Astrit Avdylaj i dosjes 339 është shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Gjykata pasi zhvillimit të seancës gjyqësore, administroi provat, si dhe dëgjoi palët, ndërsa arriti konkluzione përfundimtare.
Gjykata vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Pushimin e akuzës për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, në ngarkim të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) pasi ndjekja penale nuk mund të fillonte për këtë vepër penale, bazuar në nenin 6 | F a q e 328 pika “1” gërma “d” dhe 387 të K.Pr.Penale.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”
Astrit Avdylaj, një personazh i njohur tashmë, është i dënuar nga Gjykata e Durrësit për vrasje me paramendim.
Avdylaj është kreu i bandës kriminale të ‘”Avdylajve” në Shijak si dhe i njohur për lidhjet që ka ai në Durrës. Ky person u arrestua gjatë operacionit të koduar policor Vol- Vo 4 bashkë me disa anëtarë të tjerë të grupit të tij.
Ata u arrestuan pasi në Brenogë të Hasit u zbulua një laborator heroine, e cila vinte nga Irani në Kosovë dhe përpunohej në Shqipëri ku të implikuar ishin dhe grypi Avdyli
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR ______________________________________________________________________________
33 Regjistri Themeltar
- __ VENDIMI Data regjistrimi 26.10.2020
SHKURTIM VENDIMI “NË EMËR TË REPUBLIKËS” Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë prej:
GJYQTARE: ATALANTA ZEQIRAJ GJYQTAR:
SOKOL PINA GJYQTAR: ERJON BANI
Me pjesmarrjen e sekretares gjyqësore Evalda JERA, në Tiranë, sot më datë 04.02.2022, pasi mori në shqyrtimin në seancë gjyqësore publike, çështjen penale me Nr. 33 Akti, me palë:
KËRKUES: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga Prokurorët Dritan Prenҫi dhe Vladimir Mara.
I PANDEHUR: Astrit Balliu (alis Avdyli, Sulejmani), i biri i Zeqo dhe i Qamile, i datëlindjes 06.09.1974, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga Av.Maksim Haxhia dhe Av.Dritan Jahaj, Dhoma e Avokatisë Tiranë.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 278/1, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
2 | F a q e I PANDEHUR: Jasin Kala (alias Avdyli), i biri i Riza dhe i Fatime, i datëlindjes 05.09.1968, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, me shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i dënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga Av.Baftjar Rusi dhe Av.Enkeleda Hysa. AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 287/1 gërma “b”, 25, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
I PANDEHUR: Denis Llaftiu, i biri i Fatos dhe i Lule, i datëlindjes 16.10.1986, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë gjykimit nga Av.Agron Lamaj i zgjedhur dhe Av.Shpëtim Kojdheli caktuar kryesisht.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
I PANDEHUR: Fatos Llaftiu, i biri i Sali dhe i Lumturie, i datëlindjes 13.02.1958, lindur dhe banues në Shijak, Durrës, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga Av.Agron Lamaj, Dhoma e Avokatisë Tiranë.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal të Kodit Penal.
I PANDEHUR: Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini), i biri i Xhemal dhe i Have, i datëlindjes 03.01.1983, lindur në Turqi, banues në Rruga “Hyzri Talla”H-IV Nr.6, Fushë Kosovë, me kombësi dhe shtetësi turke, me gjendje gjyqësore i padënuar, mbrojtur nga Av.Valentina Teodoresku dhe Av.Anjeza Rusi caktuar kryesisht.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 284/c, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. 3 | F a q e I PANDEHUR: Xhemal Shala, i biri i Halit dhe i Time, i datëlindjes 29.04.1950, lindur në Ozdrim, Peje, banues në Rruga “Hyzri Talla”H-IV Nr.6, Fushë Kosovë, me kombësi shqiptare dhe shtetësi turke, me gjendje gjyqësore i padënuar, mbrojtur nga Av.Valentina Teodoresku dhe Av.Anjeza Rusi caktuar kryesisht.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale të “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 284/c, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Gjykata pasi zhvilloi seancën gjyqësore, adminisitroi provat, si dhe dëgjoi palët në konkluzione përfundimtare, të cilat kërkuan:
Prokurori kërkoi:
1-Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim. 2- Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
3- Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7(shtatë) vjet burgim. 4- Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) me 10 (dhjetë) vjet burgim. 5
– Në aplikim të nenit 14 të Ligjit nr.8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar, i pandehuri Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) ta vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jasin Kala (alias Avdyli), për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jasin Kala (alias Avdyli) për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Jasin Kala (alias Avdyli), për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/, gërma “b”, 25, i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Jasin Kala (alias Avdyli), me 9 (nëntë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 14 të Ligjit nr.8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar, i pandehuri Jasin Kala (alias Avdyli) ta vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Denis Llaftiu, për veprën penale 4 | F a q e “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Denis Llaftiu, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Denis Llaftiu, me 9 (nëntë) vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 14 të Ligjit nr.8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar, i pandehuri Denis Llaftiu ta vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatos Llaftiu për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini), për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini), për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar krimina, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini), për kryerjen e veprës “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/c i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal,në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini), me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 14 të Ligjit nr.8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar, i pandehuri Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini), ta vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë. 21. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhemal Shala, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhemal Shala, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhemal Shala, për kryerjen e veprës “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/c i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal,në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Xhemal Shala, me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 14 të Ligjit nr.8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve », i ndryshuar, i pandehuri Xhemal Shala ta vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë.
