Publikohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit mbi kandidatët që plotësojnë kriteret dhe ato që janë skualifikuar lidhur me vakancat e krijuara në KLP dhe KLGJ, dy në secilin nga institucionet e drejtësisë, për shkak të përfundimit të mandatit të anëtarëve aktualë.
Bazuar në raport, kandidatët që plotësojnë kriteret nga trupa e pedagogëve për të vijuar procesin për anëtarë të KLP janë:
1. Kandidati Ilir Rusi
Nga shqyrtimi i dosjes së kandidatit ka rezultuar se mungonte dëshmia e gjuhëve të huaja dhe lista e notave që provon rezultatet gjatë studimeve në ciklet e arsimit të lartë, sipas përcaktimeve të pikës 1, germa c, dhe pikës 4 germa c të nenit 132 të ligjit 115/2016.
Sipas parashikimeve të pikës 3 të nenit 35 të ligjit nr. 115/2016, Sekretari i Përgjithshëm bëri njoftimin për plotësimin e dokumentacionit dhe paraqitjen e dokumentacionit shtesë në adresën elektronike të deklaruar nga kandidati.
Në përgjigje të emailit të dërguar në datë 03.12.2021, për plotësimin dhe dërgimin e dokumentacionit pranë zyrës së protokollit pranë Kryesisë së Kuvendit, kandidati ka paraqitur dokumentet e kërkuara brenda afatit ligjor 5 ditor për plotësimin e dokumentacionit.
Nga verifikimi i dokumentacionit të paraqitur në mbështëtje të nenit 149 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 134 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, kandidati Ilir Rusi plotëson të gjitha kushtet ligjore për t’u kualifikuar.
2. Kandidatja Mirela Bogdani
Nga shqyrtimi i dosjes së kandidates ka rezultuar se kandidatja ka paraqitur të gjithë dokumentacionin sipas përcaktimeve të nenit 132 të ligjit nr. 115/2016.
Nga verifikimi i dokumentacionit të paraqitur në mbështëtje të nenit 147 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 134 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, kandidatja Mirela Bogdani plotëson të gjitha kushtet ligjore për t’u kualifikuar.
3. Kandidati Yllka Rupa
Nga shqyrtimi i dosjes së kandidates ka rezultuar se mungonte lista e notave që provon rezultatet gjatë studimeve në ciklet e arsimit të lartë, sipas përcaktimeve të pikës 1 germa c të nenit 132 të ligjit nr. 115/2016.
Sipas parashikimeve të pikës 3 të nenit 35 të ligjit nr. 115/2016, Sekretari i Përgjithshëm bëri njoftimin për plotësimin e dokumentacionit dhe paraqitjen e dokumentacionit shtesë në adresën elektronike të deklaruar nga kandidatja.
Në përgjigje të emailit të dërguar në datë 03.12.2021, për plotësimin dhe dërgimin e dokumentacionit pranë zyrës së protokollit pranë Kryesisë së Kuvendit, kandidati ka paraqitur dokumentet e kërkuara brenda afatit ligjor 5 ditor për plotësimin e dokumentacionit.
Nga verifikimi i dokumentacionit të paraqitur në mbështëtje të nenit 149 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 134 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, kandidatja Yllka Rupa plotëson të gjitha kushtet ligjore për t’u kualifikuar.
Ndërkohë kandidatët që nuk plotësojnë kriteret janë:
Alban Koçi (Universiteti i Tiranës)-Nuk provon përmbushjen e kriterit prej 15 vjet përvojë pune
në profesion si jurist pasi për periudhen 01.0 1.2005 deri ne 31 .12.2007, kandidati nuk ka paraqitur dokumentacionin nga organet kompetente që vertetojne punësimin e deklaruar duke u perfshirë në skemën e derdhjes së kontributeve të sigurimeve shoqerore, sipas vertetimit të punesimit të paraqitur. Gjatë kësaj periudhe kandidati është angazhuar si ndihmes avokat pranë zyres se av. Michele Perrone (Bari ltali) në cilësinë e praktikantit.
Endri Papajorgji (Tirana Business University) Nuk provon përmbushjen e kriterit prej 15 vjet përvojë pune në profesion si jurist past rezulton se për një periudhë përaférsisht 9- vite (10 janar 2005 deri në 10 tetor 2014), kandidati nuk ka paraqitur dokumentacionin nga organet kompetente që vërtetojnë punësimin e deklaruar duke u përfshirë në skemën e derdhjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas kontratës së punësimit të paraqitur.
Idlir Duhanxhi (Universiteti i Shkodrës) Gjatë procesit të shqyrtimit të kritereve ligjore, Sekretari i Përgjithshëm është njoftuar me shkresën nr. 3442 Prot. Datë 28.12.20, dërguar nga Prof. Dr. Suzana Golemi, Rektore e Universitetit Luigj Gurakuqi se kandidati ka mase disiplinore në fuqi. Kjo masë i është dhënë me vendimin e Këshillit të Etikës nr. 330 date 09.1 l .2021.
Nga verifikimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur në mbeshtetje të nenit 149 të Kushtetutes së Republikes së Shqipërisë dhe nenit 134. pika 2, germa dh” te ligj it nr. i 15/2016 “Për organet e qeverisjes se sistemit të drejtesise’ i ndryshuar, kandidati Duhanxhi nuk plotëson kushtet ligjore per t’u kualifikuar.
Indrit Shtupi (Universiteti Mesdhetar) Nuk provon përmbushjen e kriterit prej 15 vjet përvojë pune në profesion si jurist pasi per periudhen 04.01.2001 deri në 30. 12.2005 nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar nga organet kompetente për ti provuar punësimin e deklaruar duke u përfshire në skemën e derdhjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore. sipas kontratës së punësimit pranë zyrës së avokatisë Georgios A. Zabethani (Athinë, Greqi).
Sajmir Vishaj (Universiteti Luarasi) Nuk është personel akademik i kategorisë ‘profesor” ose ‘ lektor” sipas përcaktimeve të nenit 59, pika 4 te Ligjit nr. 80/2015 ‘ Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” ku parashikohet se në kategorine ‘ lektoré” perfshihen anëtarët e personelit akademik, që zhvillojne veprimtarinë mësimore dhe shkencore. Në këtë kategori pérfshihen anëtarët e personelit akademik që mbajnë gradën ‘Doktor’ , kane së paku 3 vite eksperiencë në mësimdhënie para ose pas fitimit të kësaj grade dhe përmbushin kriteret e përcaktuara në statutin e institucionit të arsimit të lartë.
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të ushtrimit të kompetencave të tij, parashikuar nga ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” gjatë fazës së verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore për të gjithë kandidatët që kanë aplikuar nga trupa e pedagogëve, ka kërkuar kryerjen e verifikimeve përkatëse për shtatë kandidaturat që kanë aplikuar për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve pranë institucioneve ligjzbatuese:
– Prokuroria e Përgjithshme;
– Autoriteti Për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë;
– Shërbimi Informativ Shtetëror;
– Drejtoria e Sigurimit të informacionit të Klasifikuar;
– Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave;
– Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve;
– Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Konkretisht, nëpërmjet shkresës nr. 2438/5 prot., datë 18.10.2021 dhe shkresës nr. 2894 prot., datë 15.11.2021, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka kërkuar pranë Autoritetit Për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga ligji nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, verifikimin e plotësimit nga kandidatët të kushtit ligjor të parashikuar nga neni 36, pika 2, germa “f” të ligjit nr. 115/2016, sipas të cilit: “kandidatët nuk duhet të kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të Ish-Sigurimit të Shtetit përpara 2 Korrikut 1991”.
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, me shkresën nr. 2513/4, datë 19.11.2021 dhe shkresën nr. 2894/1 datë 05.01.2022, informon se në mbështetje të vendimeve nr. 495, datë 03.11.2021, nr. 496, datë 03.11.2021, nr.49, datë 10.11.2021 dhe 540, datë 29.12.2021, nga verifikimet e deritanishme, nuk figuron të ketë materiale të krijuara nga ish- Sigurimi i Shtetit për kandidatët nga trupa e pedagogëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Në vijim të kërkesës për informacion të dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, nëpërmjet shkresës nr. 2438/6 Prot, datë 19.10.2021, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, shprehet se vetëm dy nga kandidatët për anëtarë të KLGJ dhe KLP nga trupa e pedagogëve, kanë qenë subjekte deklaruese pranë ILDKPKI-së, kandidati Ilir Rusi si person i lidhur dhe kandidatja Orjona Muçollari e cila ka qënë subjekt deklarimi dhe për këta dy kandidatë nuk janë marrë masa administrative dhe nuk janë bërë referime penale apo referime te tjera.
Për të verifikuar integritetin e kandidaturave, Sekretari i Përgjithshëm i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme me shkresën nr. 2438/4 Prot, datë 18.10.2021, duke i përcjellë formularët e deklarimit të plotësuar nga secili nga shtatë kandidatët, sipas kërkesave të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, dhe ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar, për të kthyer përgjigjen në respektim të afateve ligjore. Nëpërmjet shkresave nr. 2438/8 Prot., datë 26.10.2021, nr. 2438/9 Prot., datë 26.10.2021, nr. 2438/10 prot., datë 26.10.2021, nr. 2438/11 prot., datë 26.10.2021, nr. 2438/12 prot., datë 26.10.2021, nr. 2513 prot., datë 26.10.2021, nr. 2513/1 Prot., datë 26.10.2021 dhe nr. 2513/2 prot., datë 26.10.2021, Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë vendimet për mospranim të kërkesës për verifikim paraprak” për 8 kandidaturat e përcjella.
