• Kontakt
Friday, July 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“80 mln euro me firmën e Veliajt për inceneratorin që nuk ekziston”, Tabaku citon raportin e KLSH

11:47 : 30/01/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja Jorida Tabaku u shpreh sot se është provuar tashmë vjedhja kolosale e qytetarëve përmes aferës së inceneratorëve.

Tabaku tha se edhe raporti i ri i KLSH fakton se u paguan 80 milionë euro për incineratorin e Tiranës që nuk ekziston, duke shtuar se Bashkia nuk përballon dot projektin e panevojshëm për Tiranën, por Veliaj e firmosi.

Duke cituar raportin e KLSH, Tabaku tha se “ndërhyrja e shtetit, vjen si pasojë e detyrimit të një kontrate abuzive me konçesionarin duke u bazuar në sasinë e mbetjeve që depozitohen në Landfill”.

“Sipas të dhënave, Bashkia Tiranë ka vështirësi për ta paguar këtë kontratë.

Në vitin 2018 ka paguar 23% të shërbimit, në 2019 47% dhe në 2020 ka përballuar 38% të shërbimit, që do të thotë që pjesa më e madhe vazhdon dhe rëndon mbi buxhetin e shtetit.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor për nesër/ Nga dashuria te puna, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dy kulla në mes të Vlorës/ “EN Construction” dhe “Dakz” zaptojnë tokat e qytetarëve

Sot e kësaj dite në atë që duhej të ishte Inceneratori i Tiranës, raporti i KLSH-së thotë se megjithëse është paguar një shumë, shumë e madhe, rreth 80 milionë euro, kanë përfunduar vetëm 2 nga 9 lotet e parashikuara prandaj sot qytetarët e Tiranës nuk janë duke e marrë shërbimin e incenerimit dhe kjo është shkelja më e lartë që indentifikon ky Raport”, tha Tabaku.

Sipas saj, të dhënat e prezantuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit janë jashtëzakonisht shqetësuese.

“Nëse ne sot po deklarojmë se po paguajmë 8 milionë euro në vit për një incenerator që nuk ekziston, që Bashkia e Tiranës është vendosur në një rrezik të jashtëzakonshëm financiar sepse nuk e përballon koston, që Bashkia e Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Bashki të tjera si këto, janë sot duke paguar tarifa të larta vetëm që inceneratori të funksionojë, sot ka vetëm një përgjegjës, Edi Rama.

Sigurisht, që kjo është bërë në bashkëpunim me Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Lefter Kokën që sot është përpara drejtësisë, tre kryetarëve të bashkive Tiranës, Elbasanit dhe Fierit dhe e gjithë procedura është drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

KLSH thotë se Kompania Konçesionare nuk e ka pasur asnjëherë kapacitetin për ta zbatuar këtë projekt. Ka marrë dy kredi bankare dhe i ka shlyer këto kredi bankare me fondet e buxhetit të shtetit.

Kjo është shkelja e katërt më e rëndë duke treguar se kjo kompani nuk kishte asnjë lidhje me incenerimin, nuk kishte asnjë ekspertizë përsa i përket menaxhimit të mbetjeve dhe sigurisht u krijua për vjedhjen kolosale të 430 milionë eurove”, tha Tabaku.

Sipas saj, ky Raport i KLSH-së na tregon që PD ka qenë e drejtë në betejën e saj.

“Një muaj më parë, ish ministri dhe deputeti i Edi Ramës u arrestua për aferën e inceneratorit të Elbasanit dhe atë të Fierit.

Një arrestim i duhur ndonëse i parathënë, nuk mund të zhbëjë aferën korruptive të inceneratorëve prej 430 mln eurosh dhe nuk mundet t’i shërbejë si mbulesë për të gjithë grupin e strukturuar kriminal duke filluar që nga Edi Rama.

Megjithëse Lefter Koka sot është në burg, inceneratori i Fierit që është një skenë krimi, vazhdon çdo ditë pagesat që vijnë nga buxheti i shtetit.

