• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkeljet në FSDKSH, KLSH: Mungojnë kontrollet në subjektet farmaceutike, shërbime të pakryera për check up

17:40 : 02/02/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e fundit për Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), ka gjetur disa shkelje dhe abuzime me fondet shtetërore, të cilat kapin vlerën e disa milionë lekëve.

Në raportin e KLSH është vënë re FSDKSH nuk ka kryer kontrolle në disa subjekte farmaceutike duke i sjellë buxhetit të shtetit një humbje prej disa milionë lekësh, si dhe ka paguar koncensionarin kur ende ky i fundit nuk kishte nisur shërbimet.

Gjithashtu në raportin e KLSH vërehet se institucioni i FSDKSH-së ka mangësi në zhvillimin e veprimtarisë administrative pasi funksionon me 6 anëtarë në një kohë që numri duhet të ishte 7-të. Ndërsa raportohet edhe se niveli i pagave në këtë institucion nuk ëhstë ndarë sipas funksionit që ccdo punonjës kryen.

Ja të gjitha shkeljet e FSDKSH:

Kontrolli i Lartë i Shtetit, Departamenti i Auditimit të Buxhetit të Shtetit, në kuadër të përmbushjes së funksionit të tij kushtetues, në zbatim të Programit të auditimit nr. 93/1 prot, datë 26.01.2021 ndryshuar, ushtroi auditimin  e  “Përputhshmërisë”, për veprimtarinë e  Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), për periudhën nga  data 01.01.2019 deri në datën 31.12.2020.

Lexo edhe:

No Content Available

Auditimi u shtri mbi çështjet kryesore të veprimtarisë së institucionit, si: mbi shkallën e ndjekjes të rregullave mbi organizimin dhe funksionimin e organeve drejtuese; programimin dhe  zbatimin e buxhetit shtetit për vitin 2019-2020; në analizën dhe vlerësimin e veprimtarisë së Drejtorisë së Kontrollit, Rimbursimit, Kujdesit Parësor dhe Spitalor, Administrimit të Paketave dhe Ekzaminimeve Terciare; në vlerësimin e procedurave të prokurimeve publike e përputhshmërisë së transaksioneve që lidhen me to, vlerësimi i marrëdhënieve të punës dhe pagave, vlerësimi i auditimit të brendshëm dhe vlerësimi i funksionimit të sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit etj.

Në përfundim të auditimit u konstatuan mangësi në zbatim të dispozitave ligjore në fuqi, lidhur me përputhshmërinë e veprimtarisë së FSDKSH-së, të cilat në mënyrë të përmbledhur paraqiten si më poshtë:

-Mangësi në zhvillimin e veprimtarisë të Këshillit Administrativ si organi më i lartë vendimmarrës i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor që përfshijnë funksionimin me 6 anëtarë, ndërsa duhet të ketë në përbërje të tij 7 anëtarë; ushtrimin e veprimtarisë së tij si plotësisht i varur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe nuk ka asnjë pavarësi në vendimmarrje apo në aktivitetin e saj kontrollues; në mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të komisioneve; në veprimtarinë e zbatimit të procedurave ligjore që lidhen me planifikimin dhe shpërndarjen e fondeve, ngritjen e komisioneve, mosmiratimin e indeksimit të barnave etj.

-Mangësi tek planifikimi dhe realizimi i buxhetit që përfshijnë: pagesën e kostove për shërbim të pakryer dhe shpenzime të pa ndodhura për shërbimin parësor për kontrollin bazë CHECK-UP dhe trajtimin e këtij shërbimi me TVSH, duke i sjellë shtetit një kosto shtesë. Nga auditimi i monitorimit dhe likuidimit të shërbimit të integruar të furnizimit të setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale sterile dhe furnizim me materiale mjekësore sterile me PPP, rezultoi se për vitin 2019 shpenzimet vazhdojnë të jenë jashtë parashikimit të kontratës. Në kontratën koncensionare “Për ofrimin e hemiodializës” në 5 rajone të vendit ka mospërputhje midis realizimit të shërbimit dhe likuidimit të tij dhe vijohet të paguhen kosto për shërbim të pakryer dhe shpenzime të pa ndodhura, duke i sjellë buxhetit një kosto shtesë, duke specifikuar që këtë shërbim e ka rënduar këtë vit ekzekutimi i vendimit gjyqësor prej 115.5 milionë lekë, fatura të lëshuara nga shoqëria koncesionare “D.V.”, kur shërbimi i saj nuk kishte filluar; si dhe ndërmarrjen e angazhimeve pa fonde buxhetore për projektet në fushën e teknologjisë së informacionit dhe financimin e kontratave të cilat nuk kanë kaluar në PBA sipas viteve përkatëse.

