• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Lufta mund të nisë që nesër”/ SHBA: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën

15:49 : 07/02/2022
në BOTA

Mes tensioneve të vazhdueshme me Rusinë, administrata Biden po paralajmëron se më shumë se 100 mijë trupat ruse përgjatë kufirit të Ukrainës mund të fillojnë një pushtim në çdo moment.

Trupat nga Divizioni i 82-të i Forcave Ajrore Amerikane zbarkojnë në Poloni, një shenjë mbështetjeje mes aleatëve të NATO-s pas një grumbullimi të vazhdueshëm të trupave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës.

“Kontributi i Shteteve të Bashkuara në Poloni tregon solidaritetin tonë me të gjithë aleatët tanë këtu në Evropë dhe padyshim gjatë kësaj periudhe pasigurie, e dimë se jemi më të fortë së bashku”, tha gjenerali Chris Donahue me Divizionin e 82-të Ajror.

Sipas Departamentit të Shtetit, përveç dërgimit të trupave amerikane në vendet aleate të NATO-s në Evropën Lindore, Uashingtoni ka dërguar 650 milionë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën, sasia më e madhe ndonjëherë për këtë vend. Qeveria e Ukrainës deri më tani e ka minimizuar mundësinë e një pushtimi rus. Por zyrtarë të lartë amerikanë mendojnë ndryshe.

“Ne besojmë se ekziston një mundësi shumë e qartë që Vladimir Putini të urdhërojë një sulm ndaj Ukrainës. Mund të marrë një sërë formash. Mund të ndodhë që nesër, ose mund të duhen edhe disa javë. Ai e ka vënë veten në pozicion me dislokime ushtarake për të qenë në gjendje të veprojë në mënyrë agresive kundër Ukrainës në çdo moment tani”.

Lexo edhe:

Merkato u mbyll, por këta janë futbollistët e njohur që mund të transferohen falas

“Një karrige për një pemë”/ Rama pas 12 vitesh kujtohet për mjedisin

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të vazhdojnë përpjekjet diplomatike nëse Rusia zgjedh rrugën e uljes së tensioneve. Kriza përgjatë kufirit të Ukrainës po ndihmon në krijimin e një momenti të rrallë uniteti politik në Uashington, pasi anëtarët nga të dyja partitë kryesore e dënojnë një pushtim të mundshëm.

“Kushtet janë aty. Ka më shumë gjasa të ndodh sesa jo. Laku po mblidhet rreth Ukrainës. Këto janë kohë të rrezikshme. Koha është thelbësore. Ky do të ishte pushtimi më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore koha, siç përmendi Jake Sullivan, po afron“, tha ligjvënësi republikan Michael McCaul.

Ndërkohë, ukrainasit dolën në rrugë të shtunën në një demonstrim force, duke u zotuar se do të “mbronin” atdheun e tyre.

Në Çërnobil, vetëm 10 kilometra larg Bjellorusisë, Garda Kombëtare e Ukrainës kryen stërvitje me zjarr të drejtpërdrejtë.

Përpjekjet diplomatike mes anëtarëve të NATO-s dhe Rusisë ende nuk kanë dhënë ndonjë rezultat. Një pikë kyçe e pengesës është kërkesa e Rusisë që Ukraina të mos pranohet kurrë në NATO, një kërkesë e panegociueshme për Shtetet e Bashkuara./VOA

Lajme të lidhura

SPORT

Merkato u mbyll, por këta janë futbollistët e njohur që mund të transferohen falas

20:20 : 02/09/2025
AKTUALITET

“Një karrige për një pemë”/ Rama pas 12 vitesh kujtohet për mjedisin

20:16 : 02/09/2025
BOTA

Kancelari i Gjermanisë, Merz: Putin është kriminel luf*e, më i keqi i kohës sonë

20:09 : 02/09/2025
SPORT

Champions League ka dy skuadra superfavorite, të tjerat janë vetëm ndjekëse

19:46 : 02/09/2025
AKTUALITET

Vlora ende pa terminal autobusash, premtimi i Dredhës mbetet në ajër

19:44 : 02/09/2025
BOTA

Ndahet nga jeta Emilio Fede, gazetari ikonë i televizionit italian

19:24 : 02/09/2025
Para

Lojërat e fatit, procedohen dy të rinj në Korçë. Shpallen në kërkim dy të tjerë

TË GJITHA

Merkato u mbyll, por këta janë futbollistët e njohur që mund të transferohen falas

20:20 : 02/09/2025

“Një karrige për një pemë”/ Rama pas 12 vitesh kujtohet për mjedisin

20:16 : 02/09/2025

Kancelari i Gjermanisë, Merz: Putin është kriminel luf*e, më i keqi i kohës sonë

20:09 : 02/09/2025

Champions League ka dy skuadra superfavorite, të tjerat janë vetëm ndjekëse

19:46 : 02/09/2025

Vlora ende pa terminal autobusash, premtimi i Dredhës mbetet në ajër

19:44 : 02/09/2025

Ndahet nga jeta Emilio Fede, gazetari ikonë i televizionit italian

19:24 : 02/09/2025

Gjendet i vdekur në banesën e tij një i moshuar në Korçë

19:24 : 02/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com