Një 23-vjeçar shqiptar raportohet se është arrestuar nga policia greke në Selanik, si autor i dyshuar për vrasjen e një 19-vjeçari grek. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa mediat greke shkruajnë se vrasësi i dyshuar është një 23 vjeçar shqiptar me banim në Selanik me leje qëndrimi të përkohshme në Greqi.
Shqiptari, raportohet se është pronar i njërës prej dy makinave në të cilat hipnin autorët e ngjarjes së përgjakshme.
23-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Selanikut mbrëmjen e djeshme, ndaj të cilit pritet që ti komunikohet dhe masa e sigurisë.
Arrestimi i vrasësit të dyshuar të Alkis Kampanos, një akt tmerri që ka tronditur të gjithë Greqinë, ndodhi në një kohë kur familja e 19-vjeçarit fatkeq po i jep lamtumirën e fundit studentit. Varrimi i Alkisit u bë mesditën e së mërkurës në Veri.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos , në një postim në rrjetet sociale bën me dije se ka kontaktuar me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis , i cili e ka njoftuar se autori i vrasjes brutale është arrestuar pranë stadiumit Charilaou në Aris të Selanikut.













