Opinionistët Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku kanë darkuar mbrëmë me banorët e “Big Brother VIP” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në një moment Einxhel i ka treguar shtëpinë Balinës dhe ambientet kryesore.Kur hyri në dhomën e gjumit, Balina lëshoi një koment ‘pikant’ kur pa rrëmujën.
“Më duket vetja sikur jam në treg”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se shpeshherë ndjekësit dhe personazhe të ndryshme publik kanë kritikuar banorët e “BBV” për rrëmujën e madhe në shtëpi dhe mbi të gjitha për papastërtinë.