• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbi 10 mijë persona ikën nga vendi vjet, 66% më shumë se në vitin e pandemisë

07:53 : 31/01/2022
në AKTUALITET, SOCIALE

Pas rritjes së fortë në muajin shtator, aplikimet e shqiptarëve për azil shënuan rënie në tetor dhe nëntor, por gjithsesi vijojnë të mbeten në nivelet më të larta pas pandemike.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Azil e Bashkimit Europian (EUAA), në nëntor kishte gjithsej 1121 aplikime nga shtetas shqiptar në një nga shtetet e bashkimit Europian. Shifra është pothuajse e përgjysmuar në krahasim me shtatorit, kur kishte mbi 2 mijë aplikime (duke arritur nivelet e para pandemisë), dhe 27% më e ulët se tetori, por mbetet dy herë më e lartë se mesatarja mujore e periudhës janar-qershor 2021, kur nuk kishte më shumë se 450-600 aplikime në muaj.

Për 11-mujorin 2021, aplikimet për azil arritën në mbi 10 mijë, me rritje 66% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur lëvizjet u bllokuan për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Ndërsa në krahasim me periudhën janar-nëntor 2019, aplikimet janë përgjysmuar.

Pavarësisht tendencës rënëse në tetor dhe nëntor, Shqipëria vijon të mbajë rekord në rajon për numrin e lartë të aplikimeve. Sipas EUAA, në nëntor, nga Maqedonia e Veriut kishte 1001 aplikime, Serbia 405, Bosnjë-Hercegovina 349, Mali i Zi 77, Kosova mbi 200.

Rriten aplikimet për azil në Europë

Lexo edhe:

Kosova fiton me goleadë dhe me përmbysje miqësoren kundër Rumanisë

U largua nga Atalanta, Gasperini prezantohet në mënyrë speciale te Roma

Sipas EUAA, kërkesat për azil në BE po i afrohen nivelit më të lartë që nga viti 2016. Rreth 71 400 aplikime për mbrojtje ndërkombëtare u depozituan në BE+ në nëntor 2021, 9% më shumë nga tetori. Kjo shifër ishte pothuajse sa në kulmin e arritur në shtator 2021, kur vendet e BE+ morën më shumë aplikime që nga e ashtuquajtura ‘kriza e emigracionit’ e vitit 2016.

Ndërsa kulmi i shtatorit përfshinte shumë aplikime të lidhura me evakuimet nga Kabuli pas tërheqjes së Forcave të Aleatëve dhe pushtimi i mëpasshëm i Afganistanit nga talibanët, niveli pothuajse po aq i lartë në nëntor jo vetëm që reflektoi një rritje të afganëve, por edhe për disa kombësi të tjera kryesore.

Afganët kishin 13 mijë aplikime në nëntor, dukshëm më shumë se në tetor, por më pak se në shtator. Ata mbetën grupi më i madh i aplikantëve, të ndjekur nga sirianë (11 500) që depozituan më shumë aplikime që nga viti 2016. Rreth 4 300 irakenë aplikuan në nëntor (+ 30 % nga tetori), duke përfaqësuar grupin e tretë më të madh të aplikantëve. Rritje të konsiderueshme ndodhën gjithashtu për venezuelianët (3 300), pakistanezët (2 800) dhe kolumbianët (2 500)

Në muajt e fundit, një numër i pazakontë aplikantësh për azil në BE+ pretenduan se ishin të mitur të pashoqëruar. Ata depozituan rreth 3 300 aplikime në tetor (niveli më i lartë që nga viti 2015) dhe 3 200 në nëntor. Afganët përbënin rreth gjysmën e të gjithë të miturve të pashoqëruar, të ndjekur në distancë nga sirianë, somalezët, Bangladeshët dhe pakistanezët. Të miturit e pashoqëruar përfaqësonin 5% të të gjithë aplikantëve në BE+ në nëntor. /Monitor

Lajme të lidhura

SPORT

Kosova fiton me goleadë dhe me përmbysje miqësoren kundër Rumanisë

21:08 : 06/06/2025
SPORT

U largua nga Atalanta, Gasperini prezantohet në mënyrë speciale te Roma

21:08 : 06/06/2025
AKTUALITET

U vihet zjarri mbetjeve tek vendgrumbullimi pranë ish-Azotikut në Fier, tymi mbulon zonë

20:56 : 06/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

20:34 : 06/06/2025
SPORT

Publikohet kalendari zyrtar i Seria A, ja ndeshjet e Milanit, Interit dhe Juventusit

20:22 : 06/06/2025
Para

Shtypi grek: Erdogan dhe fantazma e Skënderbeut

TË GJITHA

Kosova fiton me goleadë dhe me përmbysje miqësoren kundër Rumanisë

21:08 : 06/06/2025

U largua nga Atalanta, Gasperini prezantohet në mënyrë speciale te Roma

21:08 : 06/06/2025

U vihet zjarri mbetjeve tek vendgrumbullimi pranë ish-Azotikut në Fier, tymi mbulon zonë

20:56 : 06/06/2025

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

20:34 : 06/06/2025

Publikohet kalendari zyrtar i Seria A, ja ndeshjet e Milanit, Interit dhe Juventusit

20:22 : 06/06/2025

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com