- Në mbështetje të nenit 485/3 të K.Pr.Penale shpenzimet procedurale t’ju lihen në mënyrë solidare në ngarkim të të pandehurve Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani), Jasin Kala (alias Avdyli), Denis Llaftiu, Fatos Llaftiu, Xhemal Shala, Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini) 5 | F a q e Avokati mbrojtës i të pandehurit Astrit Balliu kërkoi: 1. Deklarimin e pafajshëm për të pandehurin Astrit Avdyli për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.
- Në lidhje me veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, duke mbajtur në konsideratë edhe vetë qëndrimin e të pandehurit i cili ka qenë një qëndrim pohues dhe pendues, kërkojmë që gjykata të mbajë në konsideratë dhe vendosi dënimin minimal për këtë vepër penale. Avokati mbrojtës i të pandehurit Jasin Kala kërkoi: Bazuar në pikën 1/d të nenit 388 të K.Pr.Penal të vendosi deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Jasin Kala (Avdyli) për veprën penale “Prodhimit të lëndëve narkotike” në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/1, 287/1 germa “b” dhe 25, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 i Kodit Penal, pasi nuk provohet që ky i akuzuar të ketë kryer veprën penale dhe njeherazi disponimin mbi shuarjen e masës së sigurimit “arrest shtëpie”, dhe urdhërin e lirimit të tij të menjehershëm nga paraburgimi. Avokati mbrojtës i të pandehurve Denis Llaftiu dhe Fatos Llaftiu kërkoi: Deklarimin e pafajshëm të pandehurve Fatos dhe Denis Llaftiu nga akuzat në ngarkim. Avokate Valentina Teodoresku për të pandehurit Xhemal Shala dhe Iskënder Sale kërkoi: Pushimin e çështjes në ngarkim të Xhemal Shala dhe Iskënder Sala për porodhim dhe trafikim dhe grup e posaçëm dhe fabrikim të lëndëve psikotrope në bazë të nenit 378/1 të K.Pr.Penale.
Gjykata, bazuar në nenet 190, 261, 379, 380, 387, 388, 389 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale dhe neneve 1/c, 28/4, 47-50, 278/1, 283/a/1, 284, 300, 333/a/2 dhe 334/1 të Ligjit Nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
VENDOSI:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
- Pushimin e akuzës për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, në ngarkim të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) pasi ndjekja penale nuk mund të fillonte për këtë vepër penale, bazuar në nenin 6 | F a q e 328 pika “1” gërma “d” dhe 387 të K.Pr.Penale.
- Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. 5. Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Astrit Balliu (alias Avdyli, Sulejmani) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Jasin Kala (alias Avdyli), për veprën penale “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, gërma “b”, i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 36 të Kodit Penal konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurisë: UNIVERSITY LOUNGER BAR, me adresë Lagjia Nr. 1, Rruga “Taulantia”, me numër pasurie 29/64, Zona Kadastrale 8512, Currila, Durrës.
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jasin Kala (alias Avdyli) , për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jasin Kala (alias Avdyli) , për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston. 10. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jasin Kala (alias Avdyli) , për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston.
- Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Jasin Kala (alias Avdyli) në një burg të sigurisë së zakonshme. 12. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Denis Fatos Llaftiu, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston. 13. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Denis Fatos Llaftiu, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston.
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Denis Fatos Llaftiu, për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se fakti ekziston. 15. Në aplikim të neneve 261 pika 1, gërma “a” dhe 389 të K.Pr.Penal, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, caktuar ndaj të pandehurit Denis Fatos Llaftiu me vendimin Nr. 33 Akti, datë 26.07.2021 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatos Sali Llaftiu për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) 7 | F a q e vjet burgim. 17. Në aplikim të neneve 261 pika 1, gërma “c” dhe 389 të K.Pr.Penal, urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, ndaj të pandehurit Fatos Sali Llaftiu.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini) për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini) për kryerjen e veprës penale ““Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal” parashikuar nga neni 284/c paragrafi i parë dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
- Pushimin e akuzës për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, në ngarkim të të pandehurit Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini) pasi ndjekja penale nuk mund të fillonte për këtë vepër penale, bazuar në nenin 328 pika “1” gërma “d” dhe 387 të K.Pr.Penale
21.Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini) dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim. 22. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Iskënder Sale (alias Mehmet Gjini) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhemal Halit Shala për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhemal Halit Shala për kryerjen e veprës penale ““Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struakturuar kriminal” parashikuar nga neni 284/c paragrafi i parë dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
- Pushimin e akuzës për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, në ngarkim të të pandehurit Xhemal Halit Shala pasi ndjekja penale nuk mund të fillonte për këtë vepër penale, bazuar në nenin 328 pika “1” gërma “d” dhe 387 të K.Pr.Penale
26.Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri Xhemal Halit 8 | F a q e Shala dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Xhemal Halit Shala në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
- Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore t’i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. 29. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme e Apelit për Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
U shpall sot në Tiranë, më datë 04.02.2022.