Për të verifikuar gjendjen gjyqësore të kandidatëve të cilët në dosjet personale kishin depozituar vetëm formularin e vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore, Sekretari i Përgjithshëm, me shkresën nr. 2438/3 Prot, datë 18.10.2021 dhe shkresën nr. 2891 Prot., datë 15.11.2021, ka kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, verifikimin e gjendjes gjyqësore për kandidatët. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me shkresën nr. 2438/7 Prot., datë 21.10.2021 dhe shkresën nr. 2891/1 Prot., datë 19.11.2021, konfirmon se kandidatët rezultojnë të padënuar.
Për të vërtetuar vjetërsinë në punë sipas përcaktimeve ligjore, Sekretari i Përgjithshëm me shkresën nr. 2505 Prot., datë 26.10.2021 dhe shkresën nr. 2890 prot., datë 15.11.2021, i është drejtuar Institutit të Sigurimeve Shoqërore për informacion në lidhje me pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga kandidatët. Me shkresën nr. 2505/2 prot., datë 29.10.2021 dhe shkresën nr. 2890/2 prot., datë 19.11.2021, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka paraqitur të dhëna rreth kandidatëve nga viti 2012 deri në vitin 2021, për arsye se sistemi informatik i ISSH ka të rregjistruara të dhëna që nga viti 2012.
Për të verifikuar përcaktimet e pikës 5, të nenit 149 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Sekretari i Përgjithshëm, me shkresën nr. 2438/1, datë 18.10.2021, i ka kërkuar Shërbimit Informativ Shtetëror, verifikimin e kandidaturave. Nga Shërbimi Informativ Shtetëror është përcjellë informacion i klasifikuar. Njohja me informacionin e klasifikuar do të zhvillohet konform rregullave të përcaktuara në ligjin nr. 8457 datë 11.2.1999 “Për Informacionin e Klasifikuar Sekret Shtetëror”.
Për të verifikuar përcaktimet e pikës 5, të nenit 147 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 36 të ligjit nr. 115/2016, Sekretari i Përgjithshëm, me shkresën nr. 2438 prot., datë 18.10.2021 dhe shkresën nr. 2893 prot., datë 15.11.2021, i ka kërkuar Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, verifikimin për këta kandidatë. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, me shkresën nr. 2513/3 prot., datë 02.11.2021 dhe shkresën 2893/1 prot., datë 09.12.2021, ka sqaruar se për kandidatët nuk disponohen të dhëna, pasi nuk janë subjekte të rivlerësimit apo individë që kanë aplikuar për t’u pajisur me CPS.
Në zbatim të nenit 149, pika 8 dhe nenit 132 të ligjit, në lidhje me renditjen për shkallën e përmbushjes së kritereve etike profesionale, Mbledhja e Posaçme miratoi një formular tip për vlerësimin objektiv të tyre si më poshtë:
1. kriteri i meritave profesionale: i vlerësuar me 30 pikë nga totali prej100 pikë;
2. kriteri i meritave morale: i vlerësuar me 20 pikë nga totali prej 100 pikë;
3. kriteri i meritave organizative, drejtuese, menaxheriale: 30 nga 100 pikë;
4. kritere i meritave të tjera, 20 nga 100 pikë.
Totali i pikëve është 100.
Metodologjia: Secili nga anëtarët votues, gjatë shpalosjes së platformës së kandidatit dhe pyetjeve të drejtuara, bëri një vlerësim individual, anonim, i cili nuk mban emrin e anëtarit vlerësues. Anëtarët plotësuan formatin individual të vlerësimit për secilin kandidat, që iu dorëzua Sekretariatit Teknik të Kuvendit, i cili asistoi zhvillimin e Mbledhjes së Posaçme me dëgjesat. Në fund çdo vlerësim u bë pjesë e vlerësimit përfundimtar, i cili u llogarit si një shumatore pikësh e grumbulluar për secilin kandidat, duke nxjerrë një mesatare pas pjesëtimit të totalit të pikëve me numrin e anëtarëve të Mbledhjes së Posaçme.
Në përfundim, nga të dhënat e hedhura në formatin individual të vlerësimit nga secili anëtar i Mbledhjes së Posaçme, referuar edhe nenit 149, pika 8 dhe 34 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar vlerësimi rezulton në këtë renditje:
Nr. KANDIDATI (EMËR MBIEMËR) PIKËT TOTALE
1. Endri Papajorgji 88.62 pikë
2. Mirela Bogdani 82.62 pikë
3. Sajmir Vishaj 72.6 pikë
4. Ilir Rusi 71.42 pikë
Vendim nr. 1, datë 12.10.2021 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin e kritereve profesionale dhe morale të kandidatëve për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve”.
5. Indrit Shtupi 62 pikë
6. Alban Koçi 59.73 pikë
7. Yllka Rupa 59.15 pikë
8. Idlir Duhanxhi 42.23 pikë