• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fundi i një epoke

21:11 : 06/02/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Erl Kodra

Dy ministra të Edi Ramës gjenden në burg, njëri për vjedhje direkte të Buxhetit të Shtetit përmes PPP-ve, dhe tjetri për lidhje me mafian dhe trafikun ndërkombëtar të drogës. Pavarësisht faktit se Edi Rama vazhdon të jetë Kryeministër, në të vërtetë kjo nuk ka ndodhur në 31 vjet të tranzicionit shqiptar. Por si është e mundur që Kryeministri vazhdon të qeverisë i qetë, pavarësisht se qeverisja e tij është zhytur deri në grykë në krim, korrupsion dhe mashtrim publik? Si ka mundësi që Edi Rama mbetet njeriu më i fuqishëm, pavarësisht faktit se çdo ministër dhe ish ministër i tij, çdo deputet ose ish deputet i tij, çdo drejtor ose ish drejtor i tij është ose  vjedhës fondesh përmes korrupsionit, eksponent ose ushtar i mafias shqiptare.

Ajo çka e bën të papranueshme gjendjen politike, nuk është qeverisja përmes krimit dhe korrupsionit, por është pamundësia për ta rrëzuar këtë qeveri armiqësore me interesat e qytetarëve. Po ku e merr gjithë këtë fuqi Kryeministri, nga i vjen gjithë kjo mbështetje? Nga brenda apo nga jashtë?

Le të përpiqemi të kuptojmë se çfarë po ndodhë realisht – duke i qëndruar larg çdo lloj retorike.

Edi Rama fitoi zgjedhjet e vitit 2013 përmes një fushate agresive, me premtime të forta për t’i ndryshuar faqen Shqipërisë. Momenti politik e favorizonte zgjedhjen e tij, sidomos duke patur parasysh se votuesi e bën zgjedhjen në çastin që hedh votën, domethënë në atë realitet politik në të cilin gjendet. Megjithatë, qeverisja e tij do të shfaqte probleme të thella që në vitin e parë, për të vazhduar me skandale të njëpasnjëshme, që kulmuan me kanabizimin e vendit në vitet 2014-2017. Si kurrë më parë në histori, krimi mafioz dhe korrupsioni pushtuan çdo zyrë të shtetit shqiptar, vertikalisht.

Lexo edhe:

Hajdutët ikin të parët/ Ashraf Ghani dhe Edi Rama

Mizorët …

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian vendosën që përmes një reforme të sistemit të drejtësisë, të imponuar me forcë, të reformonin klasën politike. Duke qenë se ndërkombëtarët e njohin mirë realitetin shqiptar, duke patur prova të bollshme se në çfarë llumi është zhytur shoqëria shqiptare, ata vendosën të kryejnë një operacion radikal pastrimi, të padëgjuar në botë. Pavarësisht rrugës së vështirë, duke qenë se reforma do të kryhej në një trupë të infektuar dhe të inkriminuar rëndë – i rëndësishëm ishte procesi në vetvete – që do të pastronte me sa të mundej të korruptuarit, për të ndërtuar një sistem që do të pastronte vetveten në vazhdimësi. Rrugë tjetër nuk kishte, sa kohë që Shqipëria formalisht është një shtet i pavarur.

Ndërkombëtarët e mbështetën Edi Ramën me kushtin që ai të pranonte reformën në drejtësi, përndryshe, kjo reformë nuk mund të kryhej kurrë. Duket qartë se afatet e Reformës në Drejtësi ishin projektuar për të zgjatur dy mandate të qeverisjes, dhe do të përfundonin diku në vitin 2021, çka do të përkonte me zgjedhjet e reja dhe ndryshimin potencial të qeverisjes së vendit.