-Mangësi në veprimtarinë e Drejtorisë Kontrollit që përfshijnë: mos kryerjen e kontrolleve në subjektet farmaceutike me rimbursimin më të lartë sipas rajoneve specifike në disa raste dhe nuk janë kryer kontrolle në të gjitha subjektet farmaceutike me rimbursim mesatar mujor mbi 2 milion lekë; mos kryerjen e kontrolleve mbi hedhjen në treg të barnave të rimbursueshme me receta për individë të cilët nuk e përfitojnë rimbursimin; mangësi në planifikimin, përgatitjen dhe formulimin e planeve vjetore e mujore në Drejtorinë e Kontrollit, Sektorin e Kontrollit Spitalor dhe ineficencë në kontrollet e kryera jo në bazë risku; mos ushtrimin e kontrolleve në depot farmaceutike me inventarizim të plotë, megjithëse referuar të dhënave të administruara nga programi informatik i depove konstatohen diferenca në sasitë e barnave sipas deklarimeve të depove në momentin e ndryshimit apo indeksimit të LBR-ve përgjatë periudhës objekt auditimi në plus në shumën 717.57 milionë lekë dhe në minus në shumën 482.78 milionë lekë për vitin 2019 dhe për vitin 2020 në plus në shumën 52 milionë lekë dhe diferenca në minus në shumën 207.63 milionë lekë.

-Mangësi në vlerësimin e aktivitetit e Drejtorisë Rimbursimit që përfshijnë mos kryerjen e analizave më të detajuara; mangësi në procedurat e ndjekura në monitorimin dhe verifikimin e disponibilitetit të barnave të rimbursuara në tregun farmaceutik; si dhe në verifikimin e të dhënave të dërguara mbi disponibilitetin e barnave.

-Mangësi në vlerësimin e aktivitetit Drejtorisë Kujdesit Parësor dhe Spitalor që përfshijnë mos monitorimin e ngarkesës mjekut të familjes sipas normave të përcaktuara nga MSHMS, apo monitorimit të indikatorëve të aktivitetit dhe kontrollit mjekësor bazë të qendrave shëndetësore në zbatim të skemës të sigurimeve shëndetësore.

-Mangësi në vlerësimin e aktivitetit Drejtorisë së Administrimit të Paketave dhe Ekzaminimeve Terciare sot Drejtoria e Shërbimeve Spitalore Universitare që përfshijnë realizimi e shpenzimeve të rimbursimit në bazë të kritereve të përcaktuara në kontratën tip, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore dhe anekseve të tyre” lidhur me kompetencat e shefave të shërbimit sipas kontratës tip të vitit 2020; si dhe monitorimin e planifikimit në sistemin elektronik të referimit, për sektorin e Regjistrit Kombëtar të Paketave Shëndetësore.

-Mangësi në procedurat e prokurimit të zhvilluara nga ky institucion në lidhje me hartimin e Regjistrit të Parashikimeve dhe Realizimeve të Prokurimeve Publike; në mos kryerjen e trajnimeve të nevojshme për punonjësit që janë pjesë të komisioneve të procedurave të prokurimit publik; në bashkëpunimin me AKSHI-n në lidhje me procedurat e përqendruara të prokurimit publik; ndryshimit të rregullores së miratuar me urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm në lidhje me procedurat e prokurimit publik.

-Mangësi në procedurat e pagave dhe të emërimeve në punë që lidhen me përcaktimin e specialitetit të kërkuar për punonjësit e institucionit, specialitet i cili duhet të jetë në përputhje me detyrat për çdo pozicion pune; në zbatimin e dispozitave ligjore në emërimin e drejtorit të përgjithshëm të institucionit; në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar në dosjet individuale të punonjësve; në zbatimin e dispozitave ligjore në emërimin, transferimin dhe lëvizjen paralele të punonjësve të FSDKSH, hartimin e planit të trajnimeve të punonjësve të FSDKSH; në procesin e dorëzimit të detyrës për çdo punonjës; në procesin e çështjeve gjyqësore për të cilat gjykata ka vendosur në favor të ish-punonjësve; si dhe përcaktimit të numrit të punonjësve të FSDKSH.

-Mangësi në procedurat e shqyrtimit dhe marrjen vendimeve në kohë nga Komiteti i Shqyrtimit të Ankesave në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit.

Për sa trajtuar më lart, në mënyrë të detajuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

https://panel.klsh.org.al/storage/phpybUmL6.pdf

Etiketa: klsh fsfksh boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Mbi 18 mijë raste të reja dhe 106 humbje jete nga Covid në Greqi

TË GJITHA

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom