GjKKO shtyn për në 2 shkurt seancën paraprake për Fatos Tushën, ish-kryetari i Bashkisë Lushnje dhe të pandehurit e tjerë të akuzuar për abuzim me tendera dhe shpërdorim detyre.
Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e dy avokatëve.
Tushe u arrestua në korrik të vitit të kaluar dhe prej asaj kohe ndodhet i arrestuar.