Por ndërkohë që afera më e madhe korruptive, ashtu siç thotë edhe raporti i fundit i performancës, i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili nuk është bërë akoma publik, por sigurisht që është vënë në dispozicion të opozitës dhe të gjithë faktorëve, tregon që qytetarët e Tiranës që nga viti 2018 po paguajnë dy herë një incenerator inekzistent në zonën e Sharrës”, tha Tabaku.

Sipas saj, ndonëse inceneratori është një nga mënyrat më pak e dëshirueshme përsa i përket menaxhimit të mbetjeve, kështu thotë KLSH, është marrë si një kontratë fituese për Tiranën dhe është duke u zbatuar.

“Arsyeja se përse Shqipëria ndonëse në një nivel të ulët të mbetjeve për frymë në Europë ka vendosur të ndërtojë një incenerator kur të gjitha studimet, analizat e mjedisit dhe analiza financiare na tregonin që nuk duhej ta ndërmerrnin, lidhet pikërisht me vjedhjen kolosale në këtë skemë financimi.

Sipas raporteve të KLSH, që ka analizuar në vitin 2019 kontratën dhe zbatimin e saj deri më sot, vlera reale e depozitimit të mbetjeve në incenerator është 40.6 euro/ton mbetje, një vlerë e panegociuar por e pranuar nga qeveria pa asnjë ndryshim.

Për rrjedhojë qytetarët e Tiranës falë përfshirjes së Erion Veliaj në Grupin e Strukturuar Kriminal të Plehrave, paguajnë sot dyfish më shumë, duke pasur parasysh edhe rritjen e tarifave të pastrimit.

Vetëm për vitin 2020 kosto e pastrimit të qytetit të Tiranës ka shkuar nga 2.56 mld lekë dhe kjo është një shifër që paguhet nga qytetarët e Tiranës, në një kosto pothuajse dy herë më të lartë.

Ndërkohë që përsa i përket Landifillit të Sharrës shpenzimet prej 1.5 milionë eurosh, janë rritur në 1 miliard euro që do të thotë se sot paguajmë shërbime 10 herë më të larta në koston e pothuajse 8 milionë eurove.

Kjo shifër paguhet nga taksat e rritura të qytetarëve dhe bizneseve”, tha deputetja demokrate.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor për nesër/ Nga dashuria te puna, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 16/07/2026
AKTUALITET

Dy kulla në mes të Vlorës/ “EN Construction” dhe “Dakz” zaptojnë tokat e qytetarëve

23:01 : 16/07/2026
AKTUALITET

Media greke: Emigrantët shqiptarë u kthyen nga punëtorë sezonalë në sipërmarrës të ndërtimit

22:59 : 16/07/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin ‘Tepelenë-Memaliaj’, përplasen 2 automjete, 4 persona të plagosur

22:45 : 16/07/2026
AKTUALITET

Këlliçi pas zgjedhjes si nënkryetar: PD nuk duhet të jetë vetëm opozitë, por alternativë për qytetarët

22:33 : 16/07/2026
AKTUALITET

Abilekaj: PD e ka bërë ripërtëritjen, por i duhet një gjuhë e re politike

22:23 : 16/07/2026
Para

Tentuan të grabisin argjendarinë në Shkodër, ja çfarë vendos Gjykata për çiftin nga Vlora

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër/ Nga dashuria te puna, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 16/07/2026

Dy kulla në mes të Vlorës/ “EN Construction” dhe “Dakz” zaptojnë tokat e qytetarëve

23:01 : 16/07/2026

Media greke: Emigrantët shqiptarë u kthyen nga punëtorë sezonalë në sipërmarrës të ndërtimit

22:59 : 16/07/2026

Aksident në aksin ‘Tepelenë-Memaliaj’, përplasen 2 automjete, 4 persona të plagosur

22:45 : 16/07/2026

Këlliçi pas zgjedhjes si nënkryetar: PD nuk duhet të jetë vetëm opozitë, por alternativë për qytetarët

22:33 : 16/07/2026

Abilekaj: PD e ka bërë ripërtëritjen, por i duhet një gjuhë e re politike

22:23 : 16/07/2026

Pse Vuçiçi nuk e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?

22:07 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetlunabetjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş