Roland Bejko ka reaguar pas një lajmi të publikuar në media, ku flitej për një aferë mes tij dhe Postës Shqiptre të drejtuar nga ish-kreu i PS Tiranë, Ervin Bushti, ku ndërmjetës ishte një person i tretë i quajtur Nertil Lulo.
Në reagimin e tij Bejko shkruan se nuk ka asnjë lidhje me dy personat e lartëpërmendur, por ulmi ndaj tij po vjen nga portalet non-grata.
Postimi i Bejkos:
Përgënjeshtrim
Të dashur miq, sapo lexova në portalin “JOQ” një shpifje të ndyrë në adresën time.
Ky portal më implikon mua në një aferë me Postën Shqiptare e përfaqësuar nga drejtori Ervin Bushati dhe një personi që quhet Nertil Lulo si përfaqësues i firmës ELEKTROSEK.
Deklaroj me përgjegjësi të plotë se z. Bushati nuk e njoh fare personalisht. Nuk e kam takuar asnjëherë në jetën time.
Deklaroj se z. Nertil Lulo, nuk e njoh fare personalisht. Jo vetëm që nuk e kam takuar kurrë, po deri sa e lexova në këtë portal, as e kam pas idenë se egzistonte një person me këtë emër.
Nuk i di motivet se pse portali “JOQ” i ka lidhur këta persona me emrin tim, por nisur nga titulli mund të kuptoj qartë që kjo media duhet të jetë në shërbim të Mister “Non Grata” të cilët të mbytur nga dëshpërimi që demokratët i kanë braktisur, duan me çdo kusht të na implikojnë ne në afera të pista, në aleancë me Edi Ramën, sikur ne po ndajmë pushtet dhe para me të dhe bandën e tij.
Me moton shpif shpif se diçka do mbetet, mediat e Fajtores, janë në fushatë të shkeljes së dinjitetit të gjithkujt që me dinjitet po përballet prej muajsh me burrin më padinjitet të këtij vendi, që për interesat e tij, është gati të shkelë me këmbë dinjitetin e gjithkujt. Mjeranë!
Në këto kushte i kërkoj redaksisë së “JOQ” të bëjë urgjent përgënjeshtrimin e lajmit brenda një ore, dhe të më kërkojnë ndjesë publike për shpifjen e ulët që kanë bërë me qëllim për të dëmtuar imazhin tim në publik.
Ndryshe, takohemi në gjykatë!
Ju falenderoj të gjithëve për mirëkuptimin.