• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Falsifikimi i firmës/ Lubonja: Të flasë Gramoz Ruçi!

19:58 : 07/02/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit në Gjykatën Kushtetuese ku po diskutohet kërkesa për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lubonja tha se problematike është fakti që në këtë proces flitet për falsifikim dokumentesh, pasi një dokument për komisionin hetimor ka dy data të ndryshme.

Sipas Lubonjës, për këtë dokument duhet të merret në pyetje ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Analisti tha se nëse Meta ka shkelur Kushtetutën, përballë tij është një maxhorancë që shkel procedurat për të shkarkuar atë nga posti i Presidentit. Mes të tjerash Lubonja tha se shumë zëra edhe afër Metës kanë deklaruar se ai duhet të kishte ikur me kohë nga posti i presidentit dhe t’i kishte hyrë sërish politikës.

“Këtu ka shumë për t’u thënë, veçanërisht duke parë dhe një zhvillim të fundit këtë ditë me një akuzë ku Kuvendi duhet ta shqyrtojë. Falsifikim është se meqenëse data deri kur Kuvendi i Shqipërisë mund të funksiononte ishte data 10 maj, pasi 4 muajt e fundit s’bëheshin komisionet. Për të bërë këtë komisionin Had-Hoc për Ilir Metën në një parlament që dihet se si ishte, pasi me opozitën tjetër e mendonin se nuk e bënin dot.

Përveç të tjerave iu është dashur që të falsifikojnë dokumentin e funksionimit, apo e vendosjes të komisionit nga Kuvendi dhe kanë spostuar datën. Ekzistojnë sot dy dokumente me firmën e Ruçit, një i datës 5 dhe një i datës 6 që ndryshojnë për këtë qëllim, për të evituar këtë problem me datën e funksionimit. Përtej problemit “Meta”, kjo ngre një problem të madh. Këtu po bëhet një propagandë e madhe; mund të heqim data, se janë të këqij, mund të shkelim ligjin, por rëndësi ka që t’i heqim. Këtu merr pjesë dhe ambasada e SHBA-ve. Në këtë aspekt rilindasit kanë shkuar lart dhe unë shoh një gjë.

Për Gramoz Ruçin është thënë shumë, por doja të dija prononcimin e tij për këtë dokument. A ka firmosur një apo dy. Është falsifikator apo ia kanë falsifikuar firmën. Në kulturën e tij të burokracisë, s’ma merr mendja se ai mund ta ketë firmosur, ose nëse është ashtu, të japë llogari para organeve se ka firmosur. Këto gjëra s’kanë të bëjnë vetëm me Ruçin dhe Metën, por me të gjithë ne. Nëse ti shkel procedurën, ke shkelur ligjin. Ti mund të thuash; “ore është e drejtë që të shkarkojmë Metën, apo të fusim në burg X apo Y’, por s’e fut dot pa procedurë. Unë them se edhe sikur ta kishte shkelur procedurën Meta, shkelja për të dënuar shkeljen e procedurës, është krim. Është sikur një person ka bërë një krim dhe ti pa prova shkon e dënon.

Lexo edhe:

Fati kthehet në anën e tyre, këto 3 shenja do përjetojnë një ndryshim të madh deri në fund të korrikut

Angli-Argjentinë, beteja për finalen e Botërorit, mungesat dhe formacionet e mundshme

Edhe Al Caponen e dënuan për fiskalitet, se kishte bërë krime, por nuk kishin prova. A ka shkelur apo jo presidenti Kushtetutën? Kjo është çështje e hapur. Këtu vijmë te ajo që është debat që e kemi bërë dhe më herët. Këtu padyshim presidenti ka kapërcyer atë që thotë Kushtetuta; si faktor i unitetit të kombit. Se sa kjo është shkelje, e dinë ata të Kushtetueses. Nga ana tjetër s’mund të flitet për unitet të kombit, kur ti ke një kryeministër që vjen në pushtet dhe synon me një maxhorancë që ka marrë vota të vjedhura. Ai bëhet një kryeministër i një pakice që shkel të gjitha ligjet. Mjaft të kujtojë Teatrin, mënyra se si u shkatërrua godina, për të cilin reagoi edhe presidenti. Janë disa vendime të ekzekutivit që e kanë detyruar presidentin të dalë nga linja e tij. Rama e ka keqtrajtuar figurën e presidentit, jo vetëm Metën. Në këtë situatë, në këtë kulturë, padyshim që presidenti ka reaguar, duke tentuar që të ruajë dhe ekuilibrat. Këtu jemi përtej interpretimit juridik. Ky nuk rrëzohet me zgjedhje dot, se ka kapur gjithë shtetin. Në këto rast, të flasësh për presidentin e unitetit, është si të flasësh për një kukull”, tha Lubonja.

Por a dëmtohet politikisht Ilir Meta? Lubonja theksoi se të dalësh kundra Edi Ramës sot, është pozitive dhe nuk të krijon kosto politike te elektorati shqiptar.

“Ka që thonë se ai duhet të kishte ikur prej kohësh dhe të hynte në politikë. Ta linte vendin e presidentit për të bërë politikë. Do të ishte më efikase. Ky është argument që meriton respekt. Por kur opozita la parlamentin me këtë argument që këtu nuk funksionin më dhe s’mund të jemi fasadë e regjimit, në vend që të kishte ndjeshmëri më të madhe, dhe popullore, u abuzua dhe më shumë me këtë ikje të opozitës. Dhe sot thuhet; ishte gabim që ikën. Kemi të bëjmë me një Musolin modern që shfrytëzon këtë situatë. Këtu kemi të bëmë me disa mendje fashiste që nuk tërhiqen. Kur ke kapur disa pushtete, këtu je në fashizëm të kamufluar, në tregun e lirë dhe i mbështetur nga amerikanët. Këtu jemi në Maduro, me mbështetje amerikane. Kjo na ka krijuar një situatë dramatike. Heqja e presidentit, është problemi, kapja e institucioneve. Kemi shtrëngim të hapësirave politike. Për mendimin tim të dalësh kundra Edi Ramës sot, është pozitive dhe nuk të krijon kosto politike te elektorati shqiptar. Nga ana tjetër, në një regjim që bëhet edhe më i dhunshëm e më fashist, një ‘eliminim; i presidentit në këtë mënyrë duke shkelur ligjin, rrit frikën te institucionet, te qytetarët, siç ndodhi me opozitën, që u nënshtrua. Kjo rritje e frikës është problematike, kush e ka koston? Shqiptarët! Ilir Meta edhe Sali Berisha, se këta nuk i lidhin kot, por lidhja që i bën Basha, është problematike, pasi ai i është nënshtruar këtij spektakli. Kush fiton dhe humbet politikisht, duhet të shohim në terma afatgjate dhe afat shkurtre. Historia ia ka bërë atë vendin që do të zënë. Por problemi është se si do mbarojë kjo histori”, theksoi analisti.

Lubonja e mbylli bisedën e tij në studion e ‘News24’ me një koment për dënimin e ish-ministrit Tahiri nga Apeli i GJKKO-së.

“Tahiri u dënua për abuzim me pushtetin. Është një akt koperturë, spektakël, për të dhënë imazhin sikur drejtësia funksionon, ndërkohë ka probleme të tjera shumë të madhe që drejtësia nuk funksionon, siç janë inceneratorët. Parandjenja ime është që shërben për të krijuar kredibitilitetin e një drejtësie të instrumentalizuar që nesër do të godasë kundërshtarët politikë dhe s’ke ça të thuash. Opozita e ka denoncuar këtë aspekt si një spektakël, si një regji dhe unë mendoj se kështu është.”, tha Lubonja.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Fati kthehet në anën e tyre, këto 3 shenja do përjetojnë një ndryshim të madh deri në fund të korrikut

13:26 : 15/07/2026
SPORT

Angli-Argjentinë, beteja për finalen e Botërorit, mungesat dhe formacionet e mundshme

13:23 : 15/07/2026
AKTUALITET

Tentuan t’i grabisnin kursimet me pistoletë çakmak një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

13:12 : 15/07/2026
AKTUALITET

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

13:12 : 15/07/2026
AKTUALITET

Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

12:50 : 15/07/2026
BOTA

Paraziti që po alarmon SHBA-të është përhapur në 34 shtete! Simptomat dhe shkaqet

12:43 : 15/07/2026
Para

Trafikonte drogë në Itali, arrestohet shqiptari

TË GJITHA

Fati kthehet në anën e tyre, këto 3 shenja do përjetojnë një ndryshim të madh deri në fund të korrikut

13:26 : 15/07/2026

Angli-Argjentinë, beteja për finalen e Botërorit, mungesat dhe formacionet e mundshme

13:23 : 15/07/2026

Tentuan t’i grabisnin kursimet me pistoletë çakmak një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

13:12 : 15/07/2026

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

13:12 : 15/07/2026

Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

12:50 : 15/07/2026

Paraziti që po alarmon SHBA-të është përhapur në 34 shtete! Simptomat dhe shkaqet

12:43 : 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

12:35 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş