• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Protestuesit në Mal të Zi kërkojnë zgjedhje të reja

09:08 : 10/02/2022
në RAJONI

Mali i Zi Demokratik, një parti pjesë e shumicës së mëparshme qeverisëse në Mal të Zi, kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Këtë kërkesë kjo parti e bëri gjatë një proteste më 9 shkurt në Podgoricë.

Protesta e së mërkurës, me sloganin “Mbrojtja e vullnetit elektoral të qytetarëve”, u drejtua nga zyrtarët e Demokratëve. Protesta u mbështet edhe nga deputetët dhe zyrtarët e Frontit Demokratik pro-serb.

Ata po ashtu shprehën pakënaqësi për formimin e mundshëm të një qeverie të pakicës, që është propozuar nga ish-partneri i tyre politik, Dritan Abazoviç, që është kryetar i Lëvizjes Qytetare URA.

Demokratët, Fronti Demokratik dhe URA kishin formuar koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve të mbajtura më 2020.

Në protestën e 9 shkurtit morën pjesë disa mijëra qytetarë dhe aktivistë të subjekteve politike, të cilët mbajtën flamuj shtetërorë dhe mbishkrime përmes së cilave u bëhej thirrje qytetarëve që t’i rezistojnë “vjedhjes së vullnetit elektoral”.

Lexo edhe:

No Content Available

“Njerëz, përgatituni për zgjedhje. Oferta jonë është e qartë, ne jemi demokratë dhe evropianë dhe ne ofrojmë një zgjedhje evropiane. Le t’ia kthejmë mandatin popullit dhe ta lëmë popullin të vendosë se cila do të jetë e ardhmja”, tha kryetari i Demokratëve, Aleksa Beçiç.

Beçiç më 7 shkurt u shkarkua nga posti i kryetarit të Kuvendit, pasi për largimin e tij nga kjo pozitë votuan 43 deputetë të Kuvendit.

Ai deklaroi se një qeveri e re e mundshme varet nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç. Partia e Gjukanoviçit humbi në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2020.

“DPS do të bëjë dy të tretat e asaj shumice të re parlamentare, pa DPS-në nuk mund të merret asnjë vendim. Qeveria e re e pakicës do të varet nga vullneti i Gjukanoviçit dhe DPS-së”, tha Beçiç.

Beçiç kritikoi kryetarin e URA-s, Abazoviç, duke thënë se ai synon që ta formojë ekzekutivin e ri me mbështetjen e partisë së Gjukanoviçit, parti të cilin Abazoviç e ka akuzuar për korrupsion dhe krim të organizuar.

“Imagjinoni duke zgjedhur gjyqtarë dhe prokurorë bashkë me ata që u thoshin se ishin hajdutë e kriminelë. Askush nuk do të ndiqet penalisht pa lejen e Millo Gjukanoviçit”, tha Beçiç, teksa protestuesit brohorisnin “tradhti”, fjalë drejtuar Dritan Abazoviçit.

Kjo protestë u mbajt në kohën kur Dritan Abazoviç po përpiqet që të arrijë marrëveshje me disa subjekte politike për formimin e një qeverie të pakicës.

Protesta po ashtu ishte për të kundërshtuar shkarkimin e Beçiçit nga posti i kryeparlamentarit. Shkarkimi i tij u iniciua nga URA e Abazoviçit dhe u mbështet nga partitë opozitare.

Shkarkimit të Beçiçit i ka paraprirë rrëzimi i Qeverisë së Zdravko Krivokapiçit, pasi URA inicioi në Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Fronti Demokratik pro-serb po kërkon që partitë e shumicës së mëhershme parlamentare të arrijnë një marrëveshje për formimin e një ekzekutivi të ri. Por, kjo parti kundërshton fuqishëm mundësinë që URA e Abazoviçit të arrijë ndonjë marrëveshje për formimin e një qeverie të re me opozitën e udhëhequr nga partia e Gjukanoviçit./REL

Etiketa: Protestuesit në Mal të Zi kërkojnë zgjedhje të reja

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

I sekuestrohen armë dhe mjete të teknologjisë së lartë për prodhim narkotikësh, pranga 62-vjeçarit në Lazarat

TË GJITHA

Pengesat financiare janë të mëdha, ja si mund të transferohet Asllani te Torino

18:46 : 15/08/2025

Jadon Sancho transferohet në Serie A

18:32 : 15/08/2025

Tërmet në Tiranë, ja sa ishte magnituda

18:32 : 15/08/2025

VIDEO/ Denoncimi: Transformatori në Gjirin e Lalzit rrezik për banorët dhe turistët

18:22 : 15/08/2025

Zëdhënësi i Kremlinit: Bisedimet mes Putin dhe Trump mund të zgjasin të paktën 7 orë

18:14 : 15/08/2025

“Koha ideale për të ndriçuar”/ Njihuni me 4 shenjat që do të bëjnë para deri në fundin e 2025

18:08 : 15/08/2025

“Ai ishte më i miri sezonin e kaluar”, Casemiro bën zgjedhjen befasuese për Topin e Artë

18:04 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com