• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si mund ta shpëtojnë amerikanët ushtarin Basha

14:31 : 31/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Grupi i diplomatëve amerikanë që merren me Shqipërinë duket se ka zgjedhur rrugën më të gabuar për të ndihmuar ushtarin e vet të bindur në opozitën shqiptare, Lulzim Bashën. Ata po përsërisin me këmbëngulje të njëjtën strategji, e cila konsiston në goditjen sistematike të Berishës, paralel me “takimet e shkëlqyera” që i rezervojnë pasardhësit të tij.

Kështu ndodhi edhe në javën që lamë pas. Brenda katër ditëve, tre herë me radhë, qoftë nga Ushingtoni dhe qoftë nga Tirana u dha mesazhi i mbështetjes së grupimit të Bashës në testin e zgjedhjeve të pjesshme lokale që do të zhvillohen në 6 mars.

Ndryshe nga më parë Gabriel Escobar nuk u mjaftua me kërcënimin standart të ndërprerjes së marëdhënieve me PD-në nëse Berisha rikthehet kryetar, por ai e zgjeroi perimetrin e shantazhit, duke paralajmëruar se lideri historik i demokratëve nuk mund të drejtojë as një forcë të re politike. Zyrtari amerikan, emri i të cilit mbahet mend lehtë në këtë vend, nuk e fshehu qëllimin për të goditur grupin e foltores, fiks para organizimit të primareve dhe përgatitjeve të fundit për fushatën e ardhshme zgjedhore. Parlalel me të ambasadorja Kim priti Bashën në rezidencën e saj, pa i fshehur aspak tonet e përkrahjes ndaj tij. Sikur këto të mos mjaftonin, një zëdhënës i Dash përsëriti për të disatën herë qëndrimin se ‘non grata” është një proces i pakthyeshëm.

Nuk ka dyshim se kjo valë goditjesh ka si qëllim ruajtjen e stabilokracisë duke përkrahur grupimin qartësisht më të cfilitur dhe më të pabesueshëm në gjirin e opozitës.

Lexo edhe:

Protestë në Strasburg në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

Tashmë është bërë rrugë. Edhe kur filluan foltoret edhe përpara dy kuvendeve të 11 dhe 18 dhjetorit edhe në vigjilje të 9 janarit, diplomatët amerikanë bënë po të njëjtën gjë, duke marrë anë, në një shkelje flagrante të konventës së Vienës, pro njërës palë brenda PD-së.

Por këtu problemi nuk qëndron tek djalja e zyrtarëve të DASH, përtej suazës së kostumit diplomatik -, me atë në Shqipëri tashmë jemi mësuar-, por te fakti se këtë po e bëjnë në mënyrën më të pa mençur të mundshme.

Po të shikosh atë që ka ndodhur që prej 9 shtatorit, kur Basha plotësoi ultimatumin e SHBA për të përjashtuar Berishën, sa më shumë përkrahja diplomatike ndaj tij është rritur, aq më tepër mbështetja e tij tek elektorati demokrat ka zbritur. Një anketim i fundit i Euronews dëshmoi se pikët e tij pothuajse janë përgjysmuar, në një kurbë rënia e së cilës nuk po ka të ndalur.

Kjo anomali që po zhvillohet para syve tanë e ka një shpjegim. Tek një pjesë dërmuese të elektoratit opozitar kanë zënë vend kritikat e Berishës që e paraqesin djalin e tij plangprishës si një kukull të marrë peng prej Edi Ramës. Dhe në vend që ta amortizojë, sjellja e diplomatëve amerikanë po ndihmon që ta përforcojë këtë paranojë. Për militantët, Basha, po mbrohet prej të njëtës qëndër pushteti prej së cilës kanë dëgjuar se zgjedhjet e 25 prillit ishin të ndershme, se reforma në drejtësi po godet korrupsionin, se “heronjtë e fëmijëve tanë” janë kampionë të pavarësisë, po prej të njëjtëve diplomatë që kanë heshur për patronazhistët, për blerjen e faktuar të votave në Elbasan, për skandalin e vjedhjeve me inceneratorët apo për direktivat që Veliaj i jep prokurorëve të varur prej tij, për ti’u turrur FSHF-së.

Pra thënë shkurt, për këdo që është në gjendje të mendojë, Basha po mbështetet nga ata që që janë pro një pushteti të pakufishëm të autokratit shqiptar. Prandaj sa më shumë ai përkrahet nga amerikanët, aq më tepër braktistet nga militantët.

Që kjo kurbë të ndryshojë, nuk ka rrugë tëjetër veçse të braktiset strategjia e deri tanishme. As ambasada, as Departamenti i shtetit nuk do të arrijnë dot ta bëjën Bashën popullor duke e bërë atë pjesë e një krahasimi të pabarabartë me Berishën, përmes goditjes së këtij të fundit.

E vetmja rrugë për ti dhënë atij sado pak frymëmarrje do të qe që ti jepnin të drejtë në raport me disa të denoncime që ai bën për Ramën. Nëse Yuri Kim do të kishte leje të denonconte efektet e prishjes nga kryeministri të marëveshjes së 5 qershorit, nëse DASH do të tregonte me gisht, prokurorët që u graduan në SPAK si shpërblim për fshehjen e krimeve zgjedhore të Elbasanit, nëse Escobar do të fliste për vjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve, atëherë po, ata do të ndihmonin në besueshmërinë e Bashës duke i dhënë kredibilitet atyre pak të vërtetave që ai guxon të thotë.

Por duke u sjellë ndryshe, duke mos e përfillur për kritikat që ai i bën qeverisë dhe duke e përkrahur në luftën që zhvillon me Berishën, diplomatët amerikanë po krijonë efektin boomerang. Ata vetëm sa po përforcojnë perceptiminn se po mbajnë në jetë kukullën që i duhet regjimit. /Lapsi/

Lajme të lidhura

BOTA

Protestë në Strasburg në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

14:59 : 16/11/2025
AKTUALITET

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025
RAJONI

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025
AKTUALITET

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025
AKTUALITET

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".
AKTUALITET

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025
Para

U hodh nga ndërtesa 60 katëshe, zbulohet çfarë kishte shkruar modelja në letër para se të vetëvr*tej

TË GJITHA

Protestë në Strasburg në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

14:59 : 16/11/2025

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com