• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Basha: Berisha ka zemëruar demokratët, pse nuk sulmon Gjushin, Dakon dhe Qifen

11:19 : 07/02/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Lulzim Basha, gjatë një takimi me qytetarë në njësinë nr 6 në Tiranë, tha se Edi Rama gjatë 8 viteve të qeverisjes së tij vrau shpresën e shqiptarëve. Basha foli për rritjen e varfërisë, ndërsa u shpreh se ai përfaqëson një grupim vlerash, parimesh dhe idealesh që quhet Partia Demokratike e Shqipërisë.

“Nuk ka dy parti, ka vetëm një PD, e cila nuk rreshti që nga dita e parë të denonconte aferat e Saimir Tahirit, i cili kanabizoi vendin dhe ne e kemi denoncuar që nga dita e parë”, tha Basha.

Ai tha se ne jemi bashkë këtu, ndërsa Tahiri ndodhet në qeli, që vërteton drejtësinë e kauzave tona.

“Të njëjtën gjë kemi bërë me inceneratorët apo djegësit, që djegin paratë e shqiptarëve. Kemi mbi 5 vjet që denoncojmë aferën e 430 mln lekëve”, tha Basha.

Në vijim ai shtoi se “a ka shqiptarë që e besojnë që 430 mln euro do të shkonin në xhepat e 3 anonimëve, dy prej të cilëve janë në kërkim, pa dijeninë e Edi Ramës? A mendoni se kanabizimi do të ndodhte pa dijeninë e Edi Ramës? Unë mendoj që jo”, tha Basha, duke shtuar se Edi Rama asgjesoi votën e lirë.

Lexo edhe:

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

Basha ka sulmuar në vijim ish-kryeministrin Sali Berisha, duke deklaruar se ai ka marrë logon e LSI dhe po e shëtit në 6 bashki, ndërsa shan dhe sulmon demokratët.

“Nuk sulmon ata që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë derexhe, por sulmon demokratët. Kam marrë me dhjetra mesazhe nga demokratët e zemëruar që më thonë si nuk ka turp ky Sali Berisha që merret me kandidatët e PD, që janë njerëz që përfaqësojnë vlerat e demokratëve”, tha Basha. Sipas tij, Berisha nuk sulmon as Tom Doshin, as Aqif Rakipin, as Vangjush Dakon, as bandat.

“E dini pse nuk i sulmon? Sepse janë bashkë për të mbajtur njëri-tjetrin në këmbë”, tha Basha, duke shtuar se ata janë pakicë, ndërsa ne jemi shumicë absolute.

Pjese nga fjala e Bashes

Ajo që ka ndodhur në këto 8 vite sundimi të Edi Ramës, është vrasja graduale e shpresës. Ky është krimi më i madh i klikës së tij, ky është krimi më i madh mbi shqiptarët, familjet dhe fëmijët e tyre. Vrasja e shpresës nuk është metaforë. Është ajo ndjesia që i rëndon shumicës së shqiptarëve për bukën e përditshme, për fatin e fëmijëve, për të nesërmen e tyre, për sigurinë e vendit të punës për ata që kanë punë dhe për ata që plaken para kohe në kërkim të një pune që nuk e gjejnë kurrë. Për të ardhurat e pamjaftueshme për të siguruar bukën e gojës, jo me një jetesë normale me dinjitet. Për shërbime që duhet t’i kryej shteti, që nga rendi dhe siguria e drejtësia, e deri tek shëndetësia e arsimi, sepse për ato i merr taksat nga shqiptarët. Dhe taksat i ka rritur.

Të gjitha taksat i ka rritur, por shërbimet jo vetëm nuk i bën , por i ka sh’bërë dhe i ka dorëzuar në duart e një grushti oligarkësh, të cilët këto para i ndajnë me pushtetarët, por shërbime nuk shohim. Vitin e kaluar pensionet nuk janë rritur as sa inflacioni. Është ky lloj korrupsioni që ka gërryer mirëqenien e shqiptarëve. Është ky aliazh i krimit dhe korrupsionit me politikën që kanë shkatërruar shpresën e shqiptarëve .