Në një vend si Shqipëria, në fakt unikal si Shqipëria, një reformë e përmasave të tilla nuk do të ishte e lehtë. Megjithatë, duke qenë se vendi ynë është sui generis – reforma mund të kishte sukses vetëm nëse do të ishte radikale, e padëgjuar dhe e paimagjinueshme. Vetëm kështu ajo do të prodhonte efekt, pavarësisht se efekti mund të ishte traumatik. Në fakt pikërisht ashtu ndodhi, reforma është e vështirë në vetvete, plot ngërçe, e kapur dhe e manipuluar fort nga Edi Rama, por, çuditërisht me rezultate që nuk mund të kontrollohen më nga ai. Madje, çdo ditë e më shumë Reforma po shkëputet prej tij, sepse të përgjedhurit i detyron sistemi të këpusin lidhjet nga sponsorin Rama.

Që të kuptohet më mirë ajo çfarë dua të nënvizoj, është fakti se Reforma duhet të siguronte domosdoshmërisht një mekanizëm kontrolli të vazhdueshëm – për të mbrojtur të përzgjedhurit nga inkriminimi – dhe përmes po këtij mekanizmi, të sigurohej vetpastrimi nga të korruptuarit. Pa këtë lloj mekanizmi, reforma do të ishte një dështim. Sot punonjësit e drejtësisë kontrollohen për gjithçka dhe çdo gjë, 24 orë në 24.

Ndërkombëtarët e dinin dhe e dinë se mafia shqiptare ka kapur çdo qelizë të shoqërisë, dhe se kufiri ndarës mes shtetit dhe antishtetit pothuaj është zhdukur. Gjithsesi, e vetmja mënyrë për të mposhtur mafian ishte një reformë e atillë, që në terma afatgjatë të siguronte fitoren e shtetit.

Saimir Tahiri ishte “ministri kampion” i Edi Ramës që kanabizoi vendin dhe kriminalizoi shoqërinë, ndërsa Lefter Koka ishte një ndër kapot e tij kryesor, i zhyer deri në grykë në krim dhe korrupsion. Mos harroni forcën dhe ndikimin e Saimir Tahirit në Policinë e Shtetit dhe rrethet kriminale, si dhe forcën dhe ndikimin elektoral të Leter Kokës në zonën e Durrësit. Në të vërtetë, të tillë janë pothuaj të gjithë bashkëpunëtorët e Edi Ramës. Me burgosjen e tyre, Edi Rama humbi dy bashkëpunëtorë të rëndësishëm, dhe padyshim rrezikon të humbasë edhe shumë të tjerë. Informacione të besueshme tregojnë se të tjerë personazhe të rëndësishëm të qeverisjes së Edi Ramës janë në rradhë. Dhe kjo është betejë serioze, jo shaka.

Ajo çfarë pritet të ndodhë – pavarësisht momentit politik dhe gjendjes në Partinë Demokratike – do të përcaktojnë të ardhmen e vendit. Lufta me mafian është gjithmonë e egër, dhe thelbi i saj shpesh është i padukshëm. Të dukshme janë vetëm përpëlitjet, skizmat dhe stërkëmbëshat që po i vendosin Partisë Demokratike, parti e cila padyshim do të pasojë ndryshimet e thella dhe fundin e tranzicionit shqiptar.

Etiketa: kodra boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hajdutët ikin të parët/ Ashraf Ghani dhe Edi Rama

23:47 : 19/08/2021
AKTUALITET

Mizorët …

23:18 : 26/04/2021
Para

VIDEO/ Super Vlahoviç, i mjaftojnë vetëm 13 minuta për të shënuar golin e parë me Juven

TË GJITHA

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

14:58 : 10/05/2025

India dhe Pakistani dakordësohen për armëpushim

14:51 : 10/05/2025

11 Maji/ Për herë të parë votojnë edhe gratë e dënuara në burgun e Pojskës

14:35 : 10/05/2025

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

14:27 : 10/05/2025

Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

14:19 : 10/05/2025

Shembet kanali i një hidrocentrali në Gramsh, dheu zë poshtë dy punëtorë, vdes njëri

14:13 : 10/05/2025

Plagosi të shoqen dhe më pas vrau veten, reagon gruaja e stilistit kosovar/ FOTO

14:07 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com