• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasjet në PD/ Paloka: Bashës i dhashë dy rrugëzgjidhje, por nuk pranoi

19:10 : 22/01/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti demokrat, Edi Paloka, foli në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, për zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike.

Paloka e nisi me protestën e dhunshme të 8 janarit te selia e PD, duke thënë se atë ditë brenda selisë ka pasur njerëz pa lidhje me partinë, të cilët sipas tij, kanë qenë thirrur për të bërë atë që bënë.

Më tej, Paloka theksoi se nuk ka angazhim total edhe me lëvizjen e Berishës, pasi siç sqaroi ai vetë “Ti e di që unë kam qenë nënkryetar i asaj partie, dhe për fat të keq jam pjesë e fajit të kësaj që po ndodh sot. Dhe nuk kam angazhimin total edhe të kësaj lëvizje që po ndodh sot. Kam qenë nënkryetar e kam përgjegjësitë e mia, për çfarë ka ndodhur. I kam pranuar këto karagjozllëqe me kuvendin e korrikut”.

“Realiteti i asaj që ndodhi me 8 janar është i qartë për çdo shqiptar. Para 8 janarit kemi qenë dëshmitarë të një seri ndodhi. Disa herë deputetë të PD, jo pa qëllim, nuk ka qenë domosdoshmëri e madhe për mbledhje, por kanë vajtur ditë rresht, për të hyrë në selinë e PD dhe nuk janë lejuar. Është mashtruar për ditë të tëra, që po bëhen punime, por ne i dinim të gjitha ishin njerëz nga brenda selisë që na tregonin.

Ka një çështje që ka shkuar në prokurori tani. Basha e Bardhi janë denoncuar në SPAK. Brenda ka patur njerëz pa lidhje me PD, janë thirrur aty për të bërë atë që u bë. Quhet dhunë ajo e protestuesve, po dhunë ndaj kujt? Ndaj dyerve? Nuk u shkatërrua selia, ne vajtëm për të hyrë në seli. Selia ishte blinduar prej ditësh, një seli e blinduar qëllimisht që mos hynin anëtarët e deputetët dhe ne thamë do shkojmë për ti hapur. Tani dyert e blinduara me ca hapen me hunj?

Lexo edhe:

Paloka: Në 8 janar protestuesit nuk ushtruan dhunë

‘Këshilli Kombëtar’/ Ironia e Palokës: Koha për të bërë ‘karrierë’ në partinë e Lulit

Në gjithë dritaret përballë dilnin me maska e tregonin e demonstronin shkopinjtë. Dyert e brendshme ishin bërë me frëngji. E del basha me paturpësi e thotë nuk i hodhëm gaz, po fikëse zjarri, po atë le ta zgjidhë prokuroria.

Ne vajtëm për të hyrë në seli. Më vjen turp që ca nga ata i kam patur kolegë, e dalin e flasin me fjalët e Spartak Braho. Tha ai do vritet E.A dhe Alibeajt i vunë gardë, po pse nuk e thirrën Brahon prokuroria, po dihet kush është e ndaj nuk e merr kush seriozisht. Do shkoja unë të vrisja Enkelejdin. Dhe u detyrua pas asaj që bëri Basha i nxori me radhë, një tufë njerëzish pa dinjitet, që më vjen turp që kam qenë krah tyre e flisnin për tmerret e përjetuara.

Basha zgjodhi të thërriste policinë e Ramës. Çfarë do ndodhte nëse dyert do ishin hapur? Ne na u mbyll dera dhe vajtëm për t’i hapur. Kaq. Atë ditë iu vu vula e turpit Lulzim Bashës. Ishin të gjithë demokratë. Edhe zotëria që bënte proza me Lulzim Bashën brenda, në krah tonë ishte motra e tij, Rita, ishte me ne po vinte të vriste vëllain. Dyert do hapeshin nuk mund të rrinte e mbyllur PD për demokratët. Bashës do i thuhej me mirësjellje e kulturë je i shkarkuar.

Dega 8 doli sot demaskoi me emra, njerëz që nuk kanë qenë në Shqipëri kanë votuar në Kuvendin e Bashës. PD nuk është 5 emra. PD janë ata që u mblodhën më 11 dhjetor, janë me dokumente, kanë shkuar në gjykatë me emër e kartë identiteti. Mi gjeni këta, ti e di që unë kam qenë nënkryetar i asaj partie, dhe për fat të keq jam pjesë e fajit të kësaj që po ndodh sot. Dhe nuk kam angazhimin total edhe të kësaj lëvizje që po ndodh sot. Kam qenë nënkryetar e kam përgjegjësitë e mia, për çfarë ka ndodhur. I kam pranuar këto karagjozllëqe me kuvendin e korrikut.

Ky ka kopjuar veset e Ramës. I vetmi që po hedh poshtë çdo sakrificë të demokratëve është Lulzim Basha. I kam kërkuar të votëbesohet. Qe kur ambasadorja përmendi barin, filluan sulmet ndaj Bashës se nuk po reagonte. Dhe i thashë ke dy rrugë, ose të tërhiqesh ‘jo tha nuk e bëj’ nga akti ose dil e thuaj demokratëve ‘mendova se me këtë akt po bëja më të mirën’, nuk më doli e kërkoj votëbesimin tuaj. Nuk e pranoi. Me dhjetëra herë i kam thënë të votohej, vetëm vota e zgjidhte këtë krizë. Ka pranuar çdo gjë për karrigen e vet”, tha Paloka.

Ndërsa, i pyetur për vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për pezullimin e tij nga Partia Demokratike, deputeti Paloka theksoi se “Partia jemi ne. Nuk është Lulzim Basha. Basha është një deputet i shkarkuar nga partia. Ia ka thënë Berishës, përgjegjësinë e parë e ke ti.

Etiketa: paloka basha boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Në 8 janar protestuesit nuk ushtruan dhunë

19:41 : 22/01/2022
AKTUALITET

‘Këshilli Kombëtar’/ Ironia e Palokës: Koha për të bërë ‘karrierë’ në partinë e Lulit

18:50 : 15/01/2022
AKTUALITET

Paloka ironizon vendimin e ‘Këshillit Kombëtar’ të thirrur nga Basha: Unë u shkarkova dje

20:52 : 12/12/2021
Para

Driblon, godet dhe shënon, vetëm VAR ndal Armando Brojën përballë Cityt

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com