Çfarë mund të bëjmë të gjithë së bashku? Po pse jemi mbledhur ne dhe jo të tjerë? Pse në këtë kohë kur për zemërdobëtit, oportunistët, servilët, përfituesit, më e thjeshta do të ishte të rinit në shtëpi. Pse ne jemi kaq shumë në këtë sallë?

Ne këtu jemi një grupim vlerash, ne jemi këtu një grupim besimesh, ne jemi këtu një grupim idealesh, ne jemi këtu një grupim parimesh që quhet Partia Demokratike e Shqipërisë. Nuk ka dy, ka vetëm një Parti Demokratike të Shqipërisë. Është ajo Parti Demokratike që nuk reshti së denoncuari prej ditës së parë aferat e Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm. Njeriut që nga njëra anë shtypte dhe përdhoste kundër ligjit të drejtat e të gjithë shqiptarëve, e në veçanti të demokratëve në Kombinat, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë dhe nga ana tjetër ishte në krye të operacionit të kanabizimit të vendit, një proces që ne e kemi denoncuar prej ditës së parë dhe që i ka sjell të zeza dhe vetëm fatkeqësi vendit dhe familjeve shqiptare dhe prindërve shqiptarë të qindra mijëra bijve të tyre këtu dhe jashtë vendit. E pra, sot jemi bashkë këtu, ndërkohë që Sajmir Tahiri është dënuar dhe ndodhet në qeli. Që vërteton drejtësinë e betejës tonë, drejtësinë e kauzave tona.

Të njëjtën gjë kemi bërë me inceneratorët, djegësit , që ta përkthejmë shqip, djegësit. Dy ekzistues, Elbasani dhe Fieri, ekzistues në kuptimin që kanë karabinanë, dhe një që as nuk duket fare këtu në Tiranë, që në fakt çfarë djegin? Djegin paratë e shqiptarëve! 430 milionë euro aferë, kemi 5 vite e kusur që e denoncojmë, ditë për ditë, nganjëherë javë me rresht, në konferenca live për shtyp, sepse e dinim që kur vinte ora e lajmeve, do i fusnin gërshërët dhe do ta censuronin.

Kush prej jush këtu beson se Saimir Tahiri mund ta kanabizonte Shqipërinë, pa bekimin, pa dijeninë, pa ndihmën dhe pa përfitimin e Edi Ramës? A ka shqiptar që e beson?

A ka shqiptar që e beson që 430 milionë euro nga taksat e vendit do të shkonin në xhepat e tre anonimëve, dy prej të cilëve janë në kërkim, siç e kemi paralajmëruar para një viti, pa dijeninë e Edi Ramës? Sigurisht që jo!

Korrupsioni, kriminalizimi, kanabizimi, këto janë veprat e vërteta të Edi Ramës gjatë qeverisjes së tij këto 8 vite! Vrasjen e shpresës, duke vrarë instrumentet e shpresës. Cilat janë instrumentet e shpresës? Cilat janë instrumentet që e kthejnë shpresën në diçka të prekshme? Janë vota e lirë, janë zgjedhjet e lira, janë rrotacioni, ndryshimi i ujit të ndenjur.

Por mekanizmi bazë është asgjësuar! Nga kush është asgjësuar? Në radhë të parë, nga ky pra, Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, me Saimir Tahirin, me ish ministrin tjetër, që është bishti i aferës së inceneratorëve, megjithëse mbiemrin e ka Koka. Dhe me gjithë grupin e ministrave aktual dhe ish ministrave.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

21:28 : 08/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

21:16 : 08/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025
RAJONI

Përplasje mes gazetarëve dhe Presidentit serb/ Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

20:55 : 08/06/2025
SHENDETI

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025
SHOW BIZ

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

20:40 : 08/06/2025
Para

Gjirokastër/ Qëllon qenin, plagos 68-vjeçarin

TË GJITHA

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

21:28 : 08/06/2025

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

21:16 : 08/06/2025

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025

Përplasje mes gazetarëve dhe Presidentit serb/ Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

20:55 : 08/06/2025

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

20:40 : 08/06/2025

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com