me te thella të territorit të saj. Por, në fakt, pushteti vendor e ka përqendruar gjithë vëmendjen e saj kryesisht në qendra qytetesh. Për shkak të bashkimit të Bashkive dhe Komunave në një bashki të vetme, banorët e zonave rurale janë braktisur dhe nuk marrin asnjë shërbim, duke sjell pasoja në jetën e tyre edhe pse banorët e zonave rurale paguajnë të njëjtat taksa dhe tarifa vendore. Këto politika të gabuara kanë nxitur braktisjen e fshatit, por edhe të ish periferive urbane me industri te falimentuar.

Bejko tha se brenda pak ditëve merr formë dhe fillon nga veprimtaria një grup pune me ekspertët më të mirë që ajo ka në fushën e qeverisjes vendore, duke kapitalizuar përvojën më të mirë të ish drejtuesve të pushtetit vendor në vite, dhe në bashkëpunim me përfaqësues të shoqërisë civile e botës akademike, do të nisë një tur bashkëbisedimesh në të gjitha qarqet e vendit për të marrë prej qytetarëve dhe grupeve të ndryshme të interesit gjithë mendimet e vlefshme mbi korrigjimin e gjithçkaje që ka shkuar keq në zbatimin e Reformës Administrativo-Territoriale me synimin e vetëm, jo vetëm të përmirësimit të efikasitetit në ofrimin e shërbimeve në vetëqeverisjen vendore, por ç ‘është më e rëndësishmja, edhe për thellimin e mëtejshëm të decentralizimit dhe demokracisë vendore në përputhje të plotë me Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga 26-vjeçari

09:36 : 31/07/2025
AKTUALITET

Borsh/ Qëlloi me pistoletë shokun e tij nga Kruja pas sherrit në lokal, 2 të arrestuar (DETAJE-EMRAT)

09:12 : 31/07/2025
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Borsh/ U nisën për të shitur peshq, “Benz”-i me shpejtësi skëterrë goditi çiftin e bashkëshortëve

08:49 : 31/07/2025
BOTA

DW: Tarifa për turistët i sjell Venecias 5,4 milion euro fitime

08:37 : 31/07/2025
AKTUALITET

Një i plagosur/ Sherri mes miqve përfundon në të shtëna me armë në Borsh

08:26 : 31/07/2025
AKTUALITET

Tabela, sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

08:21 : 31/07/2025
Para

VIDEO/ Berisha takon senatorin italian në Shkodër

TË GJITHA

Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga 26-vjeçari

09:36 : 31/07/2025

Borsh/ Qëlloi me pistoletë shokun e tij nga Kruja pas sherrit në lokal, 2 të arrestuar (DETAJE-EMRAT)

09:12 : 31/07/2025

Aksidenti tragjik në Borsh/ U nisën për të shitur peshq, “Benz”-i me shpejtësi skëterrë goditi çiftin e bashkëshortëve

08:49 : 31/07/2025

DW: Tarifa për turistët i sjell Venecias 5,4 milion euro fitime

08:37 : 31/07/2025

Një i plagosur/ Sherri mes miqve përfundon në të shtëna me armë në Borsh

08:26 : 31/07/2025

Tabela, sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

08:21 : 31/07/2025

Këmbimi valutor 31 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:15 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com